Këto apartamente luksoze në Obën rurale janë tani për shitje. Kjo vendndodhje është e përsosur për blerësit që duan të jetojnë në një zon

Këto apartamente luksoze në Obën rurale janë tani për shitje. Kjo vendndodhje është e përsosur për blerësit që duan të jetojnë në një zonë të qetë dhe afër një qyteze metropolitane si Alania. Kjo zonë e këndshme është duke u ndërtuar, por të jep ndjenjën e fshatit.

Oba ndodhet në lindje të Alanias dhe përbëhet nga dy zona të ndara nga autostrada D400. Oba pranë plazhit ka dyqane të mëdha, kafene dhe restaurante, kurse zona tjetër, aty ku ndodhet kompleksi, ka disa dyqane lokale dhe supermarkete. Kjo zonë është elitare dhe prestigjioze andaj shumë kompani ndërtimi janë duke ndërtuar këtu.

Plazhet në Oba janë të bukura, me rërë të artë. Ka shumë për të bërë këtu, nga qendrat e sporteve ujore dhe kafenetë e plazhit pranë bregdetit. Kompanitë turistike ofrojnë shumë aktivitete si peshkim, zhytje, paragliding, etj. Ka edhe aktivitete tjera në dispozicion, në malet Taurus, si rafting, xhip safari, ecje, eksplorim i shpellave, etj. Nëse e preferoni argëtimin në mënyra tjera, mund të vizitoni vendet e famshme arkeologjike.

Kjo zonë e Obës ka disa shkolla private me reputacion të shkëlqyer dhe një qerdhe të madhe që hapet së shpejti. Spitali kryesor publik është pesë minuta larg me veturë, që e bën këtë vendndodhje të përsosur për t'u zhvendosur këtu apo edhe për të investuar në tregun e qirave.

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: dy kilometra
  • Distanca nga qyteza: 750 metra
  • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 132 kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 43 kilometra
  • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 100 metra.

Karakteristikat e apartamenteve 

Ky kompleks i ri është i ndërtuar në një sipërfaqe prej 1,938 metra katrorë dhe përbëhet nga dy blloqe me 20 apartamente në lloje të ndryshme. Ju mund të zgjedhni nga apartamentet njëdhomëshe apo suitat dupleks me dy dhoma gjumi. Peisazhi përreth është nga malet Taurus dhe zonat e drurit.

Secili apartament është modern dhe do të ndërtohet me pajisjet dhe orenditë më cilësore. Kuzhinat e këndshme kanë pajisje moderne dhe banjot luksoze janë elegante dhe praktike.

Hapësira e jashtme është e këndshme, me një pishinë të madhe të rrethuar nga tarracat dhe plantacionet e gjelbra. Ka shumë për ta mbajtur familjen tuaj të argëtuar këtu dhe ju jep një jetë të rehatshme dhe relaksuese sikurse në parajsë.

Distancat

  • 750 m
  • 2km
  • 43km
  • 132km
  • 100 m
  • Më shumë informacion

Detajet e Pronës

  • Ref Nr.1779
  • Lloji
  • Dhoma e gjumit1-2
  • Banjo1-2
  • Ballkon1-2
  • Madhësia46-94

Lista e çmimeve

83 2 Banjë 2 Ballkon €2,000/ Më shumë informacion

94 2 Banjë 2 Ballkon €2,000/ Më shumë informacion

46 1 Banjë 1 Ballkon €2,000/ Më shumë informacion

Features

  • Sauna
  • Dhomë Avulli
  • Barbekju
  • Pingpong
  • TV kabllor-satelit
  • Kamera
  • Ashensor
  • Pishinë
  • Parkim i hapur i makinave
  • Palester

Formulari i Kontaktit

Phone