Shpërngulja në Turqi
Turqia është një vend në kontinente: Evropë dhe Azi. Falë klimës së përsosur, zonave të mrekullueshme pranë vijës bregdetare, vendeve historike, natyrës piktoreske dhe kuzhinës së shkëlqyer, Turqia është një vend që tërheq miliona vizitorë nga e gjithë bota. Përveç vendeve turistike, Turqia ka edhe gjëra tjera për të ofruar. Zhvillimi i saj ekonomik dhe politik në 20 vitet e fundit e bën këtë vend interesant për ta vizituar, për të investuar, të keni biznesin tuaj ose vetëm të punoni apo pushoni.
Ata që duan të shpërngulen këtu, duhet t'i dinë të gjitha informacionet e rëndësishme rreth Turqisë dhe të mbajnë në mend gjitha kulturat dhe dallimet mes vendeve të tyre dhe Turqisë.
Për t'u shpërngulur në Turqi, shtetasit e huaj kanë nevojë për lejeqëndrim. Për të marrë çfardo lejeqëndrimi, ata duhet të kenë pasaporta valide. Lejeqëndrimet në Turqi mund të merret për periudha të ndryshme kohore dhe ata që aplikojnë duhet të përmbushin të gjitha kërkesat për lejeqëndrim. Nëse të huajt duan të punojnë në Turqi, ata duhet të marrin leje të punës.
Shumë të huaj vendosin të blejnë prona në mënyrë që të shpërngulen në Turqi. Të jesh pronar i një prone e bën procesin e marrjes së lejeqëndrimit më të lehtë.
Arseyet për shpërngulje në Turqi
Ka shumë arsye pse njerëzit vendosin të shpërngulen në Turqi. Një prej tyre është raporti multikulturor, dhe disa të tjerë duan t'i bashkohen familjes, e cila ndodhet tashmë këtu. Ndër arsyet tjera se Turqia është vend i mrekullueshëm për të jetuar janë: paratë dhe mënyra e lehtë e jetesës. Shtetasit e huaj preferojnë Turqinë për shkak të kostos së ulët se në vendet tjera të Evropës perëndimore. Shumë njerëz, sidomos ata që jetojnë në Mesdhe dhe Egje, marrin pagën e tyre në valutë të huaj dhe në këmbim të lirës turke që është rritur në vitet e fundit. Shumë njerëz duan të shpërngulen në Turqi shkaku i atmosferës më të relaksuar dhe pa stres se në vendet tjera perëndimore. Njerëzit turk janë miqësor dhe i bëjnë të huajt të ndihen më rehat.
Turqia ofron zgjedhje të ndryshme të qyteteve, secili më unik dhe më i veçantë se tjetri në mënyra të ndryshme. Vendi i duhur varet nga ajo pse ju doni të shpërnguleni në Turqi.
Shpërngulja në Stamboll
Stambolli është një qendër ekonomike, kulturore dhe historike e Turqisë, me një popullësi prej 15 milionë banorësh. Shpërngulja në Stamboll pëlqehet nga njerëzit që duan të punojnë këtu, hapje biznesi apo banim në një qytet të madh. Ky qytet ofron distrikte të ndryshme, nga të reja dhe të brendit, si Cihangir ose Galata, zona qëndrore si Sisli ose Besiktas deri ato të pasura dhe urbane si Etiler ose Arnavutkoy. Është e rëndësishme të zgjedhni një zonë pranë punës suaj. Me infrastrukturën e zhvilluar dhe të gjitha llojet e transportit publik, ju duhet të mendoni për kohën që do ta kaloni në rrugë.
Shpërngulja në Stamboll do t'ju dërgojë në një vend ku takohen dy kontinente me kultura të ndryshme, me vende përplotë me histori, kompani të famshme botërore dhe shumë të tjera, duke e bërë vend të përsosur për banim.
Shpërngulja në Antalia dhe Alania
Një regjion i popullarizuar për shpërngulje është Mesdheu, me qytetet si Antalia dhe Alania.
Antalia është destinacion i mirënjohur i pushimeve, që ndodhet në jug të Turqisë. Antalia ofron vende të ndryshme. Secili distrikt ka karakteristikat që i përshteten buxheteve të ndryshme dhe stilit të jetës. Shpërngulja në Alania ose në qendrën e qytetit të Antalias është e përshtatshme për ata që duan stilin e jetës aktiv, por ka edhe distrikte të vogla, si Side, Avsallar, Kargicak ose Kas për njerëzit që duan atmosferë më të qetë.
Antalia është një prej top vendeve që të huajt duan të blejnë një pronë në Turqi. Arsyeja kryesore janë opsionet e shumta të pasurive të paluajtshme, çmimet e apartamenteve, shtëpiva dhe pronave në rishitje që i përshtaten çdo buxheti.
Në krahasim me Stambollin, Antalia dhe Alania ofrojnë klimë të Mesdheut, vera të nxehta, 300 ditë me diell në vit dhe dimër të butë. Është një vend ideal për njerëzit që duan ta kalojnë kohën e tyre jashtë si dhe vend i përsosur për pensionim.
Shpërngulja në Bodrum
Bodrumi është një qytet detar në brigjet e Egjeut, në jugperëndim të Turqisë. Është i famshëm me natyrë të bukur, klimë të mrekullueshme dhe shumë atraksione turistike. Në vitet e fundit, Bodrumi dhe rrethina e tij janë bërë shtëpi e shumë njerëzve nga gjithë bota.
Sikurse në Antalia, edhe Bodrumi është tejet tërheqës për blerësit e huaj të pronave. Ofron zgjedhje të ndryshme të pronave për të gjitha buxhetet, nga luksoze, vende moderne dhe zona të qeta dhe tradicionale.