Certifikata e pronësisë - TAPU
TAPU është emri i dokumentit të pronësisë në turqisht, i cili është një dokument ligjor që tregon se ju zotëroni të gjitha të drejtat mbi pronën. Emri i plotë i pronarit, fotografia dhe informacioni i hollësishëm mbi pasuritë tregohen në këtë dokument.
Çfarë ju duhet për ta marrë një TAPU?
Ky dokument zyrtar sigurohet dhe regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të Tokave në vendndodhjen e pronës tuaj. Certifikata e pronësisë arkivohet këtu dhe duhet të vuloset me një vulë. Derisa aplikoni për TAPU, duhet të paraqiteni personalisht (ose kujdestari juaj me autorizimin) në Zyrën e Regjistrimit të Tokës me shitësin e pronës në Turqi dhe të punësoni një përkthyes zyrtar (në rastin kur nuk flisni turqisht). Pas nënshkrimit të këtyre dokumenteve, procesi i blerjes së pronës në Turqi ka përfunduar dhe ju bëheni pronar dhe keni të gjitha të drejtat mbi pronën tuaj në Turqi.
Si funksionon ky proces?
- Aplikacionet janë të prnauara në ditët e javës deri në mesditë duke e bërë të mundur për ju që ta merrni certifikatën e pronësisë pasdite.
- Përkthimi dhe pasaporta origjinale e blerësit
- Numri i taksës së blerësit
- Raporti i vlerësimit
- Dëshmia e indentietit
- Certifikata aktuale e pronësisë
- Dokumenti identifikues i shitësit.
FAQ
Sa zgjatë marrja e certikatës së pronësisë? Mund të marrë kohë një deri në dy ditë, por kjo varet nga puna në Zyren e Regjistrit të Tokës.
Kur duhet ta paguaj unë çmimin e pronës? Kjo duhet të kompletohet para shkuarjes në zyren e TAPU-s.
A ka ndonjë proces të ndryshëm për marrjen e certifikatës së pronësisë për shtetësinë turke? Kur ju blini një pronë për shtetësinë turke si investim, ju nuk mund ta shitni atë për tre vjet dhe kjo ceket edhe në dokumentacion.
Çfarë ndodhë nëse unë vdes? Familja juaj ka të drejtën ta marrë pronën pas vdekjes suaj pasi në Turqi, prona që ju blini konsiderohet si pronë e lirë.
A munden fëmijët e mi (nën 18 vjeç) t'i kenë certifikatat e pronësisë në emrat e tyre? Po. Ju duhet t'i merrni certifikatat e lindjes, që janë certifikuar nga noteri në Turqi.
Sa njerëz mund ta kenë certifikatën e pronësisë me emrin e tyre? Nuk ka kufizim në lidhje me emrat e shkruar në certifikatën e pronësisë.
A ka bashkëshortja ime të drejta në pronën time? Sipas ligjit turk, nëse ju blini pronë pas martesës, atëherë bashkëshortja juaj ka të drejta aq sa ju, madje edhe nëse emri i saj nuk është i shkruar në certifikatën e pronësisë.
E kam humbur certifikatën time origjinale të pronësisë? Çfarë mund të bëj unë? Është proces i thjeshtë të marrësh ceritifikatën e pronësisë të ri-shtypur pasi ka një vend të sigurtë të mbajtur në Zyren e Regjistrit të Tokave dhe Kadastrit.
Summer Home Real Estate do t'ju ndihmojë me të gjitha dokumentet e nevojshme për marrjen e certifikatës së pronësisë.