€155,000
Apartamente luksoze dupleks në Avsallarin e dëshiruar
Antalya, Alanya
Apartamentet luksoze dupleks janë tani në dispozicion për shitje në Avsallarin e dëshiruar. Avsallari është një vend i kërkuar nga turist
Apartamentet luksoze dupleks janë tani në dispozicion për shitje në Avsallarin e dëshiruar. Avsallari është një vend i kërkuar nga turistët për pushime dhe për të jetuar shkaku i bukurive të jashtëzakonshme natyrore. Kompleksi është duke u ndërtuar në një vend me pamje nga bregdeti dhe mali në katet më të larta. Avsallari po ndërtohet shpejt dhe tani është koha për të blerë. Turistët duan të vijnë në këtë zonë të Turqisë shkaku i plazheve të këndshme dhe pyjeve të bukura, andaj blerja e një prona për qira këtu do të ketë kthim të shpejtë në investim. Blerësit e huaj duan të jetojnë përherë këtu pasi ka një komunitet multi-kulturor që janë mikpritës dhe që ju ndihmojnë shumë.
Linjat e transportit dhe infrastruktura janë mirë të organizuara në Avsallar andaj prisni të shihni dyqane, markete, kafene dhe restaurante për nevojat tuaja. Lëvizja rreth kësaj qyteze të vogël është e lehtë, me autobus dhe taksi në dispozicion. Nëse preferoni të jeni të pavarur, keni kompani për dhënien e veturave me qira që janë mjaft të lira.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: 800 metra
- Distanca nga qyteza: 650 metra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 90 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 60 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 300 metra
- Distanca nga tregu i fermerëve: 600 metra
- Distanca nga Alania 20 kilometra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky projekt i ri luksoz është duke u ndërtuar në një sipërfaqe prej 3000 metra katrorë. Përbëhet nga dy blloqe me 72 apartamente të llojeve të ndryshme: ka apartamente një, dy dhe tredhomëshe dupleks.
Secili apartament do të jetë i kompletuar me materialet më cilësore dhe standarde evropiane. Varësisht nga lloji që zgjedhni, do të ketë nga dy ballkone të përsosura për argëtimin me familjen dhe miqtë tuaj. Dritaret e mëdha japin freskinë dhe ndriqimin e duhur për dhomat.
Secili apartament do të ketë:
- dyer hyrëse prej çelikut
- kuzhina me plan të hapur dhe tryeza pune prej graniti
- dritare me xham të dyfishtë dhe korniza alumini
- dysheme me pllaka qeramike.
Hapësira e jashtme është e mrekullueshme me një pishinë të madhe dhe tarracë për rrezitje. Kur të doni të ndryshoni peisazhin, mund të vazhdoni tutje në saunë, palestër apo hamam. Ne nuk i kemi harruar as të vegjlit tuaj me një pishinë për ta dhe një kënd lojërash.
Dizajnerët dhe arkitektët kanë menduar me kujdes për dizajnin e kompleksit që ua mundëson juve pushimet e përsosura.
Distancat
650 m 800 m 90km 60km 300 m Më shumë informacion
Detajet e Pronës
- Ref Nr.1680
- Lloji
- Dhoma e gjumit1-2
- Banjo1-2
- Ballkon1-2
- Madhësia60-122 m²
Lista e çmimeve
Features
- Pishinë për fëmijë
- Kopshti
- Sauna
- Dhomë Avulli
- Banjo turke
- Dhoma masazhi
- Shërbimi i portierit
- Gjenerator
- Barbekju
- Restorant
- Rrëshqitje uji
- TV kabllor-satelit
- Kamera
- Ashensor
- Pishinë
- Pishinë të brendshme
- Parkim i hapur i makinave
- Palester
- Spa