Çfarë është S.G.K?

  • blogPage.readTime
Postoni imazhin
Shpërndaje:

S.G.K ose emërtimi i plotë - Sosyal Güvenlik Kurumu - është programi për kujdesin shëndetësor i qeverisë turke. Kujdesi shëndetësor është i detyrueshëm në Turqi për njerëzit mbi 18 vjeç deri në 65 vjeç që duan lejeqëndrim.

Çfarë është S.G.K? 

S.G.K ose emërtimi i plotë - Sosyal Güvenlik Kurumu - është programi për kujdesin shëndetësor i qeverisë turke. Kujdesi shëndetësor është i detyrueshëm në Turqi për njerëzit mbi 18 vjeç deri në 65 vjeç që duan lejeqëndrim. Për të huajt që duan të aplikojnë për lejeqëndrim, duhet të kenë sigurim shëndetësor. Shumë duan kujdes shëndetësor privat, por kjo nganjëherë është e mbuluar në rast se jeni të kualifikuar për S.G.K. Disa kompani me reputacion ofrojnë mbulueshmëri më të lartë, por mund të jenë më të shtrenjta.

Pas një viti të mbajtjes së lejeqëndrimit, keni të drejtë të aplikoni për S.G.K. Procesi është tejet i lehtë. Ju duhet të shkoni në zyren tuaj lokale të S.G.K për të aplikuar. Secili regjion ka kërkesa të ndryshme, andaj kontrolloni se çfarë duhet të keni me vete. Kur ju e vizitoni spitalin si banor, ju nuk keni nevojë për çasje te një përkthyes, dhe pra nëse nuk flisni turqisht, është e sygjeruar të merrni një përkthyes apo mik që mund t'ju ndihmojë juve.

Në përgjithësi, ju duhet: 

  • kopje e pasaportës
  • aplikimi i lejeqëndrimit
  • gjendja shëndetësor ee lëshuar nga një mjek brenda një spitali universitar 
  • dëshmia e adresës nga Goc Idairesi 
  • një kopje e përkthyer dhe e noterizuar e certifikatës së martesës (nëse doni që edhe partneri juaj të jetë i përfshirë)
  • certifikatat e lindjes të përkthyera për fëmijët tuaj (nën 18 vjeç) 
  • deri në mars 2022, çiftet e huaja apo të martuarit paguajnë 1200.00 lira turke për S.G.K. Kjo shifër rritet në baza vjetore, andaj kontrolloni shumën që duhet ta paguani 
  • disa shtete kanë marrëveshje me Turqinë për sigurimet shëndetësore reciproke (jo Britania e Madhe), andaj kontrolloni nëse shteti juaj është në këtë listë. 

 

Çfarë mbulohet? 

Këtu është një listë e gjerë të cilën mund ta lexoni këtu

Ju keni mbulueshmëri për kujdes detnar dhe optik, ashtu sikurse shtetasit turk.

Problemet me zemrën janë të mbuluara për aq sa nisin pas kualifikimit për S.G.K, por nëse është sëmundje paraprake, nuk mbulohet.

Trajtimi i kancerit është saktësisht i njejtë dhe nëse është paraprake nuk mbulohet. Kanceri i ri pas kualifikimit për S.G.K mbulohet.

Asnjë pagesë nuk bëhet për koston e funeralit.

Nëse spitali publik është i mbushur dhe ju duhet trajtim intensiv, ju do të dërgoheni në një spital privat pa asnjë kosto shtesë.

Mbulueshmëria përfshin problemet shëndetësore që nuk janë paraprake dhe përfshijnë operacionet, trajtimin dhe shtatzëninë.

Pagesë e reduktuar për recetat 

Operacioni plastik nuk mbulohet nën sigurimin shëndetësor të S.G.K.

Ju lutem mbani mend se disa spitale private pranojnë S.G.K, por ju duhet të paguani një kosto në çmim me zbritje. Megjithatë, sygjerohet që të kontrolloni se sa ndryshime shtesë do të ketë me ta.

Në fund, pasi ta rinovoni lejeqëndrimin tuaj, ju duhet ta rivizitoni S.G.K për të parë mbulueshmërinë tuaj.

Një sajt i shkëlqyer për t'i kontrolluar informacionet dhe ndryshimet  është në "doc martins surgery" për mërgimtarët ku ka informacione të detajuara.