Këto apartamente luksoze dhe elegante janë tani për shitje në Avsallarin e këndshëm. Kjo vendndodhje është në perëndim të Alanias. Avsall

Këto apartamente luksoze dhe elegante janë tani për shitje në Avsallarin e këndshëm. Kjo vendndodhje është në perëndim të Alanias. Avsallari është i popullarizuar nga blerësit për shkak të bukurive natyrore dhe pasi ësdhtë pranë maleve duke e bërë një zgjedhje të përkryer për turistët.

Avsallari ka infrastrukturë të mirë organizuar me shumë dyqane, kafene dhe restaurante që ofrojnë ushqime turke dhe të huaja. Ka ATM, barnatore, klinika dhe qendra të mëdha tregtare në dispozicionin tuaj. Është e lehtë të lëvizësh në këtë zonë me autobusët që udhëtojnë vazhdimisht përmes autostradës D400 në Alania e madje edhe në Antalia. Ka shumë kompani taksish dhe për dhënien e veturave me qira me çmime të volitshme në rast se doni të udhëtoni të pavarur.

Ka shumë për t'ju mbajtur juve dhe familjen tuaj të argëtuar në Avsallar, me disa plazhe të këndshme që ndodhen këtu. Plazhi i famshëm Incekum ka epitetin e "Flamurit Blu". Shumë qendra të sporteve ujore ofrojnë aktivitete të ndryshme si dhe ju mund të provoni skijim në ujë, parasailing, zhytje apo edhe peshkim. Kompanitë turistike janë lehtë për t'u gjendur në qytezë dhe ofrojnë ekskurzione me xhip safari në malet Taurus apo vizita në vendet arkeologjike. Në Alania ka shumë mundësi për t'i parë kalanë dhe Kullën e Kuqe, ku mund të shkoni me taksi, autobus apo edhe teleferik. Këtu ka diçka për të gjithë.

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: 1.4 kilometra
  • Distanca nga qyteza: 1.4 kilometra
  • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 92 kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 58 kilometra
  • Distanca nga dyqanet dhe marketet: 680 metra.

Karakteristikat e apartamenteve 

Ky projekt i ri ndodhet në një sipërfaqe prej 4,261 metra katrorë dhe përbëhet nga dy blloqe me 56 apartamente. Ka zgjedhje të opsioneve nga një dhe dydhomëshe dupleks.

Secili apartament i këndshëm është dizajnuar që t'i përshtatet nevojave të familjeve moderne që duan shtëpi pushimesh në një vend të përsosur. Avsallari është ai vend ku dyqanet janë të hapura gjatë gjithë vitit, duke e bërë këtë qytezë vend të përshtatshëm për ta vizituar në muajt e verës dhe të dimrit.

Apartamentet janë të mëdha dhe të ndritshme, me dritare të mëdha me pamje nga qyteza, pishina apo kopshtet, derisa disa apartamente kanë pamje nga deti dhe malet. Kuzhina me plan të hapur është moderne me hapësirë të mjaftueshme për nevojat tuaja të gatimit. Banjot janë kompakte dhe funksionale. Këto apartamente janë bashkëkohore në një qytezë moderne turistike.

Hapësira e jashtme dhe qendrat janë të mrekullueshme (shikoni listën e mëposhtme), duke qenë të dizajnuara sikurse në hotelet me pesë yje.

Ka një pishinë mahnitëse me hapësirë për t'u rrezitur. Kopshtet e këndshme krijojnë një vend të mrekullueshëm për argëtimin tuaj, qoftë për ahengjet me familjen apo edhe për darkat me miqtë tuaj. Ky kompleks i përshtatet të gjitha nevojave tuaja për një qëndrim relaksues këtu!

Distancat

  • 1km
  • 1km
  • 92km
  • 58km
  • 680 m
  • Më shumë informacion

Detajet e Pronës

  • Ref Nr.1810
  • Lloji
  • Dhoma e gjumit1-2
  • Banjo1-2
  • Ballkon1-2
  • Madhësia44-92

Lista e çmimeve

92 2 Banjë 2 Ballkon €2,000/ Më shumë informacion

44 1 Banjë 1 Ballkon €2,000/ Më shumë informacion

Features

  • Sauna
  • Dhomë Avulli
  • Shërbimi i portierit
  • Gjenerator
  • Barbekju
  • Bar pranë pishinës
  • Siguria
  • TV kabllor-satelit
  • Kamera
  • Ashensor
  • Pishinë
  • Pishinë të brendshme
  • Parkim i hapur i makinave
  • Palester

Formulari i Kontaktit

Phone