€145,000
Vila dhe apartamente moderne në Altintasin mahnitës
Antalya, Aksu
Vilat dhe apartamentet moderne janë tani për shitje në Altintasin mahnitës, një periferi në Antalia. Altintasi është një ndër zonat më të
Vilat dhe apartamentet moderne janë tani për shitje në Altintasin mahnitës, një periferi në Antalia. Altintasi është një ndër zonat më të popullarizuara nga blerësit e huaj për shtëpi pushimesh dhe për qëllime investimi. Është i përsosur për ata që duan vendbanim të përhershëm në një zonë pranë të gjitha komoditeteve.
Plazhet në Lara janë afër me veturë dhe janë ndër më të mirat në botë! Plazhi Lara ka rërë të verdhë dhe paksa guralecë në detin e Mesdheut si dhe ka epitetin e "Flamurit Blu" për pastërti. Me disa kafene plazhi që shesin ushqim dhe pije dhe qendrat e sporteve ujore, plazhi është i përsosur për familjet që duan diell, det dhe rërë.
Infrastruktura në Altintas është mjaft mirë e organizuar me shumë dyqane, kafene, restaurante, ATM, barnatore, etj, brenda një distance prej pesë minutash. Lëvizja përreth kësaj zone është e shpejtë dhe e lehtë me autobusë të rregulltë që udhëtojnë në të gjitha drejtimet. Për udhëtarët e pavarur, ka taksi dhe kompani për dhënien e veturave me qira me çmime të volitshme.
Regjioni i Antalias ka disa atraksione turistike për t'ju mbajtur juve dhe familjen tuaj të argëtuar qoftë nëse jeni për pushime apo duke jetuar këtu. Ka shumë muze, parqe ujore, vende arkeologjike dhe natyrisht, aktivitete që lidhen me malet Taurus:
- rafting
- eksplorim në kanione
- hiking
- paragliding
- maja Olympus në malin e zjarrit.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: 5.2 kilometra
- Distanca nga qyteza: 17 kilometra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: gjashtë kilometra.
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: një kilometër.
Karakteristikat e vilave dhe apartamenteve
Ky projekt i ri mahnitës ka zgjedhje të shumta të vilave dhe apartamenteve një dhe dydhomëshe për shitje. Ato ndodhen në brenda tre blloqeve të apartamenteve me vilat e ndara. Secila prej tyre është ndërtuar me pajisjet dhe orenditë e cilësisë së lartë. Një furrë, një aspirator dhe ventilator është përfshirë në kuzhinë.
Kuzhinat bashkëkohore kanë pajisjet për të gjitha nevojat tuaja të gatimit dhe janë të hapura me dhomat e ndenjes. Banjot luksoze kanë orendi moderne. Dritaret e apartamenteve dhe vilave janë cilësore dhe secila prej tyre ka ballkone që japin ndriqim dhe ajër të freskët.
Hapësira e jashtme ka pishinë të madhe - vilat kanë pishina private dhe dhe hapësirë standarde për parking. Shumë komoditete luksoze janë të përfshira (i gjeni më poshtë) për t'ua mundësuar juve dhe familjes suaj pushimin e rehatshëm dhe relaksues.
Distancat
17km 5km 6km 1km Më shumë informacion
Detajet e Pronës
- Ref Nr.4088
- Lloji
- Dhoma e gjumit1-4
- Banjo0-1
- Ballkon0-1
- Madhësia67-288 m²
Lista e çmimeve
Features
- Pishinë private
- Pishinë për fëmijë
- Kopshti
- Gjenerator
- Banjo en-suite
- Alarmi
- TV kabllor-satelit
- Kamera
- Ashensor
- Pishinë
- Parkim i hapur i makinave
- Pjergullat
- Alarm zjarri