Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
EUR - €

Shtëpi njëkatëshe në vendndodhje fshati të Karapinarit, Antalia

Shtëpi njëkatëshe në vendndodhje fshati të Karapinarit, Antalia Gjeneral - 1
ID: 1790 Projekti

Kjo pronë është shitur.

Detajet

ID e pronës
ID e pronës 1790
Vendndodhja e pronës
Vendndodhja e pronës Mahmutlar, Alanya
Lloji
Lloji Projekti
Data e dorëzimit
Data e dorëzimit Shtator 2022
Distances
Në qytet
Në qytet 35km
Në plazh
Në plazh 35km
Për të bërë pazar
Për të bërë pazar 6km
Për në aeroport
Për në aeroport 150km

Karakteristikat e pronës

  • Pishinë
  • Parkim i hapur i makinave
  • Kopshti

Çmimi

Përditësimi i fundit: -
1 Dhoma e gjumit, Vilë
Shitur

45.5m²

|

1 Banjë

|

1 Ballkon

|

€1 209/m²

|

Me shume informacion
Me shume informacion
Vendndodhja

Përshkrim

Këto shtëpi njëkatëshe unike në vendndodhje fshati të Karapinarit, Antalia, janë tani për shitje. A jeni duke shikuar për një pronë të këndshme larg nga zhurma dhe ngarkesa e qytezave kryesore? Atëherë këto shtëpi janë të përsosura për ju. Karapinari ndodhet në malet Taurus, rreth 45.5 kilometra nga Mahmutlari dhe rreth një orë e gjysmë nga Alania. Është një parajsë e vërtetë me malet përreth dhe pranë cicërimave të zogjve dhe bletave, aromës së pishave, etj.

Këto shtëpi unike pushimesh u përshtaten llojeve kreative që duan një oazë të qetë për t'i kaluar pushimet. Pamjet janë shumë mahnitëse dhe ju ndihmojnë të relaksoheni.

Për shkak të pozicionit të lartë në male, qasja është e limituar. Ka autobus të rregulltë që shkon në Karapinar, por blerja këtu për shtëpinë tuaj të pushimeve nënkupton se ju keni nevojë për transport të pavarur. Dy aeroportet kanë kompani të mira për dhënien e veturave me qira si dhe taksitë janë në dispozicion. Ky nuk është një kompleks tradicional i pushimeve. Plazhet janë rreth 35-40 kilometra larg, andaj atje duhet shkuar me veturë. Megjithatë, kompleksi ka një shërbim bashkëkohor transferi që mund t'ju dërgojë juve dhe familjen tuaj në një plazh privat.

Ka poashtu një fermë afër, një dyqan, ku në tregun e fermerëve ka produkte për nevojat tuaja bazike.

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: 35 kilometra
  • Distanca nga qyteza: 35 kilometra
  • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 150 kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 50 kilometra
  • Distanca nga dyqanet dhe marketet: gjashtë kilometra.

Karakteristikat e shtëpive njëkatëshe 

15 shtëpi unike njëkatëshe do të ndërtohen këtu, të rrethuara nga pishat, zhurma e lumit dhe natyrës. Pamjet janë mahnitëse. Të gjitha tarracat e këtyre shtëpive ua mundësojnë ta shikoni pamjen e deti Mesdhe në jug dhe malet Taurus në veri.

Ndërtimi i shtëpive njëkatëshe është i hapur, me dritare të mëdha dhe dyert që freskojnë çdo dhomë. Imagjinoni veten duke u relaksuar në tarracë, ju kurrë nuk do të zhgënjeheni.

Secila shtëpi ka ndjenjën e fshatit, me të gjitha gjësendet moderne që prisni nga një shtëpi. Kuzhinat kompakte janë të planit të hapur. Banjot janë elegante dhe me klas. Shkaku që ky projekt ka konceptin e jetës së jashtme, tarracat janë të mëdha.

