€145,000
Apartamentet superiore moderne në Obën e bukur
Antalya, Alanya
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.1610
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi1-2
- Banjo1-2
- Ballkon1
- Madhësia54-75 m²
- Data e Fundit31-05-2023
Features
- Banjo Turke
- Gjenerator
- Siguria
- Alarm
- Televizioni kabllor-satelit
- Kamera
- Afër stacionit të autobusit
- pishinë
- alarm zjarri
Distancat
Qendra e qytetit: 2km Plazh: 2km Aeroporti: 120km Aeroporti i dytë: 30km Qendër tregtare: 250 m Më shumë informacion
Lexoni përshkrimin e plotë.
Apartamentet superiore moderne në dispozicion në Obën e bukur. Kjo zonë e Obës është aktualisht duke u zhvilluar dhe jep ndjenjën e gjelbërimit që i tërheq ata që duan jetë më të qetë dhe larg nga jeta e ngarkuar e Alanias. Plantacionet e portokajve dhe limonave rriten aty pranë. Oba ka infrastrukturë të zhvilluar dhe ky projekt është afër të gjitha komoditeteve si kafeneve, dyqaneve dhe restauranteve. Kjo zonë është në vend të mirë dhe pranë shkollave private dhe atyre publike. E përsosur për ata që duan të shpërngulen këtu. Plazhi është lehtë i qasshëm, teksa shumë aktivitete sportive kryhen këtu, dhe afër ka edhe kafene plazhi, disa prej tyre me muzikë të drejtpërdrejtë në muajt e verës.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 250 metra
- Distanca nga shkollat private dhe publike: 250 metra
- Distanca nga spitali; 500 metra
- Distanca nga qendra e Obës: 1.5 kilometra
- Distanca nga plazhi: dy kilometra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 120 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 30 kilometra.
Karakteristikat e apartamenteve
Këto apartamente japin ndjenjë bashkëkohore, të përsosura për familjet moderne ose për ata që duan të blejnë shtëpi në klimën e ngrohtë të Mesdheut. Ka opsione të ndryshme për të zgjedhur nga 2+1 deri në 4+1, por këto apartamente po shiten shpejt, andaj nxitoni! Blloku ka një sipërfaqe prej 1200m² dhe ka vetëm 20 apartamente. Secili apartament është kompletuar me standardet më të larta dhe ka plan të hapur të banimit ose me kuzhina të ndara. Materialet e përdorura në kuzhina dhe banjo janë të cilësisë së shkëlqyer dhe japin ndjenjën e luksit. Pamja e jashtme është e këndshme një pishinë të bukur dhe tarraca përreth për shezllonin tuaj. Fëmijët përfitojnë nga një kënd i dedikuar i lojërave dhe kopshtet e bukura.
Lista e Çmimeve
Planet e Kateve
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.