Këto vila bashkëkohore në Dosmealti, Antalia, janë tani në dispozicion për t'u parë. Dosmealti është bërë një prej vendeve më të kërk

Këto vila bashkëkohore në Dosmealti, Antalia, janë tani në dispozicion për t'u parë. Dosmealti është bërë një prej vendeve më të kërkuara në veri të Antalias. Është i famshëm për rrethinën me pyje dhe male dhe poashtu ka një mikroklimë të këndshme.

Infrastruktura në këtë zonë është e mirë organizuar me shumë dyqane dhe markete. Për më shumë qendra tregtare, duhet të udhëtoni në qytetin kryesor me autobus apo mund të merrni edhe veturë me qira. Linjat e transportit rreth regjionit të Antalias janë të shkëlqyera, me autostradën D400 që lidh të gjitha qytezat dhe qytetet pranë bregdetit.

Plazhet janë në një distancë të shkurtër me makinë. Ka shumë për t'ju mbajtur juve dhe familjen tuaj të argëtuar me qendra të sproteve ujore, teleferikun Olympos dhe parkun nacional, muze, akuariume dhe vende arkeologjike.

Ky kompleks fantastik u përshtatet atyre që duan një vend të qetë dhe të gjelbër për të jetuar, qoftë si shtëpi e përhershme apo për pushime.

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: 25 kilometra
  • Distanca nga qyteti: dhjetë kilometra
  • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 25 kilometra
  • Distanca nga dyqanet dhe marketet: tre kilometra.

Karakteristikat e vilave 

Me një arkitekturë mahnitëse, këto vila kanë fasadë të bardhë që i bën vilat të njohura në regjionin e Mesdheut. Ka zgjedhje nga vilat katër, pesë dhe gjashtëdhomëshe, të gjitha të kompletuara me standardet më të larta.

Brendësia është bashkëkohore dhe e rehatshme, e dizajnuar për familjet moderne. Dritaret e mëdha japin dritën e Mesdheut duke e bërë vendin të freskët.

Kuzhina e hapur ka një vend për ngrënien e mëngjesit si dhe ka pajisje dhe orendi moderne. Dhomat e gjumit kanë banjot e tyre dhe ballkonet janë të përsosura për ta parë lindjen apo perëndimin e diellit.

Hapësira e jashtme është poashtu e bukur, me një pishinë të madhe (30 m²) e rrethuar nga kopshtet dhe parkingu për dy vetura.

Këto vila me të vërtetë i kanë të gjitha! Thirrni apo flisni me një prej agjentëve tanë të shitjes dhe nisi jetën tuaj të ëndrrave.

Distancat

  • 10km
  • 25km
  • 25km
  • 3km
  • Më shumë informacion

Detajet e Pronës

  • Ref Nr.4082
  • LlojiVilë
  • Dhoma e gjumit6
  • Banjo4
  • Ballkon2
  • Madhësia400

Lista e çmimeve

400 4 Banjë 2 Ballkon €2,000/ Më shumë informacion

Features

  • Shtetësia
  • Pishinë private
  • Garazh parkimi
  • Parking privat
  • Shtëpi e zgjuar
  • Kopsht privat
  • Kopshti
  • Gjenerator
  • Ngrohje në dysheme
  • TV kabllor-satelit
  • Pishinë
  • Mobilje
  • Parkim i hapur i makinave

Formulari i Kontaktit

Phone