Blerja e gjelbër është një zgjedhje etike

Blerja e gjelbër është një zgjedhje etike

  • 4 Koha e Leximit
  • Publikuar më 24.04.2023
Ndaj

Kriza globale ka ka "goditur" banimin këtu në Turqi

Kriza klimatike dhe blerja e banimit 

Etika rreth blerjes së një shtëpi apo apartamenti kanë qenë në fokus në vitet e fundit. Kriza globale klimatike i ka "goditur" edhe shtëpitë këtu në Turqi. Në muajt e fundit, ne kemi pasur zjarre në pyje dhe përmbytje për t'u përballur. Me këto fatkeqësi natyrore, duket se është rritur paraljmërimi rreth kujdesit global dhe gjurmëve të karbonit. Hulumtimet në "Goodgle" gjatë këtyre fatkeqësive natyrore tregojnë se shumica i njerëzve i kanë kërkuar këto gjëra. Pra, çfarë nënkupton kjo për kompanitë tona të ndërtimit. A do të fillojnë njerëzit të pyesin rreth gjurmëve të tyre të karbonit kur blejnë një pronë apo veturë të re?

Ne duhet të kemi një revolucion të "gjelbër", andaj nuk është mirë të shikojmë tek e kaluara dhe te arkitektura e saj, sepse ne duhet të shikojmë tek e ardhmja dhe ta ruajmë planetin tonë. Duhet të marrim masa dhe përgjegjësi tani. Ky është mesazhi nga liderët brenda kompanive të ndërtimit. 

Disa kompani ndërtimi kanë nisur të reagojnë në mënyrë etike. Paralajmërimet globale dhe krizat mjedisore kanë qenë në agjendën e disa kompanive që moti dhe tani ata janë duke hulumtuar mënyra të reja dhe efiçiente për ndërtimin e së ardhmes. Disa prej strategjive që po implementohen janë:

  • Ripërdorimi i ujit të shiut dhe ujërave të zeza. P.sh, ujërat e zeza mund në dush mund të ripërdoren për pastrimin e toaletit.

  • Uji i përdorur gjatë larjes së pemëve dhe perimeve mund të përdoret për ujin e kopshtit

  • Panelet solare mund të përdoren për ngrohjen e ujit

  • Turbinat e erës për të gjeneruar rrymë 

  • Drita e diellit mund të përdoret për ngrohjen e ndërtesave dhe si burim natyral i ndriqimit 

  • Xhami me emetim të ulët zvogëlon sasinë e nxehtësisë në dritaret tuaja dhe mban jashtë dritën e dëmshme të quajtur UV.

Apartamentet me kosto kursyese 

Duke zgjedhur të jetoni në një apartament të ndërtuar mjedisor, ju zgjedhni edhe të reduktoni faturat tuaja. Një prej gjërave më të shtrenjta të shtëpisë është ngrohja, rryma dhe uji. Duke jetuar në një ndërtesë mjedisore me familja, fatura prej 400 lirash turke për rrymë mund të reduktohet në 160 lira turke! 

Progresi mund të jetë i ngadaltë, por me siguri se do të vjen dhe nëse kërkesat e klientëve janë për banime të tilla, atëherë kompanitë e mëdha do t'i dëgjojnë deh do të bëjnë ndryshimet e nevojshme.