Rishitje Vilë Antalya, serik
Dizajni i saktë dhe me cilësi të lartë, veçoritë dhe cilësia e ndërtimit të projektit e bëjnë atë një ndërtim unik në rajonin e Antalias.
Me vendndodhjen e tij mahnitëse, komoditetin dhe cilësinë dhe të ardhurat e larta nga qiraja, ky kompleks me apartamente me 2 dhoma gjumi është unik në rajonin e Antalias.
Rishitje Vilë Antalya, Belek
Belek është i famshëm për hotele luksoze me pesë yje, fusha masive golfi, banja termale, arkitekturë moderne dhe objekte turistike.
Belek është i famshëm për hotele luksoze me pesë yje, fusha masive golfi, banja termale, arkitekturë moderne dhe objekte turistike.
Rishitje Vilë Antalya, Belek
Vilë e madhe katërdhomëshe me dizajn unik në Belek. Infrastrukturë e organizuar.
Beleku është një zonë shumë e kërkuar në regjionin e Antalias dhe është e famshme për qendrat e golfit dhe peisazhin mahnitës.
Kjo zonë superiore është shtëpi e fushave të bukura të golfit në Turqi. Është një periferi e shumë dëshiruar e Antalias, që tërheq blerësit që duan banim të cilësisë së lartë.
Këto vila të reja për shitje janë një investim i mrekullueshëm pasi ndodhen në një zonë të quajtur Belek.
Kompania jonë përfaqëson pasuri të paluajtshme në Belek (Turqi), gjë e cila nuk është vetëm për vendasit, por edhe për qytetarët e huaj që mund të blejnë. Këtu ju mund të bleni vila luksoze në plazhe dhe apartamente të madhësive të ndryshme. Çmimet varen nga lloji i shtëpive dhe zonave.
Klima e butë në Turqi dhe dispozicioni i shtëpive ka bërë që të huajt të mos e shohin këtë vend vetëm si destinacion pushimesh. Shumë e shumë njerëz janë duke dashur të investojnë në pasuri të paluajtshme për qëndrim të përhershëm apo edhe dhënie me qira.
Dobitë e blerjes së një shtëpie në qytetin turk të Belekut:
Ka interesim të konsiderueshëm për pronat në Belek nga adhuruesit e golfit. Në vitin 2012, Belek ishte organizator i Kampionatit Botëror të këtij sporti. Shumë lojtarë të famshëm kanë blerë vila në qytet.
Klima e butë dhe natyra janë esenciale. Sezoni i plazhit zgjat nga marsi deri në tetor. Në këtë kohë, temperaturat e ajërit nuk bien nën +20 ° C. Në dimër, termometri bie në +5 ° C. Bora dhe acari nuk ekziston këtu. Gjithashtu, klientët tanë i duan sjelljet miqësore dhe të këndshme të njerëzve të Turqisë dhe kuzhinën e tyre unike.
Ne ofrojmë një shumëllojshmëri opsionesh banimi në një vendpushim dhe SPA - nga apartamente të përballueshme deri në vila luksoze bregdetare.
Apartamentet tona në breg të detit janë shumë të popullarizuara te klientvt tanë. Këto përfshijnë apartamente të vendosura në afërsi prej 300 metra nga deti dhe kanë pishina. Ne ofrojmë pasuri të paluajtshme me një ose më shumë dhoma gjumi, një dhomë komode qëndrimi dhe një banjo të rehatshme. Projektet e reja në zhvillim e sipër përdorin teknologjinë moderne evropiane. Dritaret ofrojnë pamje që ju lënë të mahnitur nga qyteti dhe deti.
Në nivelet e sipërme të ndërtesave të banimit, ju mund të blini një apartament nën kulm. Këto janë apartamente luksoze që zënë gjithë katin. Ju mund të shijoni pamjet e qytetit dhe detit nga tarracat në natyrë. Njerëzit e pasur mund të blejnë një apartament nën kulm, që ka vend për helikopter personal.
Zona e ndërtesave të banuara është e mbyllur. Parkingjet për makina, pishina, terrene lojrash për fëmijë, fushat e golfit, kanë siguri. Prona është e përshtatshme për jetesë sezonale dhe gjatë gjithë vitit ose me qira. Njerzëve të biznesit u ofrohen apartamente pranë qendrave të biznesit ose zyreve.
