Apartamentet mahnitëse me pamje nga deti në Kargicak tani janë në dispozicion për shitje. Kargicaku është një periferi atraktive në lindj

Apartamentet mahnitëse me pamje nga deti në Kargicak tani janë në dispozicion për shitje. Kargicaku është një periferi atraktive në lindje të Alanias që po rrit popullaritetin shpejt nga blerësit. U përshtatet atyre që e duan qetësinë dhe atmosferën e këndshme. Kargicaku ka infrastrukturë të mirë organizuar me shumë dyqane, kafene dhe restaurante. Autostrada D400 lidh të gjitha qytezat kryesore pranë bregdetit dhe ofron çasje të lehtë dhe të shpejtë nga të dy aeroportet. Ka autobus dhe taksi për të lëvizur, por nëse doni të jeni të pavarur, mund të merrni veturë me qira nga kompani të ndryshme. Plazhet në Kargicak janë të përziera me rërë dhe guralecë. Në vendet ku ka shkëmbinjë, hotelet kanë ndërtuar vende për të pasur hyrje direkte në det. Shëtitorja është e përsosur për çiklizëm dhe ecje. Ka shumë qendra të sporteve ujore në bregdet. Por, nëse preferoni argëtim në tokë, ka disa aktivitete. Ju mund të rezervoni për hiking, ecje në malet Taurus, ta vizitoni kanionin në Sapodere dhe të udhëtoni me teleferik pranë kalasë. Kjo zonë e Turqisë ka shumë vende arkeologjike që janë tejet mahnitëse për t'i vizituar.

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: 1.7 kilometra
  • Distanca nga qyteza: 3.5 kilometra
  • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 140 kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 25 kilometra
  • Distanca nga dyqanet dhe marketet: 1.4 kilometra
  • Distanca nga Alania: 14.4 kilometra

Karakteristikat e apartamenteve

Ky projekt i ri mahnitës do të jetë shumë i kërkuar nga blerësit pasi ka pamje nga deti prej kateve të larta. Ky kompleks ofron koncept të hotelit, por që është në nivel të ri! Dy blloqet e apartamenteve shtrihen në një sipërfaqe prej 3,455 metra katrorë dhe përbëhen nga 40 apartamente të ndara në gjashtë kate. Ka lloje të ndryshme për të zgjedhur nga 1+1 deri tek ato më të mëdha me 4+1 dupleks. Jo zakonisht, ka edhe disa apartamente 3+1 dupleks, që janë mjaft të popullarizuara. Brendësia do të jetë e kompletuar nga materialet më cilësore. Kuzhinat bashkëkohore janë të planit të hapur, të cilat janë mjaft moderne dhe me pajisje për nevojat tuaja.

Të përfshira në çmim janë:

  • dritare me korniza alumini dhe dyer rrëshqitëse në ballkones
  • dysheme prej qeramike
  • ndriqim LED
  • sistem kabllor televiziv dhe internet
  • ballkone të mëdha.

Fasada e jashtme e apartamenteve është e stilit mesdhetar që është mjaft atraktive. Kopshtet përreth kompleksit janë të gjelbra. Ka një pishinë të bukur e rrethuar nga tarraca me shezllonin tuaj për rrezitje. Kompleksi ka disa komoditete për t'ju ndihmuar të relaksoheni në hapësirat e bukura, si dhe ka zonë grilli për darkat me familjen dhe miqtë tuaj - ky vend i ka të gjitha! Kjo zonë e Turqisë tërheq shumë turistë gjatë gjithë sezonit dhe është vend i popullarizuar për apartamentet me qira. Investimi në një apartament në këtë fazë të hershme të ndërtimit nënkuptim kthim të lartë në investimin tuaj fillestar. Ky projekt u përshtatet blerësve që duan shtëpi pushimi apo për t'u zhvendosur përherë këtu. Kjo lagje ka komunitet të madh të ish-mërgimtarve që janë mikpritës për të posardhurit.

Distancat

  • 4km
  • 2km
  • 140km
  • 25km
  • 1km
  • Më shumë informacion

Të Dhënat e Pronës

  • Ref Nr.1679
  • Qëlliminë shitje
  • Llojiapartament
    Verifikuar
  • Dhomë gjumi1-3
  • Banjo1-3
  • Ballkon1-3
  • Madhësia61-200
  • Data e Fundit31-12-2022

Lista e Çmimeve

€125,000

1 Dhomë gjumi, Apartament

61 1 Banjo
1 Ballkon €2,000/
Më shumë informacion
€180,000

2 Dhomë gjumi, Apartament

105 2 Banjo
2 Ballkon €2,000/
Më shumë informacion
€215,000

2 Dhomë gjumi, Apartament

128 2 Banjo
2 Ballkon €2,000/
Më shumë informacion
€255,000

3 Dhomë gjumi, Apartament

200 3 Banjo
3 Ballkon €1,000/
Më shumë informacion

Features

  • pamje deti
  • Pamje natyrore
  • pishina për fëmijë
  • kopsht
  • sauna
  • dhomë me avull
  • Banjo Turke
  • Dhoma e masazhit
  • barbeky
  • Bilardo
  • Pingpong
  • Bar buzë pishinës
  • Siguria
  • Televizioni kabllor-satelit
  • Kamera
  • ashensor
  • pishinë
  • Pishinë e brendshme
  • palestër
  • pergola

Nuk dini nga t’ia filloni?

Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.

Phone
Zgjidhni aplikacionin tuaj të preferuar të mesazheve

Pronat e rekomanduara