€371,000
Kompleks i apartamenteve me stil në Beylikduzu, Stamboll
Istanbul, Beylikduzu
Beylikduzu është një rrethinë që ndodhet në anën evropiane të Stambollit dhe ndodhet në breg
Beylikduzu është një rrethinë që ndodhet në anën evropiane të Stambollit dhe ndodhet në bregun e detit Marmara. Rrethina ka një popullësi prej 420 mijë banorëve dhe është një prej zonave më të ngarkuara në qytet. Beylikduzu është i njohur për jetën e gjallë të natës, me shumë bare, klube dhe restaurante. Është poashtu shtëpi e disa qendrave tregtare, përfshirë Marmara Park dhe Torium, që janë 5.6 kilometra, respektivisht 7.4 kilometra larg nga prona. Ka disa shkolla, përfshirë shkollën e mesme Sehit Ahmet Yildiz dhe shkollën e mesme shkencore Yasar Acar, aty pranë. Gjatë kohës së lirë, banorët mund të shijojnë ecjet në "luginën e jetës" Beylikduzu dhe parkun Osmanli. Beylikduzu është mirë i lidhur me pjesën tjetër të Stambollit përmes transportit publik, me linja autobusi dhe metro që kalojnë përmes zonës, me disa qendra afër, andaj udhëtimi do të jetë minimal.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga qyteti: 200 metra
- Distanca nga plazhi: 1.5 kilometra
- Distanca nga aeroporti: 40 kilometra
- Distanca nga dyqanet: 700 metra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky kompleks i apartamenteve ka një komunitet mikpritës. Ka dy blloqe pesë-katëshe brenda hapësirës së mirë dizajnuar që ofrojnë për banorët hapësirë të kënaqshme jashtë për ecje apo vetëm për t'u relaksuar. Me zgjedhje prej apartamentesh tre, katër apo shtatë-dhomëshe dupleks, këto rezidenca janë ideale për ata me familje. Apartamentet tre dhe katër-dhomëshe kanë dy banjo dhe dy ballkone, kurse apartamentet shtatë-dhomëshe kanë tre secila. Ka pamje mahnitëse të detit dhe qytetit për t'i shijuar nga ballkonet, teksa ka banjo nëpër dhoma. Interioret janë moderne dhe me stil, me materialet më të mira të përdorura. Rehatia kombinohet me sistemin "smart home" të instaluar. Ka poashtu zona SPA, saunë dhe pishinë. Me rastin e blerjes, ju mund ta fitoni shtetësinë turke dhe lejeqëndrimin.
Distancat
200 m 2km 40km 50km 700 m Më shumë informacion
Detajet e Pronës
- Ref Nr.34338
- Lloji
- Dhoma e gjumit3-5
- Banjo2
- Ballkon1-2
- Madhësia138-197 m²
Lista e çmimeve
Features
- Ashensor
- Pranë stacionit të autobusit
- Pishinë
- Parkim i hapur i makinave
- Palester
- Spa
- Alarm zjarri
- Shtetësia
- Pamje nga deti
- Pamje nga qyteti
- Garazh parkimi
- Shtëpi e zgjuar
- Sauna
- Gjenerator
- Siguria
- Banjo en-suite
- Alarmi
- TV kabllor-satelit
- Kamera