Dyqanet e suvenireve në Turqi
- blogPage.readTime
Dyqanet e suvenireve në Turqi mund të jenë të lira dhe të shtrenjta, por më e rëndësishmja është që janë argëtuese.
Dyqanet e suvenireve në Turqi mund të jenë të lira dhe të shtrenjta, por më e rëndësishmja është që janë argëtuese sepse turqit shesin gjithçka dhe çkado. Gjërat e famshme për t'u blerë ndryshojnë varësisht se ku shkoni. Për shembull, në Kapadokia, artikujt prej qeramike janë nga Avanos dhe janë tejet të popullarizuara, statujat e Virgjëreshes Mari shiten shumë për shkak të lidhjeve biblike të qytetit antik. Megjithatë, para se të nisim të shikojmë suvenire për t'i blerë, ju duhet të jeni të vetëdijshëm për suveniret false dhe mashtrimet antike.
Për një kohë të gjatë, dyqanet në gjithë Turqinë shesin gjësende false. Kjo përfshinë orët, syzet e diellit, qantat dhe maicat: këto produkte false janë me emra të brendeve të mëdha. Shumica e turistëve kënaqen duke blerë me çmim të përgjysmuar, dhe e bëjnë industrinë false të Turqisë të zhvillohen mjaft shumë. Por, shkaku i kësaj, brendet si Gucci dhe Nike bëhen të mërzitshme. Prandaj, kohëve të fundit, Turqia ka goditur tregtitë që shesin artikuj false, të brendeve të ndryshme, kështu që disponueshmëria e tyre nuk është e njejtë në vitet e fundit.
Pra, çfarë mund të blini ju?
Mirë, numër një në listë është Syri i Kaltër i Djallit Turk. Nëse jeni të ftuar ndonjëherë në shtëpinë apo veturën e dikujt, ju do t'i shihni sytë e kaltër të varur kudo. Pse, ju pyesni? Mirë, ata thonë se të mbron nga djalli dhe ju mban të sigurtë. Në rast se kjo është apo nuk është e vërtetë, këto suvenire brilante janë të mira edhe për dekorime të shtëpisë suaj.
Kutitë magjike
Pra, ju jeni duke shtëtitur në një treg turk dhe dikush nëse ju thotë ta hapni këtë kuti, do t'ua jap falas. E lehtë? Gabim! Ky është një hap i komplikuar që duhet ta ndiqni në mënyrë që të hapni këto kuti magjike. Megjithatë, njëherë ju mësoni trikun, atëherë mund të luani me familjen dhe miqtë tuaj!
Qilimat turke
Përfundimisht, Turqia është e njohur për qilimat mahnitës të punuar nga dora e njeriut. Janë në përgjithësi të krijuar në stil të vjetër dhe janë nga dora e njeriut. Janë mahnitës dhe ia vlen t'i blini!
Ëmbëlsirat turke
Nëse ju jetoni në Turqi apo jeni vetëm për pushime këtu, ëmbëlsirat turke duhet provuar. Me qindra lloje të tyre, ju sigurohuni se do t'i pëlqeni, megjithatë keni kujdes, pasi nuk janë të mira për dietë!!
Çantat e krahut ose veshmbathjet
Ka shumë dyqane që shesin çanta krahu dhe veshmbathje. Megjithatë, gjëja kryesore që duhet mbajtur mend është se shumica e dyqaneve ofrojnë çmim të njejtë dhe ia vlen të bleni.
Kur mendoni për këtë, më e rëndësishmja që duhet të mbani në mend është tregtia. Dyqanet turistike dhe marketet presin klientë për të bërë blerje. Derisa jeni në pritjet tuaja, ju mund të bëni blerje të mira për paratë tuaja!
- Pronë në Turqi
- Pronë në Qipro
- Pronë në Dubai