Për qëndrim permanent, ju mund të blini një vilë ose një shtëpi nga 100 deri në 300 metra katrorë. Ne kemi prezantuar shtëpitë e bukura me dizajn origjinal. Shtëpinë kanë nga një deri në katër dhoma gjumi, 2-3 banjo, dhoma ndeje të bukura dhe kuzhina. Shtëpitë e reja dhe shtëoitë e dorës së dytë, janë të mobliuara, kanë televizion dhe lidhje interneti.
Të gjitha dhomat kanë kondicioner ajri. Dritaret janë me xhama të dyfishtë, derisa ju lejojnë të mahniteni nga pamjet e qytetit dhe bukuritë natyrore turke dhe të detit.
Në mbrëmje, pronarët mund të relaksohen dhe ta shijojnë kohën e tyre në tarracë. Ata mund ta shfrytëzojnë edhe pishinën, fushat e golfit, garazhat apo parkingjet. Shtëpitë ekskluzive në bregdet kanë dalje për jahte dhe në plazh nga shtëpia. Nga shtëpia juaj, ju mund të hyni në kopshte të mirëmbajtura plotë me fruta dhe palma tropikale. Pranë komplekseve të banimit, është e gjithë infrastruktura e nevojshme.
Të huajt shpesh kanë vështirësi në zgjedhjen e pasurive të paluajtshme dhe me marrëveshjet për dokumente kur të blejnë apo shesin. Ndihma nga profesionistët do t'ua kursejë kohën. Ne do të zgjedhim të gjitha ashtu sikur ju doni, duke u bazuar në nevojat e juaja. Ekspertët tanë janë të vetëdijshëm për ligjet turke dhe do t'ju ndihmojmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjithashtu, ju nuk do të keni problem në të folur.
Belek është njëra prej resorteve më të mira në Turqi. Së bashku me zonën përreth, është pjesë e Parkut Kombëtar të Kopruluts. Brenda qytetit, ka plazhe të bukura me ujë të pastër. Përreth gjenden malet me faunën e pasur.
Belek është qendër e famshme e golfit. Vendet më të mira profesionale nga Nacional, Gloria, Nobilis, Tat, mirëpresin fillestarët dhe lojtarët me përvojë. Stërvitjet për fillestarët me një instruktor janë në dispozicion.
Atraksionet e qytetit:
Qyteti ka numër të madh të restauranteve, restauranteve të peshkut dhe linjë të transportit publik. Prej kur Beleku është bërë qytet turistik, shumë pozita të lira pune janë në dispozicion në këtë zonë.
Zonat më të mira për të blerë pasuri të paluajtshme në Belek::
Për banorët e qytetit me plazhe të hapura, tetë kilometra nga qendra, është një vend i qetë për t'u çlodhur, ku mund të kaloni kohë së bashku. Gjithashtu, është vend i duhur për një takim romantik, me ujë të pastër, një peisazh ekzotik dhe pamje të mrekullueshme.
Një vend tjetër privat është "Titanic Deluxe Beach". Vendet janë të ndara me qira këtu. Blerja e një prone këtu është investim i duhur dhe i qëndrueshëm për të ardhura shtesë.
Për familje të mëdha me fëmijë:
Belek ka një klimë të nxehtë dhe të lagësht. Në verë, temperatura shkon 30 °C dhe më lart. Freski detare dhe shumë gjelbërim.
Çmimet mesatare të shtëouve në Belek:
Mirëmbajtja vjetore e banimit (pastrimi, siguria, mirëmbajtja e zonës) varion nga 1200 deri në 3500 euro. Blerja e një shtëpie në disa projekte ju jep të drejtën e anëtarësimit falas në klubet e golfit. Afërsia e shtëpive ose apartamenteve me fushat sportive rrit koston deri në 50 përqind. Çmimet më të larta të apartamenteve janë në pjesën qëndrore të qytetit dhe në zonën Kadriye. Çmimi më i ulët i apartamenteve ose shtëpive është i atyre që janë në ndërtim e sipër. Te ne, ju mund të blini pasuri të paluajtshme në një projekt standard apo individual.