Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Rruga Lycian

Rruga Lycian, e cila është 540 kilometra e gjatë konsiderohet si njëra prej top dhjetë rrugëve me distancën më të madhe dhe u ofron vizitorëve një atmosferë me plotë natyrë dhe histori, duke kaluar nëpër shumë qytete antike dhe bukuri natyrore unike. 

Rruga Lycian, e cila është 540 kilometra e gjatë konsiderohet si njëra prej top dhjetë rrugëve me distancën më të madhe dhe u ofron vizitorëve një atmosferë me plotë natyrë dhe histori, duke kaluar nëpër shumë qytete antike dhe bukuri natyrore unike. 

Aventura fillon me pamjen e Ölüdeniz. Rrethina ju bën të ndiheni sikur jeni duke kaluar kohën në një tunel mes bukurive natyrore. Udhëtuesit kalojnë fillimisht në Luginën e Fluturave, më pas në Kabak, Cennet dhe shpellën e Piratëve, e më pas arrijnë në qytetin antik Letoon, i cili është i njohur si kryeqyteti religjioz i Lycianit, që ndodhet në kufinjtë e distriktit Seydikemer.

Pas ecjes prej dy orësh, ju mund ta shihni qytetin antik të Kasit. Xanthos ndodhet në kufinjtë e qytetit të Kasit, dhe shkaku i invazionit dhe luftrave, vendi ka vuajtur shumë përgjatë historisë. Kjo është arsyeja pse ky vend njihet si "qyteti i vuajtjeve". Udhëtarët kanë mundësinë t'i shohin punët krishtere dhe arkitekturore nga afër. 

Kryeqyteti i Lycianit, Patara

Derisa ata vazhdojnë, udhëtarët kanë mundësinë të shohin qytetet mijëra vjet të vjetra që ndodhen në regjionet si Sdyma, Pyndai, Phellos, Apelia, Theimussa, Idyros, Antiphellos, Apollonia, Simena, të cilat janë në Patara, kryeqytetin e Lycianit, vetëm katër orë në ecje. 

Qyteti është simbol i demokracisë së Lycianit dhe shtëpi e Ndërtesës së Parlamentit të Lycianit. Ndërtesa është ndërtuar në periudhën heleniste dhe reflekton simbolin e cilësisë së teatrit gjatë të kaluarës. Vizitorët mund të shkojnë nga Patara në Kaş, që është i njohur si Habessos në mbishkrime dhe monedha likiane. Kaputas, Apolloni, Aperlai dhe një pjesë e Kekovas, dihet se kanë plazhet më të bukura dhe i mirëpret mysafirët në qytetin antik të Myras në Demre.

Ndodhet në qytet, në njëren prej portave më të rëndësishme të periudhës Andriake (Çayağzı). Qyteti antik i Myras ka një kapacitet prej 11,500 banorësh, ku mund të shihen varret shkëmbore unike të vendosura pranë teatrit.

Kisha që është ndërtuar në periudhën bizantine në emrin e të shenjtit, Saint Nicholas (Santa Claus) njihet për ndihmën ndaj nevojtarëve, sidomos fëmijëve dhe ky vend tërheq vëmendjen e vizitorëve.

OLYMPOS

Udhëtarët që vijnë nga Myra dhe arrijnë në Olympos kanë mundësinë të ekzaminojnë rrënojat helene, romake dhe bizantine, vetëm pak kilometra në jugperëndim të Çakaltepe.

Pas Olympos, udhëtarët arrijnë në qytetin antik të Phaselisit, i cili është i njohur si port komercial i qytetit në periudhën antike, dhe ndodhet në lindje të regjionit Lycian. Udhëtimi i vizitorëve mbyllet me daljen në distriktin Hisarçandır dhe hyrjen në Antalia.

08 Shtator 2023
Shijoni kohën tuaj me fëmijët në pushime
Shijoni kohën tuaj me fëmijët në pushime Të gjithë fëmijët tanë, që kanë studiuar nga shtëpi në Turqi për një kohë, kanë marrë tre javë pushim semestral prej dje. Lexo më shumë
31 Mund 2023
Eşme, e bukura në mes të kaltërtes dhe të gjelbrës
Eşme, e bukura në mes të kaltërtes dhe të gjelbrës Liqeni Sapanca, që është formuar si rezultatet i operacioneve tektonike, tërheq vëmendjen me bukuritë natyrore dhe ju mund të keni kujtime të mrekullueshme falë zonave të piknikut, këndit të lojërave dhe plazheve të krijuara nga Komuna e Kartepes. Njëra prej liqeneve më të mëdha të Turqisë, liqeni Sapanca, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me bukuritë natyrore.  Lexo më shumë
24 Gusht 2023
Maji në Turqi
Maji në Turqi Turqia në maj - moti është i bukur, ditët janë me diell dhe të nxehta, por ende nuk është ngrohtësi e madhe, nganjëherë ka erëra të lehta që mund t'ju bëjë të ndjeni ftohtë. Lexo më shumë
01 Korrik 2023
Fshat i këndshëm mes dy lumenjve
Fshat i këndshëm mes dy lumenjve Përgjatë brigjeve të Detit të Zi në Turqi, mund ta gjeni një fshat peshkimi me anije të vogla të quajtura Kiyikoy. Arsyeja kryesore pse e bën këtë fshat keq të veçantë është se ndodhet mes dy lumenjve duke e bërë atë të shkëlqyer me rritjen e bimëve dhe një oaze për kafshët e vogla që jetojnë në këtë zonë. Lexo më shumë
11 Korrik 2023
Ku të thirrni në rast të emergjencës?
Ku të thirrni në rast të emergjencës? Shërbimet e emergjencës janë të çassshme edhe nëse nuk jeni turkfolës derisa ata kanë numrat e shkurtër që mund t'i thirrni edhe nëse nuk jeni të lidhur me telefonitë turke. Shumë prej tyre kanë mbështetje gjuhësore, kështu që mungesa e gjuhës nuk do të jetë problem në Turqi.  Lexo më shumë