Konakli është një lagje e bukur e Alanias. Ndodhet në kodrat e malit Taurus dhe është pesë kilometra larg nga Alania. Ka një det të pastër si kristal duke filluar nga Ishulli Cakal dhe Gjiri i Kozancikut. Kjo është lagjja e tretë më e popullarizuar e Alanias, e cila është në mesin e më të popullarizuarava nga turistët e huaj. Turizmi në Konakli po zhvillohet nga dita në ditë. Ka shumë hotele, përfshirë edhe ato me pesë yje, komplekse rezidenciale dhe vila.
Moti këtu në Konakli është i ngrohtë dhe i lagësht në sezonin veror dhe butë gjatë pranverës dhe vjeshtës. Reshjet e shiut në muajt e dimrit mund të jenë sporadike dhe temperaturat rrallëherë bien, andaj ngricat dhe bora janë të rralla. Disa ditë, temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë celcius, duke e bërë këtë vend të përsosur për pushime apo për t'u zhvendosur përherë.
Në verë, popullësia e kësaj zone arrinë deri në 100 mijë banorë. Ky popullaritet vjen falë plazheve natyrale me rërë, Detit Mesdhe, njerëzve të mirë në Konakli dhe natyrës mahnitëse të maleve Taurus.
Kjo zonë ka shumë bukuri natyrore për t'i parë, ku njëra prej tyre është edhe Ujëvara Horizontale. Është pesë kilometra nga Konakli dhe i referohet si pjesë e parajsës. Është një vend i mrekullueshëm për të pushuar gjatë muajve të ngrohtë të verës pasi është më ftohtë këtu. Dersa Konakli është afër Alanias, ka shumë vende interesante për t'i vizituar, përfshirë kalanë, plazhin me famë botërore Kleopatra, etj.
Nëse arkeologjia nuk është vendi juaj i preferuar, atëherë ju ndoshta duhet t'i shijoni aktivitetet sportive. Malet Taurus, që e rrethojnë këtë regjion, kanë shumë shtige ecjesh, ujëvara, etj. Ka shumë kanione ujore dhe aktivitete si kajaking dhe hiking. Kjo zonë i ka të gjitha përfshirë shumë qendra sportive pranë bregdetit.
Nëse planifikoni të jetoni përherë këtu, atëherë ka disa shkolla publike dhe disa shkolla të shkëlqyera private me kurikulë angleze në dispozicion. Ka edhe një spital publik në Obën e afërt me qendër familjare mjekësore në Konakli.
Cilat janë avantazhet e blerjes së një prone në Konakli?
- I përsosur për ata që duan të zhvendosen këtu apo të blejnë një shtëpi pushimesh
- Shumë komplekse moderne dhe apartamente luksoze, disa me pamje nga deti
- Komunitet i madh i ish-mërgimtarëve jetojnë në Konakli pranë familjeve vendase
- Linjat e transportit janë mirë të zhvilluara. Autostrada D400 ndodhet pranë Mesdheut që lidh qytetet kryesore
- Shumë kompani të taksive dhe veturave me qira, si dhe shërbim lokal i autobusëve, që nënkupton se ju mund të udhëtoni përreth zonës shpejt
- Të dy aeroportet - i Antalias dhe Gazipasa - janë lehtë të qasshme me shumë shërbime transferi që udhëtojnë nga dhe në aeroport
- Infrastrukturë mirë e zhvilluar me shumë dyqane vendore dhe markete, kafene, etj.
- Ka shumë mundësi të mrekullueshme për ata që duan të investojnë në prona.
Këtu në Summer Home, ne mund t'ju ndihmojmë në çdo fazë të blerjes, nga udhëtimet kujdestare deri te procesi i blerjes. Agjentët tanë të shitjes janë këtu për t'ju ndihmuar që ta bleni shtëpinë e ëndrrave tuaja.