Këto apartamente të reja luksoze janë tani për shitje në Obën e qetë. Ky kompleks i ri ndodhet në zonën e re të ndërtuar të Obës në lindj

Këto apartamente të reja luksoze janë tani për shitje në Obën e qetë. Ky kompleks i ri ndodhet në zonën e re të ndërtuar të Obës në lindje të Alanias. Kjo zonë është e njohur për rrethinën e qetë. Malet Taurus dhe pishat mund të shihen nga këto apartamente të reja.

Infrastruktura është duke u ndërtuar ngadalë këtu, por ju mund të gjeni dyqane të vogla dhe disa supermarkete të mëdha si Migros, në rrugën kryesore, që shet të gjitha produktet për nevojat bazike. Për më shumë blerje, ju duhet të udhëtoni në Alania. Ne mund t'ju ndihmojmë juve në blerjen e orendive të shtëpisë suaj të re si dhe blerjet tjera nëse keni nevojë.

Këto apartamente u përshtaten blerësve që duan të investojnë në një zonë të re dhe që duan shtëpi pushimesh apo që duan të zhvendosen përherë këtu.

Qendra e Obës është në një distancë të shkurtër dhe është shtëpia e kafeneve të këndshme, restauranteve dhe qendrave tregtare. Spitali kryesor publik është rreth dhjetë minuta larg me makinë. Kjo zonë është shtëpia e shumë shkollave private me reputacion të shkëlqyer. Afër janë edeh shkollat publike, ATM-t dhe barnatoret.

Autostrada D400 ndan Obën në dy zona - atë të plazhit dhe rrethinës. Këto apartamente mahnitëse janë në pjesën e fundit. Plazhi është afër me veturë nga ky vend dhe është i bukur me rërë dhe ujëra të ngrohtë e të qetë. Ka qendra të sporteve ujore dhe kafene plazhi si dhe kompanitë turistike ofrojnë aktivitete të ndryshme. Poashtu, ju mund të aranzhoni zhytje, peshkim, rafting, xhip safari si dhe të eksploroni vendet arkeologjike.

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: 2.2 kilometra
  • Distanca nga qyteza: 1.5 kilometra
  • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 132 kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 40 kilometra
  • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 210 metra.

Karakteristikat e apartamenteve

Ky projekt i ri përbëhet nga 31 apartamente të ndara në katër kate. Ka lloje të ndryshme pvr të zgjedhur nga apartamentet me stil njëdhomëshe dhe ato elegante me tre dhoma gjumi, madje edhe dupleks.

Secili apartament do të ndërtohet me standarde evropiane me orendi dhe pajisje cilësore. Kuzhinat e hapura janë së bashku me dhomat e ndenjes. Ballkonet maksimizojnë hapësirën e banimit dhe ofrojnë vend të përsosur për argëtim me miqtë dhe familjen duke e shikuar perëndimin e diellit pranë maleve Taurus.

Hapësira e jashtme është e këndshme me kopshte dhe tarraca për rrezitje pranë një pishine mahnitëse. Kjo është një hapësirë banimi që u jep juve rehati dhe relaks maksimal.

Distancat

  • 2km
  • 2km
  • 132km
  • 40km
  • 210 m
  • Më shumë informacion

Detajet e Pronës

  • Ref Nr.1783
  • Lloji
  • Dhoma e gjumit1-3
  • Banjo1-3
  • Ballkon1-2
  • Madhësia50-138

Lista e çmimeve

138 3 Banjë 2 Ballkon $1,811.59/ Më shumë informacion

50 1 Banjë 1 Ballkon $2,400.00/ Më shumë informacion

Features

  • Sauna
  • Siguria
  • Kamera
  • Pishinë
  • Parkim i hapur i makinave
  • Palester

    Formulari i Kontaktit

    Phone