Arsyet për të blerë një pronë në Turqi
Turqia ka qenë një destinacion i preferuar i pushimeve për evropianët, por tani është duke joshur edhe të huajt nga e gjithë bota, përfshirë njerëzit nga Amerika dhe Oqeania.
Pse njerëzit janë duke ardhur këtu?
Ka shumë arsye pse njerëzit janë të magjepsur me këtë vend të bukur, jo vetëm për pushime, por edhe për të blerë prona për arsye investimi apo për t'u shpërngulur këtu. Pra, nëse ju i kërkoni arsyet pse duhet të blini pronë këtu në Turqi, atëherë vazhdoni më tutje.
Përfitimet e blerjes së një prone në Turqi
- Turqia ka një prej ekonomive me rritjen më të shpejtv në botë dhe tregu i pronave përfiton nga ky fakt.
- Çmimet e pronave për shitje në Turqi janë më të ulta në krahasim me shtetet tjera evropiane.
- Një portofol i shumëllojshëm. Tregu i pasurive të paluajtshme në Turqi ofron zgjedhje të mrekullueshme të pronave për shitje për të gjitha buxhetet.
- Kosto e banimit (shtëpia, ushqimi, veshmbathjet, shërbimet) është e ultë. Ju do të merrni cilësi për çmim të mrekullueshëm.
- Proces i lehtë i blerjes. Në vitet e fundit, qeveria turke kanë thjeshtuar procesin e blerjes, i cili mund të kompletohet brenda një jave pas zgjedhjes së pronës.
- Taksat e ulta për prona.
- Rikthim i lartë në investim: çmimet e pronave dhe të qirave në Turqi po rriten vit pas viti që e bën investimin shumë fitimprurës.
- Vendndodhja e Turqisë në hartën botërore dhe hyrja e lehtë: Turqia ndodhet mes Azisë dhe Evropës, pra në mes të botës. Sistemi i transportit garanton hyrje të lehtë nga çdo vend i botës.
- Turqia ofron klimë të mrekullueshme, natyrë të bukurë, vende të shumte historike dhe kuzhinë të shijshme. Disa regjione janë duke e rritur shpejt reputacionin për qendrat më të mira të golfit, por edhe për qendrat e skijimit dhe ngjarjet sportive.
- Turizmi shëndetësor. Shërbimet publike dhe private në mjekësi janë lehtë të përballueshme për të huajt. Turqia është duke e rritur shpejt reputacionin për ndërhyrjet dentare dhe oftamologjinë. Të huajt janë të joshur nga sistemi i mirë edukativ dhe shërbimet mjekësore janë më të lira këtu në Turqi.
Ashtu siç e kemi cekur më lartë, të jesh pronar i një prone në Turqi është një privilegj me shumë përfitime. Nëse jeni të interesuar për investim fitimprurës, një vend për t'i kaluar pushimet apo për t'u shpërngulur, atëherë Turqia është zgjedhja e duhur për ju.