Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Blini një apartament të lirë në Side, Turqi

Investim në një apartament në Side, Turqi, banim luksoz dhe jo i shtrenjtë në këtë regjion është i popullarizuar nga blerësit prej Evropës dhe ish-shtetet e CIS.

Nëse jeni duke konsideruar se ku t'i investoni paratë tuaja, ne ju ofrojmë juve të blini një apartament në Side, Turqi, banim luksoz dhe jo i shtrenjtë në këtë regjion është i popullarizuar nga blerësit prej Evropës dhe ish-shtetet e CIS. Vendi ofron mundësi për pushime tradicionale në plazh, peshkim, zhytje dhe monumente mahnitëse historike. 

City Side
Side City - Turkey.

Përfitimet e blerjes së një apartamenti në Side 

Në këtë qytet, të huajt duan të blejnë apartamente, kryesisht qytetarët nga Evropa që dinë si t'i llogarisin paratë dhe si t'i përdorin ato. Kërkesat për pasuri të paluajtshme në Turqi në vitin 2019, sipas Institutit të Statistikave, janë rritur për 26 përqind krahasuar me vitin paraprak. 

Avantazhet kryesore të blerjes së një apartamenti në Side janë: 

Benefits of buying
Avantazhi i blerjes është klima mesdhetare. 
  1. Klima e butë mesdhetare. Verat janë të ngrohta dhe të thata: temperaturat rriten gjatë ditës deri në +34°C, dhe natën nën bien nën +22°C. Temperatura mesatare ditore në sezon është +26°C. Uji ngrohet deri në +25°C. Në këtë rast, dimri sjell shi, por termometri nuk bie asnjëherë nën +14°C madje edhe natën dhe uji nuk ftohet nën +14°C.
  2. Infrastruktura e cilësisë së lartë turistike ofron t gjitha nevojat për një qëndrim të përshtatshëm dhe të përhershëm në këtë regjion. Ndërtuesit privat dhe planifikuesit urban komunal sjellim standardet më të larta të ndërtimit. 
  3. Distrikti sjell burime mbështetëse për t'i tërhequr turistët nga e gjithë bota. Për shembull, shuma e taksave nuk dallon nga blerësit vendas dhe të huaj, që është karakteristikv për shumë shtete të Evropës Perëndimore. Më pas, pasuritë e paluajtshme komerciale dhe banuese në Turqi janë në kërkesë të lartë. Interesimi i blerjes nuk është vetëm për ndërtimet e reja, por edhe për të dorës së dytë dhe disa apartamente blihen në fazën e ndërtimit. 
  4. Taksat e ulta të pasurive të paluajtshme krahasuar me shtetet e Evropës Perëndimore. 0,1 përqind taks në vlerën e saj kadastrale. Paguhet çdo vit dhe arrin në vlerën prej 0,02 përqind për ndërtesa dhe 0,03 përqind për një tokë që i përket pronarit.

Çfarë pasuri të paluajtshme mund të blihen 

Ne ju sygjerojmë të zgjedhni nga apartamentet që ndodhen në ndërtesat e ulta (nga tre deri në gjashtë kate) në komplekset rezidenciale në qytet. 

Shkalla e çmimeve varion si më poshtë - ju mund të blini: 

  • apartamente 1+1 për 79 mijë euro;
  • apartamente 2+1 afër rrënojave antike për 130 mijë euro;  
  • apartamente luksoze 3+1 me pamje panoramike të detit në një kompleks rezidencial luksoz për 179 mijë euro; 
  • apartament dykatësh (dupleks) me katër dhoma gjumi për 199 mijë euro; 
  • suita me xhakuzi në tarracë;
  • shtëpi qyteti dhe vila me çmim nga 220 mijë euro. 

Komplekset rezidenciale janë ndërtuara bazuar në teknologjinë më të avansuar evropiane duke përdorur materiale cilësore. Dizajni i apartamente është i punuar me detaje mahnitëse që mund t'i kënaqin të gjitha shijet.

Villa
Vilë në qytetin e Sides (Turqi). 

Të gjitha komplekset e reja rezidenciale janë ndërtuar me komoditete të ndryshme relaksuese për pronarët e tyre: 

  • siguria, përfshirë monitorimin me video në territor;
  • pishinë e brendshme, e jashtme dhe për fëmijë;
  • sauna;
  • palestër;
  • parkim;
  • Wi-Fi
  • zonë relaksi;
  • tarracë për grill.

Tarifa e depozitës mujore varion nga 50 euro deri në 150 euro për muaj, varësisht nga cilësia dhe llojëshmëria e shërbimeve të ofruara. 

