Të Dhënat e Pronës
Verifikuar

  • Ref Nr.1763
  • Qëlliminë shitje
  • Llojiapartament
  • Dhomë gjumi2
  • Banjo2
  • Ballkon2
  • Madhësia124
  • Data e Fundit30-04-2023

Features

  • sauna
  • dhomë me avull
  • Jacuzzi
  • Siguria
  • Dhoma e ndërrimit
  • Kamera
  • pishinë
  • Hapni parkun e makinave
  • palestër

    Distancat

    • Qendra e qytetit: 300 m
    • Plazh: 550 m
    • Aeroporti: 130km
    • Aeroporti i dytë: 33km
    • Qendër tregtare: 150 m
    • Më shumë informacion

    Lexoni përshkrimin e plotë.

    Këto apartamente mahnitëse janë tashmë për shitje në Tosmur. Ky vend në lindje të Alanias është bërë një vend ideal për të blerë një shtëpi

    Këto apartamente mahnitëse janë tashmë për shitje në Tosmur. Ky vend në lindje të Alanias është bërë një vend ideal për të blerë një shtëpi ekskluzive për pushime, për t'u zhvendosur përherë apo për të investuar. Turistët e duan Tosmurin për shkak të vendndodhjes mahnitëse dhe infrastrukturës.

    Ka shumë dyqane, kafene dhe restaurante cilësore, duke e bërë këtë vend një zonë elitare për të jetuar. Është brenda një distance në ecje nga Alania dhe është një distrikt më i qetë, i përsosur për ata që duan një vend ideal për të pushuar apo jetuar. Një komunitet i madh i ish-mërgimtarve në Tosmur janë mikpritës dhe ndihmues për të posardhurit. Jeta sociale vazhdon këtu gjatë gjithë vitit, duke e bërë të përsosur për pushimet në verë dhe dimër.

    Plazhet në Tosmur janë të përziera me rërë dhe guralecë. Aty ku hyrja në det është me shkëmbinjë, disa hotele me pesë yje kanë vendosur hyrje direkte në det duke ju dhënë juve hyrje të sigurtë në ujërat e ngrohtë këtu. Ka shumë kafene plazhi që ofrojnë ushqime dhe pije cilvsore, me qendra të sporteve ujore pranë bregdetit.

    Poashtu, keni edhe aktivitete të shumta si zhytje, peshkim, xhip safari si dhe ecje e shëtitje nëpër male. Malet Taurus poashtu ofrojnë rafting, ecje dhe eksplorim i shpellave. Nëse preferoni jetë më të qetë, shikoni avantazhin e vendeve të famshme arkeologjike që janë të jashtëzakonshme këtu. Merrni një teleferik pranë kalasë së Alanias dhe shikoni përreth rrënojat mahnitëse. Nga maja e kalasë, ju keni pamje panoramike të gjirit të Alanias dhe maleve.

    Distanca nga komoditetet:

    • Distanca nga plazhi: 550 metra
    • Distanca nga qyteza: 300 metra
    • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 130 kilometra
    • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 33 kilometra
    • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 150 metra.

    Karakteristikat e apartamenteve 

    Ky kompleks i ri mahnitës ndodhet në një sipërfaqe prej 1,785 metra katrorë dhe përbëhet nga dy blloqe apartamentesh. Ka 27 apartamente në bllokun A dhe 20 në bllokun D. Ka poashtu apartamente një dhe dydhomëshe për të zgjedhur.

    Apartamentet do të ndërtohen me teknikat më moderne të ndërtimit, me izolim të zërit mes kateve dhe secilit apartament. Brendësia është mahnitëse me kuzhinat e hapura me pajisje dhe orendi bashkëkohore. Banjot janë luksoze dhe elegante, si dhe funksionale. Ballkonet e mëdha e zgjerojnë hapësirën e banimit dhe janë të përsosura për argëtimin me familjen dhe miqtë, si dhe ofrojnë pamje nga kopshti, e disa nga deti dhe kalaja.

    Pamja e jashtme është e këndshme me shumë komoditete që ua bën jetën të rehatshme dhe luksoze (shikoni listën e mëposhtme). Imagjinoni veten duke u rrezitur përreth një pishine të bukur, fëmijët tuaj duke u argëtuar në këndin e lojërave. Ju vendosni nëse doni të relaksoheni në zonën SPA. Kjo është jeta që gjithmonë e keni ëndërruar dhe tani mund ta bëni hapin e parë për ta bërë atë realitet. Thirrni një prej agjentëve tanë të shitjes për t'i diskutuar kërkesat tuaja.

    Nuk dini nga t’ia filloni?

    Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.

    Phone
    Zgjidhni aplikacionin tuaj të preferuar të mesazheve

    Pronat e rekomanduara