TË BLESH NJË PRONË NË TURQI
Pjesa juaj e parajsës, ku ju mund ta shijoni diellin, plazhet e mëdha dhe mbrëmjet e nxehta! Summer Home në Turqi iu ofron klientëve shërbime profesionale që janë kryer që një kohë të gjatë. Duke iu falënderuar përvojës dhe besimit të klientëve tanë, ne kemi krijuar reputacion të mirë dhe jemi bërë të suksesshëm në biznesin e pasurive të paluajtshme në Turqi. Të blesh një pronë në Turqi përmes nesh do të jetë zgjedhja e duhur, përvojat e klientëve tanë janë referenca më e mirë. Ueb-sajti i Summer Home Real Estate ofron zgjedhje të pronave të ndryshme për shitje në Turqi dhe iu takon klientëve të vendosin për një vila apo apartament për shitje në Alania, Antalia, Side, Belek, Bodrum, Fethiye, Kemer ose Stamboll. Ne ju sigurojmë se ju do ta bëni investimin e duhur në Turqi dhe do të keni pushime sikur në shtëpi në Turqi.
Blini një pronë në Turqi dhe shijoni pushime perfekte në shtëpi
Të huajt që vijnë në Turqi, sidomos nga regjioni Mesdhetar, i zgjedhin destinacionet e tyre për pushime si një mundësi për të investuar në pasuri të paluajtshme. Turistët gjejnë këtë pjesë të Turqisë më shumë shumë për shkak të motit me diell, klimës së nxehtë, detit të bukur dhe gjërave të tjera. Është bërë një destinacion i popullarizuar për të huajt që të blejnë prona në Alania me plazhin e njohur "Kleopatra", Kalanë e Alanias dhe lumin Dim.
Shumë njerëz, të cilët shikojnë vende të qeta dhe historike, preferojnë qytetin e Sides. Side është i popullarizuar për rrënojat antike dhe vendin perfekt për pushime në shtëpi në Turqi. Të tjerët preferojnë një pronë në Belek, vend i cili është i famshën për fushat e golfit dhe SPA. Pronat në shitje në Kemer kanë natyrë të bukur me detin e kaltër, malet e bukura dhe pyje. E njejta është edhe për pronat në Antalia, dhe këtu apartamentet janë të përshtatshme dhe të volitshme. Apartamentet në Antalia janë një tjetër investim në Turqi për pushime në shtëpi.
Summer Home Real Estate ju ofron shumë projekte dhe ju sygjeron juve shtëpinë më të mirë për shitje në Turqi.
Çmimet e volitshme të pasurive të paluajtshme janë njëra prej arsyeve për të blerë një pronë në Turqi. Të blesh një shtëpi në Turqi është e thjeshtë; ka shumë apartamente, vila me pishina private, fusha golfi, ose toka për shitje për çfardo buxheti dhe shije për të cilën ju doni. Apartamentet janë pronat më të popullarizuara në regjionin e Antalias. Kur ju doni të blini një apartament apo vilë në Turqi për investim, qira ose shfrytëzim për pushim, ose të jetoni këtu përgjithmonë ose për ta kaluar pensionimin, Summer Home Real Estate në Turqi ju ndihmon ta gjeni akomodimin e duhur. Të gjesh pronën e duhur në Turqi do të jetë më e lehtë me ndihmën tonë. Ju vetëm duhet të zgjedhni një apartament apo shtëpi në shitje në Turqi, dhe pjesën tjetër na lini ne. Ne do t'i kompletojmë dokumentet e shitblerjes dhe do t'ju ndihmojë të shijoni pushimet tuaja sikur në shtëpi në Turqi sa më shpejt që të jetë e mundur.
Summer Home Real Estate ju ofron udhëtim vëzhgimi
Ne i inkurarojmë klientët tanë të vijnë dhe të shohin vendin tonë të mrekullueshëm dhe t'i shikojnë pronat për shitje në Turqi që mund të bëhen prona të juaja. Është një mundësi për të kombinuar punën me udhëtimin për t'i shikuar projektet. Ne ju aranzhojmë një transfer në aeroport, akomodim dhe ju tregojmë të gjitha informacionet për klientët tanë që duan të blejnë një pronë në Turqi suksesshëm.
Kur ju shikoni për një apartament apo dëshironi ta blini një shtëpi apo vilë për shitje në Turqi, Summer Home Real Estate në Alania/Turqi është këtu për t'ju ndihmuar me investimin tuaj. Faleminderit për besimin tuaj!
Rishitjet e pronave në shitje
Rishitjet e pronave nënkuptojnë se nuk konsiderohet më si ndërtim i ri dhe tashmë është vënë në shitje.
Çmime të volitshme për rishitjet në Turqi
Tregu i pasurive të paluajtshme është në Mesdhe dhe regjionin e Aegeanit në Turqi dhe ka shumë rishitje të pronave me çmime të volitshme. Arsyeja kryesore është se shumë pronarë i kanë blerë pronat e tyre si një investim disa vite më parë dhe tani ata kanë vendosur t'i shesin apartamentet apo shtëpitë e tyre në Turqi me qëllim që të krijojnë fitim.
Përfitimet e rishitjeve në Turqi
Pronat në rishitje në Turqi kanë përfitime të mira. Së pari, çmimet janë më të arsyeshme se çmimet që janë në fazën e ndërtimit. Avantazhi i rishitjes është që ju nuk keni nevojë për të pritur për t'u zhvendosur vetëm në rast se jeni duke menduar t'i ndryshoni orenditë ose dekorimet që janë pjesë e pronave në rishitje. Një avantazh tjetër është se ju mund t'i verifikoni titujt legal dhe mund ta konfirmonin gjendjen legale të apartamentit apo vilës në shitje në Turqi. Të blesh një pronë në rishitje në Turqi është një avantazh i madh për njerëzit, të cilët shikojnë për çmime më të arsyeshme të apartamenteve.
Disavantazhet e rishitjes së pasurive të paluajtshme
Gjithashtu ka disa avantazhe për rishitje në Turqi. Ju do të hasni në vështirësi për të negociuar çmimin e apartamentit për shitje dhe ju duhet t'i shikoni të gjitha ndërtesat dhe të vendosni për cilin apartament ia vlen ta blini. Ju duhet të jeni të kujdesshëm dhe të llogaritni shpenzimet shtesë për gjërat që ju duhet t'i rregulloni, por mos u shqetësoni, ne do t'ju ndihmojmë në këtë drejtim.
Apartamentet për shitje në në ndërtesa të reja në Turqi shpesh ofrojnë vende të duhura si pishina, kopshte, kënd të lojërave dhe gjëra të tjera, cilat pronat e vjetra në Turqi mund të mos i kenë. Megjithatë, tregu i pasurive të paluajtshme në Turqi ofron ndërtesa të reja për rishitje, gjithashtu, kjo për shkak se pronarët e shtëpive për pushime mund t'i shesin ose ndryshojnë pronat e tyre për diku tjetër. Ka shumë prona të ndryshme në rishitje në Turqi, dhe ju duhet të zgjidhni se cila ju përshtatet juve më së miri.
Në rast se dëshironi të kurseni paratë, atëherë rishitja e pronës në Turqi është gjëja e duhur për ju.