Për të vlerësuar përfitimet e investimit në Side, ju mund të aranzhoni një udhëtim falas për t'i parë apartamentet. Gjatë udhëtimit, ju jo vetëm që do të shihni zonën e banimit, por gjithashtu do të vlerësoni pronat e interesimit tuaj dhe do të bëni një marrëveshje paraprake të blerjes duke bërë një depozitë të përshtatshme. Kompania jonë Summer Home garanton transaksionin ligjor dhe të sigurtë.

Paraqitja e qytetit 

Side është një vend i vogël me një popullësi prej 14 mijë banorësh, që ndodhet 70 kilometra larg nga Antalia. Transferi nga aeroporti ndërkombëtar zgjat një orë. Këtu ju do të mirëpriteni nga plazhet me rërë me një hyrje të mrekullueshme në det. Por, vendpushimi nuk ju tërheq vetëm me plazhe, por edhe me historinë dhe arkitekturën e Sides së vjetër. Muzeu i Sides do t'ju mahnisë me numrin e madh të monumenteve kulturore nga shekulli i dytë.  

Ju mund të shihni:

  • Teatrin e vjetër romak;
  • Tempullin e Apollos;
  • Rrënojat e fontanës monumentale - Nymphaeum;
  • Devlet Agorasi;
  • Tempullin e Athinës;
  • Fontanën Vespasian;
  • Qytetin e vjetër të Side;

Në Siden antike, "dolmus" lëviz nga të gjitha pjesët e qytetit. 

Side turistike ka një shëtitore të gjatë me stil të një qyteti piratësh. Pushuesit mund të marrin me qira një varkë. Në Tourist Side is a long promenade, stylized as a pirate town. Vacationers can rent a boat. Në kafenenë nën palma, mund të takoni kamerierë me kapelë piratësh dhe papagallë që flasin si dhe figura të shimpanzeve me të cilët mund të bëni një fotografi.

Antique theatre
Pika e referimit të qytetit (teatri antik). 

Në linjën e parë dhe të dytë janë hotelet jo të shtrenjta. Komplekset rezidenciale me apartamente luksoze janë duke u ndërtuar më larg detit. Mesatarisht, distanca nga banimi ku ju mund të bleni një apartament nga plazhi është rreth një kilometër. 

Komuna është e formuar nga disa zona me resorte si: 

  • Manavgat;
  • Titreengel;
  • Kumkoy;
  • Colacles;
  • Kyzylagac.

Tregtia në Manavgat

Manavgat është një fshat me dyqane dhe butiqe. Pushuesit dhe vendorët nga e gjithë komuna vijnë këtu për blerje. Përpos dyqaneve të suvenireve dhe dyqanit të njohur, Waikiki, gjithashtu ka edhe markete të mëdha, të cilat nuk shesin vetëm produkte bujqësore, por edhe ëmbëlsira, tekstil dhe pajisje shtëpiake. 

Ju mund të shkrepni fotografi spektakolare dhe të keni një pushim nga blerjet në qendrën e fshatit. Aty është ujëvara tre metra e gjatë e Manavgatit dhe 40 metra e gjerë. Afër, ju mund të relaksoheni edhe në restaurantet e vogla dhe në kafene. 

Nga qendra e Sides lëviz "dolumus" numër një. Rruga shkon nga sheshi Demriel dhe rrugës Cesena. Distanca - pesë kilometra, koha e udhëtimit - 12 minuta. 

Trading Manavgat
Qendra tregtare moderne Manavgat.

Titreengel i qetë

Ky është një fshat i vogël turistik në brigjet e liqenit piktoresk me emrin e njejtë, ku rrjedh lumi Manavgat. Titreyengol përkthehet nga turqishtja si "liqeni drithërues". Fshati është i rrethuar nga kodrat dhe malet, dhe këtu është më freskët se në pjesët tjera të distriktit.  

Hotelet dhe ndërtesat janë të ndërtuara në brigjet e rezervuarit. Këtu nuk ka supermarkete dhe komoditete argëtimi. Vendpushimi ndodhet në një vend të përshtatshëm për pushime familjare me fëmijë. Zona e këtij liqeni është më e qeta në gjithë Antalian. 

Ju mund të shkoni këtu nga Side me autobusin numër dhjetë, i cili niset nga stacioni qëndror i autobusave. Distanca - tetë kilometra. 

Side Village
Fshati Titreengel.

