Si të bëheni shtetas turk?


Si të merrni shtetësinë turke dhe cilat janë procedurat?

Summer Home Real Estate do t'ju ndihmojë me të gjitha procedurat e nevojshme për marrjen e shtetësisë turke përmes investimeve.

Rregulla të reja: Rregullat e përditësuara në janar 2022 

Blerësit e huaj tani duhet të dërgojnë paratë në një bankë turke para blerjes. Kjo pasi transaksioni mund të procesohet në lirën turke. Të huajt që marrin shtetësinë duke zhvendosur paratë në Turqi duhet gjithashtu t'i konvertojnë valutat në lira. Kjo nënkupton se ditët e transferit direkt te llogaria e shitësit kanë mbaruar. Ju gjithashtu duhet të merrni certifikatën e blerjes për këmbimin e huaj me dokumentet e tjera. 

Që nga shtatori i vitit 2018, disa nga rregulloret janë ndryshuar. Republika e Turqisë u jep tani shtetësinë të huajve që blejnë një pronë të paluajtshme në Turqi në një vlerë prej të paktën 250 mijë dollarë në vend të një milion dollarëve siç ishte më herët.

Ne ju ndihmojmë të kuptoni procesin me përgjigjet në pyetjet vijuese:

Si të merrni shtetësinë turke duke investuar? 

  • Merrni numrin e regjistrimit të taksës turke: shkoni në zyrën e taksave në Turqi me pasaportën tuaj dhe fotografitë biometrike. 

  • Hapni një llogari bankare në Turqi: Ju nevojitet pasaporta dhe numri i taksës si dhe një faturë për të dëshmuar adresën tuaj aktuale në shtetin tuaj. 

  • Gjeni një pronë: Prona duhet të ketë vlerën e 250 mijë dollarëve dhe mund të jetë një shtëpi e vetme apo shumë shtëpi. 

  • Bleni pronën: Prona duhet të blihet përmes transferit bankar dhe nuk mund të shitet për tri vjet. 

  • A do të marrë familja ime shtetësi turke?

       Po. Ju, bashkëshorti/ja juaj dhe fëmijët nën moshën 18 vjeç mund të merrni shtetësinë.

  • Si duhet të llogaris kursin e këmbimit të dollarit?

       Zyra e TAPU-s llogarit vlerën nga kursi i shitjes së Bankës Qendrore Turke në datën e aplikimit.

  • Sa zgjat procesi i marrjes së shtetësisë turke?

       Qeveria ka hapur një zyrë speciale të shtetësisë për të kursyer kohën, duhen afërsisht dy muaj.

  • Unë tashmë kam një pronë në Turqi, a kam të drejtë të marr shtetësinë turke?

       Dita e pronësisë së pasurive të paluajtshme (marrja e pronësisë) duhet të jetë pas datës 19 shtator, 2018.

  • A mund të kenë më shumë se një person një apartament?

       Po, apartamenti mund të jetë në pronësi të më shumë njerëzve.

  • A mund ta shes pronën pas aplikimit për shtetësi turke?

       Po, ju mund ta shisni pronën tuaj tre vjet pas aplikimit tuaj dhe përsëri mund të mbani shtetësinë tuaj turke.

  • A mund të blej pronë komerciale me të ardhura nga qiraja dhe përsëri të kërkoj shtetësi?

       Po, çdo pronë që blini llogaritet (njësitë rezidenciale dhe zyra, ndërtesat dhe toka).

  • A mund të paguaj 250 mijë dollarë për pronën me këste?

       Jo, investimi duhet të bëhet me një pagesë të vetme.

  • A do të marr ndihmë me procesin e marrjes së shtetësisë turke?

       Summer Home Real Estate do t'ju ndihmojnë me të gjitha dokumentet dhe do t'ju drejtojë gjatë procesit të marrjes të shtetësisë turke.

  • A do të jepet automatikisht shtetësia ime kur plotësoj kushtet?

      Jo, ju duhet së pari të verifikoni nga të dhënat e arkivit se nuk jeni kërcënim për sigurinë kombëtar të Turqisë.

  • A mund të marr shtetësinë turke pa ardhur personalisht?

       Po, Summer Home mund t'ju ndihmojë nëse ju do të dërgoni autorizimin, ne do të ndjekim të gjithë procesin nga fillimi deri në fund për ju.

  • Cilat kombësi mund të aplikojnë për pasaportë turke?

       Të gjithë kombësitë që janë në gjendje të blejnë pronë ose të investojnë në Turqi mund të aplikojnë për shtetësi turke.

  • A lejon ligji turk shtetësi të dyfishtë ose të shumëfishtë?

       Po, ligji turk lejon shtetësi të dyfishtë ose të shumëfishtë kur bëheni shtetas turk. Ju duhet të konsultoheni me konsullatën e kombësisë tuaj origjinale, disa vende nuk lejojnë të kenë         shtetësi të dyfishtë ose të kenë disa kufizime të tjera.

  • A është e detyrueshme të jetosh në Turqi për të marrë shtetësinë?

