Rishitje Apartament Alanya, Avsallar
Zona Okurcalar po zhvillohet në mënyrë aktive, një duzinë kompleksesh banimi të reja, moderne dhe luksoze janë planifikuar të ndërtohen, të cilat do të ofrojnë një nxitje kapitali për investitorët.
Rishitje Apartament Alanya, Avsallar
Rishitje Vilë Alanya, Kargicak
Rishitje Apartament Alanya, Mahmutlar
Rishitje Apartament Alanya, Mahmutlar
Leja e qëndrimit jepet me këtë vilë të jashtëzakonshme në Demirtas, Alanya. Vila eshte tre kate dhe ka kater dhoma gjumi dhe tre tualete.
Rishitje Apartament Alanya, Cikcilli
Rishitje Apartament Alanya, Mahmutlar
Rishitje Apartament Alanya, Mahmutlar
Rishitje Apartament Alanya, Kestel
Rishitje Apartament Alanya, Kestel
Blerja e një prone në Alania mund të jetë një eksperiencë fitimprurëse, qoftë blerja e një apartamenti apo vile. Ky regjion i Mesdheut ka shumë turistë që vijnë këtu për të blerë shtëpi pushimesh, e madje disa zgjedhin të zhvendosen këtu përgjithmonë. Me një komunitet të pasur të ish-mërgimtarëve dhe vendorëve, është e vështirë ta shohës dikë që nuk bie në dashuri me këtë qytet. Por, si kudo tjetër, të shohës se çfarë ka ky regjion për të ofruar dhe pronat në shitje, do t'ju ndihmojë ta bëni zgjedhjen e duhur.
Ka shumë vende të ndryshme dhe unike të pronave për shitje në Alania.
Ky qytet i bukur i Mesdheut është në provincën e Antalias dhe është i famshëm për natyrën jashtëzakonisht të bukur me malet Taurus që ofrojnë pamje mahnitëse. Ndodhet në një gadishull dhe ka qenë pika kryesore e njerëzve për historinë mijëra vjeçare.
Alania tërheq vizitorët nga e gjithë bota me popullësinë kosmopolitane. Këtu mund t'i dëgjosh njerëzit duke folur gjuhën angleze, gjermane, ruse, daneze si dhe gjuhët tjera si kanadeze, iraniane dhe ka shumë vizitorë nga shtetet CIS. Ky qytet ka standard të lartë të të jetuarit dhe kjo është dëshmuar nga ata që blejnë shtëpi pushimesh apo që zhvendosen përgjithmonë këtu.
Ka shumë avantazhe për blerje të pronave në Alania: përmirësimet, klima dhe çmimet atraktive.
Ka opsione komerciale dhe rezidenciale në dispozicion në Alania, zyre për të blerë apo me qira dhe dyqsanet ju lejojnë të bëni biznes. Arkitektura e standardit të lartë dhe bashkëkohore është lehtë e arritshme me ndihmën nga ndërtuesi dhe agjenti i pasurive të paluajtshme.
Ka shumë opsione për t'i konsideruar kur bleni pronë në Alania. Fillimisht, vilë apo apartament? Më pas, doni të jetoni në një kompleks të pavarur? Kjo është ajo që i ka të gjitha pajisjet rekreacionale të përfshira. Në një kompleks të ri apo të vjetër? A doni të jetoni në një vendndodhje rurale apo urbane? Summer Home mund t'ju ndihmojë juve që t'i bëni këto vendime duke ju ofruar katalog me prona nga më të ndryshmet.
Këtu janë disa opsione për vilat:
Apartmentet në Alania iu ofrohen pronarëve të ardhshëm në disa variante:
Apartamente me një dhomë gjumi, me kuzhinë, dhomë ndeje, banjo dhe një dhomë gjumi me madhësi 50-60 metra katrorë. Për më tepër një ballkon mund të jetë i përfshirë.
Një apartament studio është njëra prej pronave më të popullarizuara.
Alania konsiderohet të jetë njëra prej qyteteve më të nxehta në mesin e qyteteve më të mëdha në Turqi. Ndodhet në zonën Mesdhetare, 134 kilometra në juglindje të Antalias. Zona e qytetit përfshinë resorte si Incekum, Mahmutlar, Konakli dhe të tjera. Ndodhen përgjatë bregdetit për gati 50 kilometra.
Popullësia e qytetit dhe regjionit arrinë deri në 300 mijë njerëz. Në verë dhe vjeshtë, ka më shumë njerëz si shkak i ardhjes së shumë turistëve.
Karakteristikat e klimës lokale:
Qyteti i Alanias ndodhet në jug të vendit, 134 kilometra nga Antalia.
Derisa ju hyni në Alania, do të shihni hotele me tre, katër apo pesë hyje apo edhe shtëpi mysafiësh në anën tjetër. Komplekset rezidenciale ndodhen në një kodër dhe ofrojnë pamje spektakolare të bregdetit dhe rrethinës së saj. Të huajt zotërojnë afër 141 mijë prona në qytet.
Apartamentet e mobiluara mund të blihen me një buxhet prej 50 mijë eurosh dhe më shumë. Kostoja e vilave dhe një apartamenti nga qendra e biznesit sillet rreth 150 mijë euro.
Kur ju planifikoni të blini një pronë në qytet ju duhet të fokusoheni jo vetëm në buxhet dhe preferenca, por edhe në cilën zonë është e vendosur prona. Të gjitha regjionet janë interesante në mënyrën e vet, gjë e cila ju lejon të zgjedhni me kushtet më të mira.
