Këto apartamente elegante dhe klasi janë tani për shitje në Kestel, një periferi e këndshme në lindje të Alanias. Kesteli është një vendn

Këto apartamente elegante dhe klasi janë tani për shitje në Kestel, një periferi e këndshme në lindje të Alanias. Kesteli është një vendndodhje e popullarizuar shkaku i qetësisë. Kompleksi ndodhet në një zonë mjaft të kërkuar, shkaku i afërsisë me detin dhe brenda një distance në ecje nga të gjitha komoditetet.

Infrastruktura është e mirë, me disa kafene, restaurante cilësore dhe dyqane për nevojat bazike. Për blerje tjera, duhet të udhëtoni në Alania apo Mahmutlar, të cilat kanë shumë qendra tregtare dhe dyqane tjera.

Linjat e transportit nga dhe drejt Kestelit janë të mira, me shumë autobusë që udhëtojnë në secilin drejtim. Ka edhe shumë taksi dhe kompani për dhënien e veturave me qira për ata që duan të udhëtojnë të pavarur. Autostrada D400 kalon mes Kestelit dhe lidh të gjitha qytezat dhe qytetet kryesore në këtë bregdet.

Plazhet në Kestel janë të këndshme, me shumicën e tyre me rërë të verdhë dhe disa me guralecë. Aty ku hyrja është e vështirë, hotelet me pesë yje kanë ndërtuar hyrje direkte për t'i shmangur shkëmbinjtë. Pranë bregdetit ka qendra të sporteve ujore dhe kafene plazhi që shesin ushqime dhe pije.

Ky regjion i Turqisë ka shumë për të ofruar, me disa vende spektakolare arkeologjike për t'i vizituar si dhe kalanë e Alanias. Në kodër mund të shkoni me autobus, veturë apo edhe teleferik. Këtu ju mund të kaloni kohë të mirë duke parë rrënojat antike dhe duke shkrepur fotografi panoramike të gjirit dhe maleve Taurus. Përpos aspektit historik, mundësitë janë të bëni xhip safari, hiking apo ecje, rafting si dhe kanioning në male.

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: 250 metra
  • Distanca nga qyteza: 300 metra
  • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 135 kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 34 kilometra
  • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 200 metra.

Karakteristikat e apartamenteve 

Ky projekt ështv mahnitës me arkitekturë moderne që është unike në këtë zonë. Dy blloqet përmbajnë 46 apartamente bashkëkohore dhe elegante me një dhe dy dhomëshe dupleks.

Secili apartament mahnitës është ndërtuar me orendi dhe pajisje cilësore, duke u dhënë këtyre apartamenteve modernitet dhe elegancë. Ballkonet me dritare të mëdha japin ndriqim dhe ajër të freskët nëpër dhoma si dhe janë të përshtatshme për argëtimin me familjen dhe miqtë që duan ta shohin perëndimin e diellit me një filxhan kafe në duar.

Disa apartamente dupleks dydhomëshe kanë tarracë private për rrezitje në pishinë. Ka pishinë publike në kopsht dhe këtu është sikurse në "parajsë". Ky projekt i ri mahnitës ka qendra sikurse në hotelet me pesë yje që u japin juve dhe familjes suaj stilin relaksues dhe të rehatshëm të jetës. (shikoni listën e mëposhtme)

Ky projekt i ri është mundësi fantastike pvr të investuar në pasuri të paluajtshme në një zonë që po zhvillohet shpejt. I përshtatet atyre që duan shtëpi pushimes apo edhe atyre që duan të zhvendosen përherë këtu.

Distancat

  • 300 m
  • 250 m
  • 135km
  • 34km
  • 200 m
  • Më shumë informacion

Detajet e Pronës

  • Ref Nr.1804
  • Lloji
  • Dhoma e gjumit1-2
  • Banjo1-2
  • Ballkon1-2
  • Madhësia43-95

Lista e çmimeve

95 2 Banjë 2 Ballkon €4,000/ Më shumë informacion

82 2 Banjë 1 Ballkon €5,000/ Më shumë informacion

43 1 Banjë 1 Ballkon €4,000/ Më shumë informacion

Features

  • Pishinë për fëmijë
  • Sauna
  • Dhomë Avulli
  • Dhoma masazhi
  • Barbekju
  • TV kabllor-satelit
  • Ashensor
  • Pishinë
  • Pishinë të brendshme
  • Palester
  • Shesh lojërash

Formulari i Kontaktit

Phone