Me pishinë të madhe kënd lojërash për fëmijë, ky kompleks është dizajnuar veçanarisht për ju.

Ky projekt është tejet i bukur dhe u jep juve dhe familjes suaj një stil më ndryshe të jetës për pushime, me pamje nga natyra që ua mundëson relaksin total.

Planet e dyshemesë

Pyetni përfaqësuesin

Meryem Yurdayanık
Meryem Yurdayanık
Menaxher i përgjithshëm
+90 538 888 16 16
WhatsApp Telegram
Në mënyrë që ne t'ju kontaktojmë, duhet të plotësoni një nga numrat e e-mail ose telefonit.

Ekipi ynë Ekipi ynë në shërbimin tuaj

Dëshmitë Ju mund të lexoni komentet e klientëve tanë që filluan një jetë të re me Summer Home dhe të mësoni për kompaninë tonë.

Михаил Матвиенко, Пермь
Михаил Матвиенко, Пермь

Rusisht
Dua të shpreh falënderimin tim për kompaninë Summer Home për ndihmën e tyre në përzgjedhjen dhe blerjen e një prone. Ne ishim të kënaqur me organizimin e takimit tonë në aeroport, si dhe ata na ndihmuan të vendosemi në apartament (gjë që është e rëndësishme!) dhe me problemet pas shitjes! Faleminderit shumë menaxheres Jeanne dhe Summer Home për punën e tyre profesionale!

Елена и Алексей
Елена и Алексей

Rusisht
Unë e dua Summer Home! Rreth dy vite më parë, burri im dhe unë filluam të mendonim për të lëvizur në një shtet të ngrohtë, me një klimë të kënaqshme dhe ajër të pastër. Nuk do të isha i saktë nëse do të thoja se ne, sikur të tjerët, kemi shikuar edhe shtete të tjera. Ne kemi kërkuar për informacione në shtete të ndryshme, kemi studiuar ligjet dhe të tjera. Dhe më pas ne bëmë vendimin tonë për të ardhur në Turqi. Por, në rrjetet sociale njerëzit shkruajnë gjëra të këqija pasi të blini. Por, vendimi ishte bërë dhe ne filluam të kërkonim, fillimisht në YouTube. Në momentet e para, të gjitha agjencitë e pasurive të paluajtshme kishin apartamente të ngjashme. Sinqerisht, ishte e vështirë për të zgjedhur dhe një ditë unë e pashë një video të Summer Home, e quajtur "Vajzat - Motrat" dhe unë do t'ju tregoj sinqerisht se isha i mahnitur. Video mund të marrë vëmendjen e njerëzve për shkak të sinqeritetit. Kështu, ne menjëherë shkruam mesazh në numrin e telefonit të paraqitur në përshkrim. Ata u përgjigjën menjëherë. Një ndërmjetësuese me emrin Tatyana na kontaktoi neve. Na ndjekën pyetjet standarde dhe pas kësaj, erdhi oferta e parë. Burri im dhe unë menduam për "kohë të gjatë", e cila ishte për dy ditë. Si rezultat i kësaj, ne rezervuam një apartament, të cilin e propozoi Tatyana dhe ne erdhëm me programin e "udhëtimit kujdestar". Ajo na tregoi neve të mos shqetësoheshim nëse nuk do të na pëlqente, dhe se ne do ta shikojmë një tjetër. Nga ky moment, pas ardhjes sonë në Alania, unë dua ta përshkruaj vetëm entuziazmin, ne ishim te një familje që na pranoi neve. Pronari i kompanisë, Nadiri, partnerja e tij ruse, Karina, Tatyana, Oksana dhe të tjerët na ndihmuan ne shumë rreth informatave më të rëndësishme, na dërguan në dyqane dhe na shërbyen me çaj të mrekullueshëm dhe lëngje. Unë ta falënderoj profesionalizmin e punonjësve të Summer Home. Pas ekzaminimit të disa objekteve, ne u fokusuam në atë që Tatyana na propozoi - super profesionale. Ju mund të shkruani shumë për këtë kompani të mrekullueshme. Por, për t'i ndjerë cilësitë e shërbimeve, këto shërbime duhet të jenë të ofruara nga ata! Në Alania, në male është e shkruar "Unë e dua Alanian". Unë dua ta shkruaj "Unë e dua Summer Home". Faleminderit shumë!

