€89,000
Apartamente moderne për shitje në Kargicak
Antalya, Alanya
Këto apartamente moderne janë tani për shitje në Kargicak, një vend në lindje të Alanias. Kargicaku është bërë i popullarizuar nga blerës
Këto apartamente moderne janë tani për shitje në Kargicak, një vend në lindje të Alanias. Kargicaku është bërë i popullarizuar nga blerësit tanë të huaj që duan prona ekskluzive në vende elitare. Ky kompleks u përshtatet atyre që duan shtëp[i pushimesh në një vend rural. Kargicaku mbetet rual me shumë hapësira të gjelbra, ferma dhe zona druri.
Kargicaku ka shumë apartamente prestigjioze, vila dhe komplekse hotelesh pranë maleve Taurus. Shkaku i kësaj, infrasktruktura e zhvilluar dhe linjat e transportit janë në një vend. Pranë plazhit vendi është i zhvilluar, por aty pranë ka edhe kafene, restaurante, dyqane, lehtë të çasshme me autobus apo veturë.
Plazhet në Kargicak janë të këndshme, të përziera me rërë dhe gurë. Aty ku hyrja është vështirë, ka vend të rregulluar për hyrje direkte në det. Poashtu, ka shumë kafene plazhi dhe sporte ujore në bregdet.
Ka shumë për t'ju mbajtur ju dhe familjen tuaj të argëtuar në këtë regjion me ture zhytjesh dhe peshkimi, si dhe rafting e eksplorim në shpella, vizita në vende arkeologjike dhe nëse doni ta ndryshoni peisazhin, Alania është 20 minuta larg me veturë. Atje ju mund ta shikoni kalanë, të hipni në teleferik dhe të keni pamje panoramike të gjirit të Alanias dhe maleve Taurus.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: 450 metra
- Distanca nga qyteza: 1.5 kilometra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 140 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 25 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet 250 metra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky kompleks i ri përbëhet nga një bllok atraktiv i apartamenteve në një vend gjysmë-rural. Ka apartamente një dhe dydhomëshe dupleks në dispozicion.
Secili apartament do të kompletohet duke përdorur materiale të cilësisë së lartë dhe moderne, si dhe pajisje dhe orendi të shkëlqyera. Hapësira e banimit do t'u përshtatet familjeve moderne që duan rehati. Ballkonet e mëdha ofrojnë hapësirë shtesë për argëtim dhe darka me miqtë duke parë perëndimin e diellit pranë maleve Taurus.
Komoditetet (lista mëposhtë) janë të mrekullueshme, me një pishinë prej 70 metra katrorë e rrethuar nga shezlloni juaj. Një kënd i lojërave për fëmijë është i përsosur për t'i mbajtur të vegjlit tuaj të argëtuar si dhe ka një hapësirë parkingu për veturën tuaj. Ky kompleks i këndshëm ka gjithçka që ju duhet për ta jetuar një jetë të rehatshme në klimën e ngrohtë të Mesdheut.
Distancat
2km 450 m 140km 25km 250 m Më shumë informacion
Detajet e Pronës
- Ref Nr.1753
- Lloji
- Dhoma e gjumit1-2
- Banjo1-2
- Ballkon1-2
- Madhësia38-100 m²
Lista e çmimeve
Features
- Sauna
- Dhomë Avulli
- Xhakuzi
- Dhoma e veshjes
- Ashensor
- Pishinë
- Parkim i hapur i makinave
- Palester