Këto apartamente të reja luksoze janë tani për shitje në Demirtas. Kjo zonë e re është në lindje të Alanias dhe në perëndim të Gazipasas,

Këto apartamente të reja luksoze janë tani për shitje në Demirtas. Kjo zonë e re është në lindje të Alanias dhe në perëndim të Gazipasas, aty ku ndodhet aeroporti. Demirtasi është një vend i ri dhe ka nisur të ndërtohet me shumë komplekse prestigjioze. Është një fshat i qetë me dyqane dhe kafene, si dhe restaurante. Të jetoni këtu ju përshtatet atyre që duan të jetojnë në një vend të qetë me hapësira të gjelbra, përplot me plantacione portokajsh, limoni, ulliri, etj.

Plazhet në Demirtas nuk janë të komercializuara, me disa prej tyre që ofrojnë ushqim dhe pije. Ato janë të përziera me rërë dhe guralecë, dhe në disa vende me shkëmbinjë.

Demirtasi ka linja të shkëlqyera transporti me shërbime të rregullta autobusi që lidhin qytezat kryesore. Për udhëtarët e pavarur, ka kompani taksish dhe për vetura me qira në dispozicion.

Ka shumë për të bërë në këtë regjion, nga peshkimi, zhytja, etj. Ju poashtu mund të shkoni në malet Taurus, dhe të vizitoni disa vende arkeologjike. Në Alania, ka qendra të sporteve ujore. Në qendër, ju do të gjeni qendra tregtare dhe kalanë e Alanias, ku ju mund të eksploroni rrënojat e kalasë dhe të keni pamje panoramike të gjirit dhe maleve Taurus. 

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: 1.2 kilometra
  • Distanca nga qyteza: nëntë kilometra
  • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 153 kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 21 kilometra
  • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 500 metra.

Karakteristikat e apartamenteve

Ky kompleks i ri mahnitës ndodhet në një sipërfaqe prej 5678 metra katrorë dhe përbëhet nga dy blloqe moderne të apartamenteve. Pamja e jashtme është e bukur me fasadë të bardhë.

Ka shumë lloje dhe opsione për të zgjedhur, nga apartamentet njëdhomëshe deri te suitat dydhomëshe. Secili apartament modern do të jetë kompletuar me pajisje dhe orendi cilësore, si dhe teknika e bardhë do të jetë e përfshirë (frigorifer, makinë larëse, enëlarëse, furrë, aspirator, ventilator si dhe bojler elektrik). Apartamentet poashtu do të kenë: 

  • kondicionerë ajri në të gjitha dhomat
  • ngrohje nën dysheme në banjo
  • ngrohës elektrik i ujit.

Pamja e jashtme është mahnitëse, me një pishinë të madhe dhe kopshte. Ka shumë për t'i mbajtur fëmijët tuaj të argëtuar me një pishinë fëmijësh dhe kënd lojërash.

Qoftë si shtëpi pushimesh, për qëllime investimi apo për t'u zhvendosur përherë këtu, ky kompleks i ka të gjitha për ju dhe familjen tuaj që të keni jetë të lehtë dhe të rehatshme në Mesdhe. 

Distancat

  • 9km
  • 1km
  • 153km
  • 21km
  • 500 m
  • Më shumë informacion

Detajet e Pronës

  • Ref Nr.1766
  • Lloji
  • Dhoma e gjumit1-2
  • Banjo1-2
  • Ballkon1-2
  • Madhësia53-109

Lista e çmimeve

53 1 Banjë 1 Ballkon €3,000/ Më shumë informacion

109 2 Banjë 2 Ballkon €2,000/ Më shumë informacion

Features

  • Pishinë për fëmijë
  • Sauna
  • Dhomë Avulli
  • Xhakuzi
  • Pishinë
  • Pishinë të brendshme
  • Palester
  • Dhoma e kripës

    Formulari i Kontaktit

    Phone