Të gjitha zonat në Alania meritojnë vëmendje. Duke e bërë këtë, ju do të gjeni secila ju ofron diçka për të cilën keni interesim. Disa periferi kanë masa më strikte në blloqet e apartamenteve, pra ju duhet të gjeni hapësira të ulta për banim, derisa në periferi tjera, do të gjeni apartamente në komplekse deri në 12 kat.
Mahmutlar është një vendpushim me zhvillim të shpejtë në bregdetin mesdhetar turk.
Malet e bukura, qetësia, plazhet e bukura dhe shumë qendra pushimi janë faktorë të rëndësishëm që mund t'ju interesojnë kur ju shikoni për një pronë.
Ata që duan të blejnë një apartament në qendrën e Alanias duhet të dijnë për regjionin e Damlatasit. Të blesh një pronë këtu është një mundësi të shijosh të gjitha dobitë e pjesës qëndrore të qytetit dhe të qëndrosh afër natyrës. Në këtë regjion është plazhi i Kleopatrës, parku, qendra e fitnesit, dhe fusha e tenisit. Pasuritë e paluajtshme këtu janë duke pasur ngritje në çmime për shkak të mungesës së vendeve për ndërtim dhe rregullave të lartësisë të ndërtesave prej pesë kateve.
Damlatas është njëra prej zonave më të popullarizuara për turistët..
Njëra prej regjioneve më të largëta është Damlatasi, një zonë elitare dhe prestigjioze. Të jetosh këtu ju jep një eksperiencë krejtësisht më ndryshe pasi ka më pak tursitë, hotele jo të zhurmshme dhe shtëpi mysafirësh dhe është pranë aeroportit Gazipasa. Ka shumë avantazhe të jetosh në Damlatas. Është vend i qetë, lagjështi më e vogël e ajrit, det i pastërt dhe plazhe me pamje mahnitëse. Shkaku i afërsisë me malet, këtu ajri është më i freskët.
Demirtas - njëra prej zonave më të largëta në Alanya
Nëse ju dëshironi të vendoseni në një kompleks të vogël, ju duhet ta konsideroni zonën e Kestelit. Ndërtesat përfaqësojnë pasuritë e paluajtshme deri në pesë kate. Regjioni po ndërtohet ngadalë, por është ende i gjelbër. Në këtë regjion, ka një universitet të madh si Keykubat dhe selia e Akdeniz.
Cikcilli është i vendosur në male, katër kilometra larg nga bregdeti. Është poashtu një zonë e gjetë me komplekse të madhësisë mesatare dhe disa apartamente këtu janë të ndërtuara deri në 12 kate.
Kestel - Alania, ndodhet nëntë kilometra në lindje të qendrës së qytetit.
Komplekset rezidenciale elitare janë të ndërtuara në malet e mrekullueshme të Konaklit. Jo sikur në zonat tjera, këtu nuk ka autostrada mes shtëpive dhe zonës së plazhit. Bregdeti ndodhet afër zonave të banimit. Kjo ju lejon të jeni në një qendër turistike dhe të jeni më pranë natyrës.
Konakli - një restort fshati në jug të Alanias, i përsosur për pushime në plazh.
Tosmur, dhjetë minuta vozitje larg nga qendra e qytetit, është bërë një zonë prestigjioze ndër vite. Kjo zonë përbëhet me malet e Alanias, me gjitha rrugët që dërgojnë drejt plazhit. Në një pjesë ju keni plantacione me portokaj dhe limone, pyje halore, dhe në pjesën tjetër, ju mund të jeni afër detit. Atraksioni lokal është lumi Dimcay, si dhe zona e vogël e ecjes. Shtëpitë këtu nuk janë të shtrenjta, por zona është duke u zhvilluar. Kjo bën që edhe çmimet për metër katrorë të rriten
Oba është një zonë e zhvilluar shpejtë e ndarë nga rruga e re dhe më afër kodrave dhe maleve dhe afër plazhit dhe detit. Apartamentet këtu janë në madhësi të ndryshme. Ka shumë dyqane dhe kafene në këtë zonë, duke e bërë këtë një vendndodhje të popullarizuar për turistët.
Distrikti i Kargicak ndodhet në pjesën lindore të qytetit, e cila ofron jetë të qetë për familjet e mëdha. Kultivimi i portokajve dhe bananeve e karakterizon atë. Malet e Taurusit mbrojnë zonën nga erërat. Ka shumë plazhe të bukura, gjatësi e të cilave është rreth 5 kilometra. Gjithashtu, infrastruktura është e zhvilluar dhe ka linja transporti. Pasuritë e paluajtshme në këtë zonë janë vilat luksoze, apartamentet, komplekset e mëdha, të vendosura pranë zonës së plazhit. Shumica e pronave janë duke u ndërtuar në male, kështu që nga dritaret mund të keni pamje të bukura të maleve.
Qyteti turk është plotë me atraksione turistike dhe klima e saj është e përshtatshme për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Pasi t'i shikoni pronat për shitje në Alania, ne shpresojmë se ju do ta zgjidhni një që ju ofron lumturi, rehati dhe prosperitet për shumë vite.
Summer Home mund t'ju ndihmojë në çdo aspekt nga fazat fillestare të blerjes dhe për zhvendosjen në shtëpinë tuaj të re.