Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
EUR - €

Myra dhe "Babai i Krishtlindjeve"

Në rrugëtimin përmes autostradës D400 në Marmara së fundmi këtë vit, ne ishim të befasuar ta shihnim një shenjëzim që fliste për kishën Noel Baba dhe muzeun, të cilin ishin afër nga ku ne ishim për vizitë.

Myra dhe "Babai i Krishtlindjeve"

Në rrugëtimin përmes autostradës D400 në Marmara së fundmi këtë vit, ne ishim të befasuar ta shihnim një shenjëzim që fliste për kishën Noel Baba dhe muzeun, të cilin ishin afër nga ku ne ishim për vizitë. Pra, ne vendosëm ta shtonim këtë vend në planin tonë. 

E para në listë ishte Myra, tani e njohur Demre. Është rreth 50 kilometra në lindje të Kasit dhe 80 kilometra në jugperëndim të Ciralit. Të vozitësh në këtë rrugë, ne na u kujtua se pse ky regjion i Antalias është i njohur si kryeqyteti i pemëve dhe perimeve të Turqisë; ka shumë shtëpi të gjelbra në anën tjetër të rrugës. Këto shtëpi kultivojnë portokaj, limonë, banane, kumbulla, domate, tranguj dhe ulli. Antalia është një prej qyteteve më të zhvilluara në Turqi me kultivimin e pemëve dhe perimeve.  

Udhëtimi përgjatë rrugicave të vjetra shenjëzohet nga tabela, por ishim të sigurtë duke e ditur se po shkojmë në drejtimin e duhur dhe se së shpejti do të na priste një pamje e mrekullueshme. Shkëmbinjët e mëdhenj mund t'i shihnim posa të arrinim në Myra Antik Kenti.

Miqtë na këshilluan të blinim një kartë muzeu që na mundëson hyrjen falas për një vit në shumë vende historike kudo në Turqi. Për 60 lira turke, ia vlejti kjo. Ju duhet ta tregoni "Ikamet"-in tuaj (lejeqëndrimin) dhe ata do ta marrin emrin tuaj. E gjitha kjo e thjeshtë! 

Arkeologjia këtu është absolutisht mahnitëse. Varret liciane të gdhendura nga shkëmbinjtë janë pranë teatrit romak. Duke shikuar lart, ne u mahnitëm nga shkathtësitë e këtyre njerëzve të lashtë. Emri "Myra" rrjedh nga erëzat dhe ishte kryeqyteti lician. Nuk është vend i duhur nëse udhëtoni me foshnje pasi nuk mund ta shtynim karrocën, megjithatë vendi është i kalueshëm për ne dhe nuk ishte e vështirë të ngjiteshim në shkëmbinjtë e mëdhenj që çonin në teatrin romak.

Për "Babain e Krishtlindjeve" 

Noel Baba, apo "Babai i Krishtlindjeve" për ne britanikët, Sinterklaas për ne holandezët dhe Santa Claus për amerikano-veriorët, ishte peshkop i shekullit të katërt që jetoi dhe punoi në Myra. Ai kishte lindur në Patara dhe u bë prift, e më pas u promovua si peshkop. Ai e bëri punën e tij në qytetin romak të Myras me legjendën që thotë se ai hidhte thasë me flori në oxhaqet e shtëpive të vajzave të varfra. Këto vajza nuk kishin shpresë për martesë. Një legjendë tjetër thotë se ai linte monedha floriri në këpucët e njerëzve të varfër që i linin jashtë shtëpive. Në fund, ai u shenjtërua për veprat e mira dhe u njoh si Shën Nikolla, i njohur si mbrojtës i marinarëve, virgjëreshave, fëmijëve, pengmarrësve, etj. Mendohet se eshtrat e tij janë vjedhur nga një kishë e shekullit të 11-të në Demre, që tani është muzeu i "Santa Claus".

Ne rezervuam përmes Airbnb, por kemi parë shumë shtëpi musafirësh dhe apartamente/vila që mund t'i kemi zgjedhur.

01 Prill 2023
Plazhet e Alanias
Plazhet e Alanias Vend i përsosur për ata që e duan ajrin e pastër, duke u rrezitur në rërë të imët dhe duke notuar në detin blu. Plazhi ndodhet në qytetin e Avsallarit dhe ashtu siç parathotë emri Incekum (rërë e imët), rëra është shumë e hollë. Zonat e shëtitores janë plot me ngjyra blu dhe jeshile të cilat përzihen së bashku dhe e bëjnë Alanian të veçantë. Lexo më shumë
18 Shtator 2023
Alania është e nxehtë! E nxehtë! E nxehtë!
Alania është e nxehtë! E nxehtë! E nxehtë! Alania me të vërtetë ka nxehtësi të madhe nëse ju nuk jeni mësuar me të. Lexo më shumë
13 Shtator 2023
Argëtimi pa Alania
Argëtimi pa Alania Ka shumë aktivitete që ju mund të merrni pjesë. Nga hedhja nga lartësia deri tek eksplorimi i shpellës, Alania me të vërtetë i ka të gjitha. Lexo më shumë
25 Shtator 2023
Udhëtim rrugor nëpër vendet kryesore të Turqisë
Udhëtim rrugor nëpër vendet kryesore të Turqisë Stambolli është i bukur, por vend i ngarkuar për t'u vizituar, andaj nëse doni të vizitoni një vend më të qetë, shkoni në lindje. Lexo më shumë
16 Qershor 2023
Rrugët më të mira për çiklizëm në Turqi
Rrugët më të mira për çiklizëm në Turqi Për ata që duan ta eksplorojnë natyrën me bicikletë, vendi ynë ofron disa zona. Ne kemi rrugët më të mira për çiklizëm për ata që duan të udhëtojnë me bicikletë. Kapadokia, rruga Likya, Tekirdağ – Uçmakdere - Şarköy, Taraklı – Mudurnu – Abant, Gelibolu, Kazdağları, Ayder Plateau dhe Alania. Lexo më shumë