Akullore turke, një ëmbëlsirë e shijshme!
- blogPage.readTime
Kjo akullore tradicionale besohet të ketë origjinën e saj nga regjioni turk i quajtur Kahramanmaras.
Gjithçka rreth "Dondurma"
Akullorja turke ose "Dondurma" është e famshme në gjithë botën. Videot e famshme botërore ku ju shihni një person me veshje tradicionale me akullore, duke luajtur me të para se t'ia jap klientit, janë argëtuese për t'i shikuar. Por, pyetja e madhe është se si këto akullore kurrë nuk shkrihen?!
Këtu keni gjithçka që ju duhet të dini rreth kësaj akulloreje unike.
Pra, çfarë ka në të?
Dy cilësitë kryesore që kjo akullore turke i ka: struktura e fortë dhe rezistenca ndaj shkrirjes. Pra, si punon e gjithë kjo? Përbërsit kryesor janë trashësues salep, një miell i bërë nga rrënja e orkidës vjollce, dhe mastikë. Këta dy përbërës lejojnë atë të ketë cilësi të fortë dhe ngjitëse.
Gjithashtu, Dondurma prodhodhet me qumshtin e dhisë dhe për ta bërë këtë qumsht me aromë, dhitë ushqehen me bimë si Trumzë dhe Tragacanth. Këto bimë rriten në fermat vendore dhe dhitë lejohen të ushqehen me të, duke e prodhuar qumshtin për akullore me aromë të shijshme.
Prejardhja e Dondurma?
Kjo akullore tradicionale besohet të ketë origjinën e saj nga regjioni turk i quajtur Kahramanmaras, që më vonë u bë e njohur si kryeqyteti i akullores në Turqi.
Prejardhja e akullores besohet se daton prej 300 deri në 500 vjet më parë bazuar në platformat regjionale digjitale.
Çfarë tjetër?
Cilësia e shijes dhe e shkrirjes së akullores arrihet duke e gatuar akulloren me dorë. Përveç përdorimit të salepit dhe mastikës si përbërës kryesorë, forma e akullores është ajo që e bën atë kaq të veçantë.
A e keni provuar këtë ëmbëlsirë të shijshme? Ju mund ta gjeni atë në shumë vende turistike, andaj sigurohuni që ta provoni!