Pamjet 3D dhe online

Pamjet 3D dhe online

  • 4 Koha e Leximit
Ndaj

Në këtë tekst, ju do të gjeni përgjigjjet se pse pamjet online janë tejet të popullarizuara sot, çfarë janë avantazhet e pamjeve online dhe pse pamjet online nuk ishin të popullarizuara në Turqi më herët? 

Pandemia COVID-19 besohet të ketë filluar në Kinë dhe në Turqi erdhi më 11 mars 2020. Për këtë arsye, njerëzit pa llogari duhej të qëndronin në shtëpi dhe t'i anulonin planet që i kishin bërë për këtë vit. 

Pse pamjet online nuk kanë qenë të popullarizuara në Turqi? 

Në Turqi, pamjet online për shtëpitë nuk kanë qenë të popullarizuara pasi Turqia njihet si vend turistik dhe njerëzit në pushime vijnë këtu, i shikojnë pronat e preferuara dhe pushojnë në të njejtën kohë. 

Pse ne ju sygjerojmë të aplikoni për pamje 3D dhe online dhe cilat janë avantazhet? 

Blerja e një shtëpie është proces i rraskapitës, sidomos nëse ju keni kohë të limituar dhe shumë opsione pronash. 

Shumë njerëz që shikojnë për prona nuk e kanë gjithmonë një ide se çfarë duan ata, kështu që klientët shikojnë për shumë opsione që ata duan t'i vendosin. Gjithmonë, shikimi i pronave gjatë vizitës suaj zgjat më shumë se që prisni dhe i gjithë procesi është i lodhshëm. 

Kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë klientët tanë të aplikojnë për pamje online për t'i parë pronat përmes agjentëve tanë në telefon. Me këtë metodë, ata mund të shohin gjithçla që gjendet aty. Për më shumë, nëse keni ndonjë pyetje, për të gjitha do të ketë përgjigjje njëkohësisht, shëndetshëm dhe efiçient për blerësin dhe shitësin. 

Pamjet 3D të bëra nga 3Dvista, i lejon blerësit t'i shohin virtualisht të gjitha dhomat. Tani, ju mund ta shihni çdo qosh dhe dimensionet e shtëpisë sikur të ishit atje pa pasur nevojë për agjentin e pasurive të paluajtshme. 

Çfarë ndodhë në rast se një klient e pëlqen një pronë të caktuar dhe dëshiron ta blejë atë në shtëpi?

Nëse një klient është i kënaqur me shërbimet tona, e gjitha ai që duhet të bëjë është ta dërgojë një depozitë prej 1000-5000 eurosh për ta rezervuar pronën. Varësisht nga kompania e ndërtimit dhe kushtet e rezervimit, prona mund të rezervohet për një muaj. Gjithashtu, nëse ju doni ta anuloni rezervimin, kompania jonë i rikthen 100 përqind mjetet e depozitës ose nëse klienti zgjedh një pronë tjetër nga kompania e njejtë e ndërtimit, transferohet depozita. 

4.9

Nuk dini nga t’ia filloni?

Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.

Phone
Zgjidhni aplikacionin tuaj të preferuar të mesazheve