       Jo. Ju nuk keni nevojë të jetoni në Turqi.

  • Deri në përfundimin e procesit të shtetësisë, a mund të marr një leje qëndrimi?

       Po, ju mund të merrni një leje qëndrimi në Turqi për ju dhe anëtarët e familjes.

  • Sa njerëz mund të aplikojnë për shtetësi në një akt ceritifikatë pronësie?

       Vetëm një person dhe familja e tij e ngushtë (bashkëshorti, fëmijët nën 18 vjeç) mund të kërkojnë shtetësi.

  • A ka ndonjë mënyrë tjetër për të marrë shtetësinë turke?

       Po, nëse buxheti juaj nuk është i mjaftueshëm për të aplikuar për shtetësinë turke me investime, ju mund të provoni Turquoise Card. Ai i jep pronarit të saj të njëjtat të drejta si të drejtat e shtetasit turk, përveç të drejtës së votës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Ne shpjegojmë më shumë rreth kartës më poshtë.

  • A duhet të jem i kujdesshëm për disa pika gjatë aplikimit?

       Ministria do të duhet të sigurohet që vlera e pasurive të paluajtshme të jetë minimale - 250 mijë dollarë. Kompanitë e vlerësimit të pasurisë verifikojnë çmimin e duhur për të parandaluar mashtrimet e çmimeve. Ne, si Summer Home, ju garantojmë çmimin e duhur të pronës në raportin e vlerësimit.

Llojet e shtetësisë në Turqi

Shtetësia me investime: Sipas ligjit të ri nga shtatori i vitit 2018, të huajt mund të aplikojnë për shtetësi turke pasi të kenë blerë një pronë me vlerë minimale prej 250 mijë dollarë. Opsioni i dytë është të depozitoni të paktën 500 mijë dollarë në ndonjë nga bankat turke. Të dyja këto opsione duhet të jenë të vlefshme për tre vjet. Opsionet e tjera kërkojnë kapital fiks investimi prej 500 mijë dollarë ose të punësojnë të paktën 50 qytetarë turq.

Turquoise Card: Ky sistem nga viti 2017 lejon njerëzit që kanë atribute dhe aftësi në teknologji, ekonomi, arte, sporte, kulturë, gjithashtu drejtues të biznesit ose investitorë të aplikojnë për Turquoise Card. Garanton pothuajse të njëjtat të drejta si shtetësia normale turke.

Mbajtësit e lejeve të pronës dhe qëndrimit: Pronarët e pronave dhe mbajtësit e lejeve të qëndrimit që qëndruan legalisht në Turqi për të paktën pesë vjet pa ndërprerje në kohën e aplikimit, nuk duhet të jenë larguar nga Turqia për më shumë se gjashtë muaj.

Shtetësia me martesë: Të huajt e martuar me një shtetas turk mund të aplikojnë për shtetësi pas tre vitesh martesë. Ekzistojnë disa kushte që duhet të përmbushen në mënyrë që të fitohet me sukses shtetësia turke (të jetosh së bashku, të përmbahesh nga sjelljet që mund të dëmtojnë bashkimin martesor ose të mos jenë kërcënim i sigurisë kombëtare).

Shtetësia nga lindja: Ky lloj është mënyra më e lehtë për tu bërë shtetas turk. Sipas ligjit, shtetasit e lindur nga një ose të dy shtetasit turq kanë të drejtë të marrin shtetësinë. Gjithashtu, nëse një nënë apo baba janë të suksesshëm në aplikimin e tyre për nënshtetësi turke, ajo jepet edhe për fëmijët e tyre.

Dokumentet e kërkuara për aplikim për shtetësinë turke me investime:

- formulari i aplikimit

- pasaporta valide

- katër fotografi të madhësisë së pasaportës të anëtarëve të familjes

- certifikata e lindjes

- lejeqëndrimi ose viza turistike valide në pasaportën tuaj 

- nëse aplikohet ndonjë licencë martese, certifikata e lindjes së fëmijëve

- nëse është e zbatueshme kopja e identitetit turk dhe adresa e të afërmve aplikantë në Turqi

- aplikacioni dhe fatura e pagesës së taksës

- raporti i vlerësimit

- certifikata e pronësisë.

Përfitimet e shtetësisë turke:

Duke u bërë një shtetas turk, ju keni të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër turk, të drejtën për të votuar, për të punuar dhe për të marrë përfitime shëndetësore dhe pensioni.

Bashkëshorti juaj dhe fëmijët tuaj nën moshën 18 vjeç marrin shtetësinë në të njëjtën kohë me ju.

Ju nuk keni nevojë të deklaroni pasuritë ose të ardhurat tuaja që keni aktualisht nga vendet e tjera.

Ju mund të vazhdoni të jetoni jashtë vendit dhe të aplikoni për shtetësi sapo të merrni lejen e qëndrimit.

Summer Home do t'ju ofrojë informacione të mëtejshme pasi të vendosni të aplikoni për shtetësinë turke.