Këto vila me dizajn të shkëlqyer në Kargicakun e shumë kërkuar janë tani në dispozicion për shitje. Kjo periferi e bukur është në lindje

Këto vila me dizajn të shkëlqyer në Kargicakun e shumë kërkuar janë tani në dispozicion për shitje. Kjo periferi e bukur është në lindje të Alanias dhe është një zonë e shumë kërkuar për shkak të vendndodhjes malore.

Kargicaku ka një infrastrukturë të zhvilluar me shumë dyqane, kafene dhe restaurante. Është një vend ideal për të blerë një shtëpi luksoze për pushime, për t'u zhvendosur përherë apo për të investuar në tregun e qirave.

Linjat e transportit janë të mira këtu me linja të rregullta të autobusit që lëvizin mes qytezave të mëdha. Autostrada kryesore D400 lidh të dy aeroportet dhe ua mundëson udhëtarëve të vizitojnë qytetet kryesore në regjionin e Mesdheut. Ka shumë taksi dhe kompani që japin vetura me qira.

Plazhet në Kargicak janë të përziera me rërë dhe guralecë. Aty ku ka shkëmbinjë, janë ndërtuar hyrje direkt në det. Një shërbim transferi do të jetë në dispozicion në drejtim të plazhit. Do të ketë shezllone falas si dhe sporte ujore (me kosto shtesë). Kjo zonë e Alanias është e famshme për peisazhin mahnitës, me pamje të bukura të maleve dhe bregdetit. Është një vend mahnitës për të jetuar me shumë gjëra për t'ju argëtuar juve.

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: tre kilometra
  • Distanca nga qyteti: katër kilometra
  • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 140 kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 29 kilometra
  • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 800 metra.

Karakteristikat e vilave 

Këto vila me dizajn të shkëlqyer kanë teknologji të përsosur për familjet moderne. Ato ndodhen në kodrën mbi Kargicak. Shtëpitë këtu janë shumë të dëshiruara nga klientela e pasur dhe elitare, andaj shiten shpejt.

Vilat janë të ndërtuara në një sipërfaqe prej 6,633 metra katrorë dhe përbëhen nga 18 vila mahnitëse. Scila vilë tredhomëshe dupleks ka 200 deri në 250 metra katrorë hapësirë banimi në dy dhe tre kate. Këto vila janë luksoze me ballkone nga pishina apo kopshti. Hapësira e banimit është e ndritur dhe e freskët. Ka një kuzhinë bashkëkohore dhe të gjitha pajisjet janë moderne dhe luksoze.

Blerja e një vile këtu ju jep juve dhe familjes suaj luks të pashembulltë. Ju do të keni çasje në Gold City Hotel, në këndet e lojërave për fëmijë, hapësirat sportive, restaurante dhe kafene që shërbejnë ushqime dhe pije turke e ndërkombëtare. Poashtu, ka qendra SPA, shërbime pastrimi, dhoma të takimeve dhe gjithçka tjetër që ju duhet juve për pushime. Ka shërbim transferi falas në plazhin privat dhe në Alania nëse doni ta ndryshoni peisazhin.

Këto shtëpi të mrekullueshme ju japin juve dhe familjes suaj jetën që gjithmonë e keni ëndërruar.

Distancat

  • 4km
  • 3km
  • 140km
  • 29km
  • 800 m
  • Më shumë informacion

Detajet e Pronës

  • Ref Nr.1746
  • LlojiVilë
  • Dhoma e gjumit3-4
  • Banjo2-4
  • Ballkon2-3
  • Madhësia210-360

Lista e çmimeve

210 2 Banjë 2 Ballkon $3,333.33/ Më shumë informacion

360 4 Banjë 3 Ballkon $2,430.56/ Më shumë informacion

Features

  • Shtetësia
  • Pamje nga deti
  • Pamje nga qyteti
  • Pishinë për fëmijë
  • Parking privat
  • Sauna
  • Banjo turke
  • Tenis
  • Pingpong
  • Bar pranë pishinës
  • Restorant
  • Siguria
  • Rrëshqitje uji
  • TV kabllor-satelit
  • Pishinë
  • Parkim i hapur i makinave
  • Palester
  • Spa

Formulari i Kontaktit

Phone