Apartamentet me dizajn neo-klasik në Mahmutlar janë tani në dispozicion për t'u parë. Mahmutlari është një vend i shkëlqyer për pushi

Apartamentet me dizajn neo-klasik në Mahmutlar janë tani në dispozicion për t'u parë. Mahmutlari është një vend i shkëlqyer për pushime apo për t'u zhvendosur përherë. Është shumë i popullarizuar nga turistët që duan plazhet e këndshme, me detërat e ngrohtë dhe gjithçka tjetër për argëtimin me familjen.

Ka shumë dyqane, kafene dhe restaurante në Mahmutlar. Shumë kafene dhe restaurante janë të hapura gjatë gjithë vitit dhe disa kanë muzikë live dhe kafene karaoke.

Ka shumë për t'u argëtuar në pushimin tuaj, nga sportet ujore deri te parasailing, ecje dhe hiking në malet Taurus, duke eksploruar shpellat dhe duke ngrënë në një restaurant mbi lumin Dim Cay. Ju madje mund t'i vizitoni edhe shumë vende arkeologjike në këtë regjion.

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: 150 metra
  • Distanca nga qyteti: 100 metra
  • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 145 kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 30 kilometra
  • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 100 metra.

Karakteristikat e apartamenteve

Ky projekt i ri do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 1173 metra katrorë dhe përbëhet nga një bllok me 40 apartamente të llojeve të ndryshme. Arkitektura është e bukur në stilin grek me fasadë të bardhë dhe kangjella filigrani rreth ballkonit.

Secili apartament do të kompletohet me standardet më të larta duke përdorur teknologji moderne. Kuzhinat bashkëkohore do të jenë të finalizuara me tryeza graniti dhe orenditë për nevojat tuaja. Banjot do të jenë funksionale dhe luksoze. Ballkonet e mëdha krijojnë ndjenjën e mrekullueshme te banorët dhe japin hapësirë shtesë për argëtim apo edhe për darkat tuaja me familjen apo miqtë.

Hapësirat e jashtme janë mjaft të këndshme me një pishinë të rrethuar nga tarraca për rrezitje. Ky kompleks ka shumë komoditete (shikoni listën e mëposhtme) që ua mundësojnë juve relaksin.

Ky projekt i jashtëzakonshëm do të shitet shpejt shkaku i afërsisë me detin dhe çasjes së lehtë në infrastrukturën lokale. Të jetosh këtu nënkupton nisjen e jetës që gjithmonë e keni ëndërruar nën qiellin e Mesdheut.

Distancat

  • 100 m
  • 150 m
  • 30km
  • 145km
  • 100 m
  • Më shumë informacion

Detajet e Pronës

  • Ref Nr.1705
  • Lloji
  • Dhoma e gjumit1-3
  • Banjo1-3
  • Ballkon1-3
  • Madhësia50-160

Lista e çmimeve

50 1 Banjë 1 Ballkon €4,000/ Më shumë informacion

160 3 Banjë 3 Ballkon €3,000/ Më shumë informacion

Features

  • Qendra e qytetit
  • Pamje nga deti
  • Pamje nga qyteti
  • Kopshti
  • Sauna
  • Banjo turke
  • Xhakuzi
  • Barbekju
  • Siguria
  • TV kabllor-satelit
  • Kamera
  • Ashensor
  • Pishinë
  • Parkim i hapur i makinave
  • Palester

Formulari i Kontaktit

Phone