Kumkoy tradicional

Ndodhet mes Sides dhe Manavgatit, 2.5 kilometra nga brigjet e parajsës Side Royal në hotelin Nova Park. Ky është një vendpushim tipik turk me plazhin e pastër, infrastrukturën e zhvilluar dhe jetën e natës. Ka shumë klube nate, restaurante, por nuk ka parking dhe ka vetëm disa kënde lojërash. 

Avantazhi i Kumkoy janë çmimet e volitshme në gastronomi dhe hotelet jo të shtrenjta. Më pas, shumica e pushuesve këtu janë të rinjë nga shtetet ish-Bashkimit Sovjetik.

Nga Side në Manavgat, "dolmus" lëviz çdo 20 minuta dhe koha e udhëtimit është 6-7 minuta.  

Kumkoy village
Fshati Kumkoy.

Colakli i peshkatarëve

Ky fshat i madh praktikisht është pjesë e qytetit, sepse nuk ka kufi mes tij dhe Side. Zona e plazhit është e vogël këtu, dhe pothuajse e gjithë linja e parë është e zënë nga hotelet. Pushuesit që qëndrojnë në hotele mund të shkojnë në det dhe të rreziten teksa shërbimet e çadrave, shezlloneve dhe tualeti janë pa pagesë.

Në pjesën shkëmbore të bregdetit, peshkatarët vendas zënë peshq për shitje. Por, nëse doni të zini peshk vetë, mund të merrni me qira një shufër peshkimi. Nëse nuk ju pëlqen peshkimi nga bregu, atëherë ekziston mundësia të merrni me qira një varkë me motor dhe të provoni fatin tuaj në detin e thellë. Çmimi i këtij shërbimi është 30 dollarë për dy orë. Udhëtimet me jaht me një kapiten janë gjithashtu të mundshme. Në këtë rast, përveç peshkimit, do t'ju ofrohet mundësia të notoni në dete të hapur, por edhe darka.

Makinat e Side Taxi dhe Query Taxi lëvizin përgjatë Cholakli. Ju mund të përdorni "dolmus" dhe të shkoni në Side ose Manavgat për 20 minuta.

Colakli
Fshati Cholakli.

Kyzylagach i fëmijëve

15 kilometra në lidhje të Sides është një fshat pushimi që do t'ua shfaq bukuritë natyrore adhuruesve të pushimeve. Kyzylagach është i mbuluar me pemishte. Dhe menjëherë mbrapa aty janë fushat e gjera prej pambukut, dhe pastaj fillojnë pyjet halore.

Kjo zonë zgjidhet nga çifte me fëmijë të vegjël dhe pensionistët evropianë. Infrastruktura përfshin shumë kënde lojrash dhe atraksione dhe pothuajse të gjitha taksitë janë të pajisura me vende për fëmijë. Kafenetë ofrojnë meny për fëmijë, dhe muzika në restaurante fiket pas orës 22:00.

Ka plazhe të bukura dhe të pastra dhe det të cekët, i cili ngrohet gjatë verës në +28°C.

Nuk ka qendra tregtare dhe pazare të mëdha në Kyzylagach. Nëse ju doni të bëni blerje të mëdha, ju duhet të shkoni në qendrat tregtare të Manavgatit. 

Ne jemi të gatshëm t'ju ofrojmë juve informacionet e nevojshme rreth secilës zonës dhe të organizojmë një udhëtim falas për t'i shikuar apartamentet e gatshme për shitje. 

30 Korrik 2022
Blini banim në Alania
Blini banim në Alania Blini një shtëpi në Alania, vend i cili është i popullarizuar në Turqi, në uebsajtin tonë. Lexo më shumë
29 Korrik 2022
Bashkëpunimi me Summer Home
Bashkëpunimi me Summer Home Summer Home aktualisht duke kërkuar një Agjencion Profesionale/ Brokerë të Pasurive të Paluajtshme për të bashkëpunuar në shitjet e pasurive të paluajtshme turke. Lexo më shumë
30 Korrik 2022
Blini një apartament të lirë në Side, Turqi
Blini një apartament të lirë në Side, Turqi Investim në një apartament në Side, Turqi, banim luksoz dhe jo i shtrenjtë në këtë regjion është i popullarizuar nga blerësit prej Evropës dhe ish-shtetet e CIS. Lexo më shumë
29 Korrik 2022
Historia e Summer Home
Historia e Summer Home Summer Home Real Estate është një agjencion turk i pasurive të paluajtshme. Është themeluar në vitin 2002 në Antalia. Qytet i madh, me aeroport ndërkombëtar dhe qendër shumë e popullarizuar turistike. Lexo më shumë