Mr. Sami Namro
Mr. Sami Namro

Anglisht
Profesionalizmi juaj, integriteti dhe sinqeriteti më kanë bërë shumë rehat derisa punoja me stafin e Summer Home. Ka qenë një nder dhe kënaqësi të punoja me ju dhe shpresoj se do t'i mbajmë lidhjet për të ardhmen. Faleminderit shumë Nadir Uysal.

Ермек Мухамедиев. Алма-Аты
Ермек Мухамедиев. Алма-Аты

Rusisht
Unë jam shumë me fat që kam kontaktuar Summer Home. Dua ta falënderoj sidomos menaxheren Oksana Yalcin. Nga momenti që ne filluam të shikonim për blerjen e një apartamenti, ajo na tregoi të gjitha detajet. Unë dua ta falënderoj atë përzemërsisht, por edhe kompaninë. Ata janë njerëz të besueshëm. Ajo nuk humbet kohë dhe përgjigjet në të gjitha pyetjet sa më shpejt që është e mundur. Unë i dëshiroj sukses kompanisë dhe lumturi Oksanës në jetën personale!

Татьяна Исламова. Астана
Татьяна Исламова. Астана

Rusisht
Duke iu falënderuar Summer Home, idea jonë për të blerë pasuri të paluajtshme në Turqi është realizuar. Duke kontaktuar me këtë kompani që na është sygjeruar nga miqtë tanë, të cilët më parë kishin blerë pronë në Turqi, ne nuk kemi humbur. Aftësitë sensitive, të sinqerta dhe profesionale të shitëses së kompanisë, Yura Veryugin na ndihmuan neve për të zgjidhur problemet tona gjatë transaksionit dhe më pas. Ne ishim shumë të befasuar për një shërbim të nivelit të lartë ndaj klientëve. Ne i dëshirojmë sukses kompanisë dhe tani do t'ua sygjerojmë të afërmve tanë dhe miqëve. Falenderim special për drejtuesit e kompanisë, Karina Bareeva dhe z.Nadir.

Олька ван Вук - Южная Африка
Олька ван Вук - Южная Африка

Rusisht
Mirëdita të gjithëve. Verën e kaluar, derisa ishim në Turqi, ne vendosëm ta realizonim ëndrrën tonë për të blerë një shtëpi në detin e ngrohtë. Pa hezitim, ne vendosëm të shikonim për një agjencion të pasurive të paluajtshme. Summer Home na gjeti shtëpinë e ëndrrave. Pasi iu shkruam një mesazh, për pak minuta, menaxherja na kontaktoi, me të cilën ne filluam të shikonim opsionet. Ne i shpjeguam asaj se për çfarë ishim duke shikuar, dhe dëshira jonë ishte për një kompleks të qetë. Ishte e nevojshme për të kontaktuar një agjencion të tillë për zgjedhjen e duhur. Oksana dhe unë kemi shikuar pronën e duhur për një muaj, dhe komunikimet tona u shpeshtuan përmes mesazheve dhe thirrjeve. Derisa ne u kthyem në shtëpi, Oksana u tregua një shitëse e shkëlqyer dhe e duhur në të gjitha drejtimet. Ne morëm përgjigjje të duhura, duke folur jo vetëm për pronën, por edhe për jetën në Turqi. Ajo zgjodhi pikërisht atë që ne donim. Puna me të ishte e lehtv dhe e thjeshtë. Kishte shumë pyetje vahdimisht si për zgjedhjen e një shkolle për fëmijët. Në fillim të bisedës sonë, kishte shumë dyshime nëse duhej të zgjidhnim një agjencion turk (pasi kishte shumë zëra për Turqinë). Pas shumë diskutimeve me Summer Home, të gjitha dyshimet dhe keqkuptimet u larguan. Tashmë ka kaluar një vit prej kur ne jemi bërë pronarë të lumtur të një prone në Turqi. Burri im dhe unë kurrë nuk jemi penduar që kemi zgjedhur të ndryshonim jetën tonë drastikisht. Ne vetëm do të donim ta bënim këtë disa vite më herët. Do të doja të shtoja se pas blerjes së pronës dhe nënshkrimit të dokumenteve, Oksana nuk u largua nga ne. Ajo na ndihmoi ne për t'u përshtatur me jetën në Turqi.  Dhe unë do të doja t'u thoja të gjithëve, nëse diksuh ka një ëndërr, të jetoj në Detin Mesdhe ose të kaloj disa muaj apo një vit, kontaktoni kompaninë Summer Home, ku profesionalizmi, dhe menaxherët miqësorë do t'ju takojnë juve.
Disa komente përkthehen automatikisht në gjuhën tuaj për të përmirësuar përvojën tuaj.

