Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Udhëzuesi i udhëtimit në Fethiye

Fethiye është një vend fantastik përplot me histori, arkitekturë dhe vende të shumta për t'i vizituar. Gjithashtu, sigurohuni që të provoni ushqimin tradicional të Fethiyes dhe plazhet e famshme të tij me standardin "Flamuri Blu".

Udhëzuesi i udhëtimit në Fethiye

Një histori e shkurtër e Fethiye 

Fethiye është në rrugën aktuale të Licianit. Më parë këtu kanë jetuar telmesosët, persianët, romakët dhe bizantinët përgjatë historisë. Sot, referohet si Fethiye në kujtim të pilotit të parë turk, Fethi. Ndërtesa më mahnitëse historike ishte varri prej shkëmbit dhe ishte ndërtuar në emër të Amentiasit, djalit të Hermapiasit. Përpos kësaj, ka edhe shumë varre sarkoffage. Këto varre njihen si shembujt më të famshëm të gdhendjeve. Muzeu arkeologjik i Fethiyes, licianët, helenët, romakët dhe bizantinët kanë artefakte këtu nga periudhat e mëhershme. Përpos këtyre monumeteve, ka edhe monumente historike dhe struktura që ia vlen t'i shihni. 

Lugina e Fluturave 

Ky vend është bërë me famë botërore. Deri së fundmi, siç sygjeron emri, lugina, e cila ka qenë shtëpi për shumë flutura, fatkeqësisht, nuk ka flutura siç ka pasur më parë. Fluturat jetojnë këtu janë duke u zhdukur me të madhe për shkak të rritjes së turizmit dhe kushteve jo të favorshme natyrore. 

Plazhi i Detit të Vdekur

Një tjetër vend i famshëm botëror është lagjja ku ndodhet plazhi i Detit të Vdekur. Quhet Det i Vdekur pasi e ka standardin e "Flamurit Blu" për pothuajse 12 muaj. Përpos kësaj, ky vend është i famshëm paragliding. Ne ju këshillojmë juve ta provoni këtë sport. 

Qyteti antik i Telmessos 

Është vendbanimi i parë në regjion. Themelimi i qytetit thuhet se daton nga viti 3000 para Krishtit.

Teatri antik i Fethiye 

Ndodhet në qytet. Është një prej shembujve më të mirë të amfiteatrit romak. Fatkeqësisht, teatri nuk është ruajtur mirë deri më sot.

Mbetjet e fshatit Kaya 

Ato janë mbetjet që i takojnë periudhës greke. Ndodhen në stepet e kodrave në Fethiye. Thuajse të gjithë që e vizitojnë këtë vend e quajnë "vend fantazmë". Ju mund t'i shihni mbetjet e faltoreve dhe shkollave në zonë.

Ishulli i Lepurit 

Quhet Ishulli i Lepurit pasi lepujt jetojnë këtu. Deti i ishullit është i mrekullueshëm. Shikojini iriqët derisa hynu në brigje. Ju mund të shkoni në ishull me varkë private që mund ta merrni me qira për udhëtime. 

Kur ta vizitoni 

Fethiye është nën ndikimin e klimës mesdhetare. Kështu, është e përshtatshme ta vizitoni këtu derisa temperatura është e mrekullueshme pothuajse gjatë 12 muajve të vitit. 

Ku të qëndroni 

Ju mund të gjeni lehtësisht një shtëpi sezonale me qira në qendrën e qytetit të Fethiyes. Nëse ju preferoni të qëndroni në hotel, ka hostele në qytet dhe afër qendrës. Ndër hotelet më të preferuara janë Janissary, Alesta Yacht, Vault, Blueberry Boutique, Dedeman Marina. Për shkak se ka shumë vende për 'i vizituar në qytet dhe shumë gjire për të notuar, mund të jetë më mirë të ndaleni në një hotel të vogël afër qendrës.

