€820,000
Shtëpi luksoze me pamje nga deti në Mugla, Bodrum
Mugla, Bodrum
I referuar shpesh si "Riviera Turke", Bodrumi është një qytet bregdetar piktoresk në jugperëndim të Turqis&
I referuar shpesh si "Riviera Turke", Bodrumi është një qytet bregdetar piktoresk në jugperëndim të Turqisë. Me histori unike, kulturë dhe bukuri natyrore, është një destinacion shumë i kërkuar për turistët. Kur e konsideroni se Bodrumi është një vend i mirë për të jetuar, shumë faktorë vihen në shprehje. Një prej tyre është bregdeti mahnitës. Qyteti është i rrethuar nga ujërat e kristaltë, shëtitoret e plazheve, etj, që e bën atë një parajsë për adhuruesit e plazhit dhe ujit. Klima është e ngrohtë gjatë gjithë vitit duke krijuar stil jetese të relaksuar. Prapavija historike e qytetit është poashtu një faktor me rëndësi. Vendet si kalaja e Bodrumit dhe teatri antik i Bodrumit ia vlen të vizitohen. Me një mjedis të sigurtë dhe multi-kulturor, Bodrumi u garanton banorëve se do të ndihen si në shtëpi.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga qyteti: 28.7 kilometra
- Distanca nga plazhi: 500 metra
- Distanca nga aeroporti: 53 kilometra
- Distanca nga qendra tregtare: 160 metra.
Karakteristikat e projektit
Këto shtëpi klasi dhe luksoze janë për ata që duan stil të rehatshëm të jetës. Ka apartamente dhe vila, andaj ky projekt ka diçka për të gjithë. Apartamentet janë dy dhe tre-dhomëshe. Vilat janë tre dhe katër-dhomëshe, me ato katër-dhomëshe që janë duplekse. Vilat tre-dhomëshe kanë dy banjo dhe një ballkon, derisa ato katër-dhomëshe kanë tre banjo dhe dy ballkone. Banorët mund të shijojnë pamjet mahnitëse të kompleksit dhe detit nga ballkonet. Në kompleks, banorët kanë çasje në pishinë dhe kopsht për t'u relaksuar.
Distancat
29km 500 m 53km 160 m Më shumë informacion
Detajet e Pronës
- Ref Nr.48096
- Lloji
- Dhoma e gjumit2-4
- Banjo1-3
- Ballkon1-2
- Madhësia115-220 m²