Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
EUR - €

Alania është e nxehtë! E nxehtë! E nxehtë!

Alania me të vërtetë ka nxehtësi të madhe nëse ju nuk jeni mësuar me të.

Si ta përballojmë nxehtësinë?

Tingëllon çuditshëm për ta thënë këtë, por korriku dhe gushti në Alania me të vërtetë janë të nxehtë nëse ju nuk jeni të mësuar me të. Si një mërgimtar që kam jetuar këtu që tri vjet, kam gjetur disa mënyra, të cilat e bëjnë të padurueshme... të durueshme. Të jetosh këtu është më ndryshe se pushimet. I mbaj mend dy javët e mia këtu në gusht duke qëndruar në pishinë ose në një shezllon në det dhe unë dukesha sikur një panxhar. Kur ju jetoni këtu, ju e dini se e nesërmja do të jetë sikur sot dhe dita e radhës deri në mes të muajit tetor kur... nëse ju jeni me fat, do të bjerë paksa shi. Kështu që këtu keni disa udhëzime për t'ju ndihmuar ta mposhtni nxehtësinë. 

Fillimisht, ndaloni ecjet gjatë ditëve të nxehta në mesditë. Është me të vërtetë më nxehtë atëherë. Por, nëse doni të dilni jashtë, përdoreni një kapelë, mbani syzet e diellit për të pasur mbrojtje nga rrezet e diellit.

Pirja dhe ngrënia 

Mirë, duket interesant ta themi, por të mbetemi të hidratuar gjatë ditëve të nxehta na ndihmon të qëndrojmë të fortë dhe të shmangim sëmundjen e gurëve në veshka. Pijet e freskëta janë më të mira se sa pijet me akull dhe ato mund të jenë lëngje frutash, pije me pak sheqer dhe çajëra. Po... çaj. Shkenca ka dëshmuar se të pish një filxhan çaj të nxehtë në të vërtetë mund të jetë mënyra më e mirë për të mbajtur veten të ftohtë. Duket se pirja e një pije të nxehtë rrit ngarkesën e nxehtësisë së trupit dhe trupi i përgjigjet asaj duke djersitur. Djersitja na ndihmon të qetësohemi. Pra, pasi jetoni në Turqi dhe çaji është pothuajse pija kombëtare, atëherë duhet të shkoni në vendlindje! Provojeni me limon ose mint. Ushqimi i frutave gjithashtu mund t’ju mbajë të hidratuar, veçanërisht pjepri i ngrirë është i mirë, por çdo frut është i dobishëm.

Larja e shpeshtë 

Jo vetëm për ta larguar aromën e keqe. Por, një dush/larje e shpeshtë mund të freskojë trupin tuaj. Disa njerëzit shkojnë edhe në hamam. Këto banja turke janë të dashura nga turqit. Andaj, kjo përfshin edhe nxehtësinë e saunës për t'u larë më pas. Ajri i nxehtë hap poret dhe pastrimi ju pastron ... Betohem se do të ndiheni si një person i ri.

Kondicioneri i ajërit - e doni atë ose e urreni! 

Shumica e apartamenteve kanë kondicioner ajri, të cilat do t'i doni ose urreni. Apartamentet moderne kanë pajisje ekologjike që ruajnë shëndetin. Ato supozohen të prodhojnë jone të oksigjenit duke krijuar ajër të freskët dhe duke mbytur bakteriet. Por ... sa më shumë që përdorni kondicionerin e ajrit aq më pak përshtateni me nxehtësinë. Kondicioneri i ajërit është gjithashtu shumë i shtrenjtë dhe ekologjikisht i papërshtatshëm. Nëse përdorni kondicioner, përpiquni ta vendosni në një temperaturë shumë më të lartë, përshembull, në temperaturën 24°C, në mënyrë që ndryshimi kur dilni jashtë të mos jetë aq i madh.

Vishuni siç duhet

Vishni me pambuk, linen ose triko me rroba të gjera. Shmangni çdo gjë të bërë nga poliesteri, najloni ose mëndafshi pasi ato nuk janë aq frymëmarrshme dhe gjithashtu ju bëjnë të djersiteni më shumë dhe do të mbajnë erën e trupit ... jo argëtuese për askënd! Kur zgjidhni rroba për një ditë të nxehtë, zgjidhni pëlhura që janë me ngjyra të lehta pasi ngjyrat e errëta thithin diellin duke ju bërë të ndiheni më nxehtë. Aty ku është e mundur vishni një kostum noti dhe uluni rreth pishinës duke bërë not për t'u freskuar.

03 Gusht 2023
Teleferiku në Antalia
Teleferiku në Antalia Antalia ka pamje të mrekullueshme edhe kur shkoni lart në kodrat më të vogla. Përpos bukurive të shumta që ofron regjioni, natyra e saj dhe pamjet janë ndër gjërat më të mira. Mysafirët mund t'i shijojnë malet, luginat dhe detin brenda një periudhe pushimi.   Lexo më shumë
08 Korrik 2023
Një listë me vende interesante dhe plazhe të këndshme në Turqi
Një listë me vende interesante dhe plazhe të këndshme në Turqi Ne e kemi një listë për juve që t'i vizitoni plazhet më të mira në Turqi. Kjo listë është e bazuar në kompanitë e shtypit në Mbretërinë e Bashkuar. Vendin e parë e zë Patara, që është 70 kilometra larg nga Fethiye. Patara është e famshme për rrënojat e saj të qytetit antik, Lician. Lexo më shumë
22 Shtator 2023
Koha për lëkundje
Koha për lëkundje Zgjedhni lëkundjen e përsosur për situatën tuaj. Lexo më shumë
31 Gusht 2023
Pesë qytetet mitologjike që duhet t'i vizitoni në Turqi
Pesë qytetet mitologjike që duhet t'i vizitoni në Turqi Ka disa vende për ata që janë kurioz rreth mitologjisë greke në Anadoll. Këtu janë pesë vendet që duhet t'i vizitoni. Lexo më shumë
26 Korrik 2023
Mbjellja e flokëve në Turqi
Mbjellja e flokëve në Turqi Nëse jeni duke e konsideruar mbjelljen e flokëve, Turqia mund të jetë një opsion ideal për ju. Gjatë pesë viteve të fundit, mbjellja e flokëve ka "shpërthyer" me të madhe. Sidomos në qytetet e mëdha si Stambolli dhe Izmiri. Vetëm një numër i operacioneve të kryera në Turiq është u barabartë me numrin e operacioneve në BOTË. Avantazhi kryesor i zgjedhjes së Turqisë për mbjelljen e flokëve mund të jetë se kryhet në shumë vende dhe çmimet janë më të ulta se sa në shtetet tjera. Lexo më shumë