Çfarë të hani 

Fethiye është një zonë turistike ku ju mund t'i shijoni ushqimet ndërkombëtare shumë lehtë. Megjithatë, ne ju sygjerojmë të mos ktheheni pa e provuar kuzhinën e Egjeut. Kjo nënkupton se ka shumë ushqime me vaj ulliri, ushqime prej bari dhe meze. Ne fuqishëm ju sygjerojmë të hani ushqim deti. Tantuni është një tjetër ushqim që ju duhet ta provoni në pazarin e Pasaturit. Aty është një restaurant i quajtur Bazaar. Këtu ju mund të hani Tantunin më të shijshëm të Fethiyes. Nëse shkoni në Kayakoy, ne ju sygjerojmë të provoni pallaqinkat e bëra nga gratë që ndodhen në rrugë. Supa arabe dhe Keskeku janë gjithashtu të famshme. Ju duhet t'i shijoni edhe verërat e shtëpisë të bëra nga vendasit. 

Si të shëtisim

Ka shumë kompani turistike ditore në qendër të qytetit për turistët. Ju mund të vizitoni qytetin me këto turne. Nëse dëshironi ta vizitoni i vetëm, mund të arrini shpejt në zonën që dëshironi me "dolmus". Ne nuk ju sygjerojmë përdorimin e taksive në Fethiye. Përdorimi i taksisë do të jetë i shtrenjtë pasi distancat në vendet historike është e largët. Ju mund të ecni nëpër qendër në këmbë.

Si të shkoni në Fethiye

Me aeroplan

Aeroporti më i afërt në Fethiye është aeroporti Dalaman. Aeroporti Dalaman gjithashtu ka fluturime ndërkombëtare, sidomos në verë. Nuk do të jetë shumë e lehtë të gjeni fluturime ndërkombëtare në dimër apo verë. Por, ju mund të arrini në aeroportin Dalaman përmes lidhjes nga Stambolli. 

Me autobus

Turqia ka shumë linja autobusi për në Fethiye. 

Me tren

Nuk është e mundur të shkoni në Fethiye me tren.

Me veturë

Ju mund të shkoni në Fethiye duke marrë një veturë me qira nga aeroportet në  Stamboll, Izmir, Dalaman apo Antalia ose me veturën tuaj. Gjithashtu, bën nëntë orë të shkoni atje nga Stambolli, katër orë nga Izmiri, një orë nga Dalamani dhe rreth tre orë nga Antalia. 

21 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit të Bursas
Udhëzuesi i udhëtimit të Bursas Bursa është një nga qytetet më të jetueshme në botë. Ka karakteristikat e veta, sidomos me historinë dhe kulturën e saj. Në këtë artikull, ju do të gjeni informacione të vlefshme rreth Bursës. Lexo më shumë
06 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Fethiye
Udhëzuesi i udhëtimit në Fethiye Fethiye është një vend fantastik përplot me histori, arkitekturë dhe vende të shumta për t'i vizituar. Gjithashtu, sigurohuni që të provoni ushqimin tradicional të Fethiyes dhe plazhet e famshme të tij me standardin "Flamuri Blu". Lexo më shumë
22 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit të Trabzonit
Udhëzuesi i udhëtimit të Trabzonit Trabzoni është një prej qyteteve më të famshme të Turqisë për turistët. Trabzoni merr shumë vëmendje me historinë dhe kulturën e kuzhinës. Ju duhet definitivisht ta vizitoni Trabzonin sa më shpejt që të jetë e mundur! Lexo më shumë
23 Shkurt 2023
Izmir: Udhëzuesi i udhëtimit
Izmir: Udhëzuesi i udhëtimit Izmiri është metropoli i tretë më i madh i Turqisë dhe qendra tregtare më e madhe pas Stambollit dhe Ankarasë. Ndodhet në pjesën perëndimore të Turqisë dhe qyteti është në brigjet e Detit Egje. Ky është një qytet i madh me një popullësi prej 4.2 milionë banorësh. Lexo më shumë
03 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Canakkale
Udhëzuesi i udhëtimit në Canakkale Canakkale njihet nga të gjithë për historinë e pasur nga Lufta e Parë Botërore kur trojanët kanë jetuar në këto toka. Ka shumë gjëra që duhet t'i shihni, shijoni dhe përjetoni. Lexo më shumë