Veti të ngjashme

Apartamente me stil grek për shitje në Kestel

  • Kestel, Alanya
  • 1 Dhoma e gjumit
  • Apartament
  • 54m²
  • 365m
  • 35km

€110 000 Përditësimi i fundit: 18 Marsh 2024

Apartamente moderne të gatshme në Mahmutlar

  • Mahmutlar, Alanya
  • Studio, 1, 2 Dhomat e gjumit
  • Apartament, Komerciale
  • 54m² - 235m²
  • 550m
  • 140km

Nga €120 000 Përditësimi i fundit: 11 Marsh 2024

Utopia në Oba me një larmi apartamentesh

  • Oba, Alanya
  • 1, 2, 3 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 59m² - 175m²
  • 850m
  • 130km

Nga €195 000 Përditësimi i fundit: 11 Marsh 2024

Kompleks unik me aktivitete të shumta në Oba, Alania

  • Oba, Alanya
  • 1, 2, 4 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 51m² - 134m²
  • 3.4km
  • 130km

Nga €212 000 Përditësimi i fundit: 22 Korrik 2023

Apartamente elegante në lagjen e qetë të Demirtas, Alania

  • Demirtas, Alanya
  • 1, 2 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 51m² - 107m²
  • 3.3km
  • 150km

Nga €86 000 Përditësimi i fundit: 18 Marsh 2024

Kompleks elegant dhe me stil i apartamenteve në Kargicak

  • Kargicak, Alanya
  • 1, 2 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 58m² - 118m²
  • 100m
  • 140km

Nga €180 000 Përditësimi i fundit: 04 Marsh 2024

Vila mahnitëse me pamje panoramike në Tepe, Alania

  • Tepe, Alanya
  • 6 Dhomat e gjumit
  • Vilë
  • 290m²
  • 6km
  • 127km

€900 000 Përditësimi i fundit: 04 Marsh 2024

Projekt me një bllok me cilësi të lartë që ofron produkte të bardha të përfshira në Oba

  • Oba, Alanya
  • 2, 3, 4 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 78m² - 218m²
  • 450m
  • 130km

Nga €260 000 Përditësimi i fundit: 10 Dita

Vilë me dizajn mahnitës në Kargicak, Alania

  • Kargicak, Alanya
  • 6 Dhomat e gjumit
  • Vilë
  • 500m²
  • 3km
  • 135km

€1 450 000 Përditësimi i fundit: 09 Shkurt 2024

Lidhu me ne nga kudo

Jeni një klikim larg nga marrja e këshillave nga agjentët tanë ekspertë.

OSE
WhatsApp