Çfarë të sjellim nga pushimet në Turqi?
- blogPage.readTime
Turqia është një shtet me kulturë të pasur, një pjesë e cila çdo udhëtar mund ta marrë me vete në shtëpi. Çfarë të sjellim nga Turqia.
Turqia është një destinacion i popullarizuar turistik. Vendi ka histori të pasur dhe tradita kulturore. Para se të shkoni në pushime, ju duhet të mendoni se çfarë të sillni nga Turqia për vetveten tuaj dhe për më të dashurit tuaj.
Ku të blejmë dhurata në Turqi
Ka shumë vende ku ju mund të bëni blerje:
Pazaret. Janë dyqanet më të popullarizuara në Turqi. Shumë njerëz vijnë në vend sidomos për shkak të tyre. Pazaret janë vendet ku ushqimi i shijshëm dhe të gjitha të mirat shiten. Duke filluar nga gjërat më të sofistikuar si ari, xhami, bronzi, fabrika, tepihët, qeramika, amuletë, shallet, bizhuteritë, produktet e lëkures dhe leshit (të dashura sidomos nga klientët rusë), syveburet, etj. Në pazare, ju mund të merrni edhe produkte të cilësisë së lartë dhe me çmime të volitshme, të gjitha llojet e veshmbathjeve si dhe të aksesorëve si qanta, këpucë, kuletta, peshqir, etj. Një tjetër gjë, që është interesante në pazare, është se mund ta ndryshoni çmimin. Si rezultat i kësaj, ju mund të bleni gjësende 20-50 përqind më lirë se kostoja e tyre fillestare.
Qendrat tregtare. Qendra tregtare me famë botërore dhe brende vendore, restaurante, barnatore dhe supermarkete ushqimore. Çmimet në qendrat tregtare janë fikse. Kostoja e këpucëve dhe veshjeve me cilësi të lartë nga prodhuesit turq është tërheqëse - mallra të tillë në Evropë janë 50-100 përqind më të shtrenjta se në Turqi.
Dyqanet në hotele. Ky opsion është më i shtrenjti. Sygjerohet të bëni blerje këtu vetëm nëse opsionet tjera nuk janë në dispozicion. Çmimet e produkteve shpesh janë 100-150 përqind më shtrenjtë. Ju mund, nëse doni, të blini produkte banjo - por nuk këshilloheni të shpenzoni shumë para këtu.
Çfarë dhurata tjera mund të blihen në Turqi
Ëmbëlsira
Është fitimprurëse t'ju bleni atyra ushqime vendore nga dyqanet. Çmimet në dyqanet për të huajt dhe pazaret janë 1.5-2 herë më të larta.
Shitësit më të mirë të ëmbëlsirave turke janë: Bestsellers among Turkish sweets:
- Llokumi turk - Ky është një prej ëmbëlsirave më të popullarizuara në Turqi. Përgatitet nga përzierja e sheqerit, ujit dhe niseshtes. his is the most popular sweet in Turkey. It is prepared from a mixture of sugar, water and starch. Qëndrueshmëria e niseshtes përzihet me lloje të ndryshme të arrave të copëtuara si dhe lajthia, fistiku etj. Ato shpesh janë të aromatizuara me ujë trëndafili, nenexhik, luleshtrydhe, qershi dhe të tjera. Llokumi turk shitet sipas peshës. Çmimi është 35-70 lira për një kilogram.
- Kadaif - Kryesisht e pjekur në formë drejtkëndëshe. Përbërësit e tij bazë janë karameli dhe sheqeri, njësoj si bakllavaja. Përbëhet nga brumi i hollë si letër filo i vendosur në disa shtresa. I njomur me një shurup të ëmbël të mjaltit dhe i përzier me lëng limoni të hidhur, i jep një shije freskuese. Kadayif kushton 55-70 lira për 500 gramë.
- Bakllava - ëmbëlsirë e njohur në kuzhinën e Ballkanit dhe Lindjes së Mesme. Bëhet me shtresa të ëmbla fistiku, arra etj, që lyhen me mjaltë ose sheqer. Shtresa e jashtme ka një qëndrueshmëri të ëmbël dhe ngjitëse.
- Mjalta - Cilësia e produktit është e lartë, shija është tejet e mirë. Kur jeni në Turqi, mos e humbisni rastin për të blerë mjaltë nga fermerët vendas në pazar. Shitësit me dëshirë ju lejojnë të shijoni mallrat e tyre. Ju mund të zgjidhni nga një larmi mjaltash si nga pisha, portokalli, etj.
- Hallva turke - E bërë nga farat e susamit në ëmbëlsirat vendase. Hallva është delikate në formë dhe e bërë me shtimin e arrave, çokollatës dhe vaniljes. 250 gramë do t'ju kushtojë 12-30 lira.
- Reçel trëndafili - Kjo është një dhuratë e pazakontë, e cila ka veti shëruese. Një kavanoz i vogël kushton 12-20 lira.
Ulliri
Më shumë se dy milionë ton ulliri rriten në Turqi çdo vit. Kosto e këtij produkti është më e lirë këtu se në Greqi dhe Spanjë, me 10-30 përqind. Është më lirë të blini ulli në supermarktet si Sok, Migros dhe dyqanet tjera. Megjithatë, ia vlen të blini dhe ta provoni ullirin nga fermerët vendas, që e shesin në pazar.
Me shumëllojëshmërinë e ullirit, në Turqi, fermerët vendas prodhojnë dhe shesin vaj ulliri në shishe, lehtë për t'i transportuar.
Erëzat dhe salcat e ndryshme
Shembulli i parë që ju vjen në mendje është shurupi i shegës. Është i popullarizuar, veçanërisht nga vendasit. Ka një shije të thartë dhe të ëmbël dhe mund të përdoret për të rregulluar sallatat ose marinadën për mish. Në pazar, një shishe e tillë kushton 15-20 lira.
Një numër i madh i herbave rriten në Turqi. Është gjë e këndshme t'i sjellësh ato nga pushimet tuaja dhe t'i vësh në kuzhinë me shije të reja:
- Kuru Nane - gjethe mente të thata
- Pul biber - piper i kuq i grimëzuar;
- Sumac - pluhur i kuq pikant;
Kompletet e gatshme shiten në supermarkete dhe në dyqanet e suvenireve. Ato përfshijnë shafran, karafil, farat e susamit, trumzë dhe qimnon. Salcat mund të blihen në pazare. Insistimi ndaj shitësit do ta zbresë çmimin me 20-40 përqind.
Djathi
Ka shumë lloje djathi në Turqi. Shitet në forma të ndryshme, në baza sezonale, të prerë, të bardhë, të verdhë, etj. Dy djathët më të popullarizuar janë:
- Beyaz peynir (Djathi i bardhë) - mund të prodhohet nga qumshti i kafshëve; lopa, dhia apo delja. Dallon në qëndrueshmëri dhe porporcion. Ju mund ta blini këtë lloj djathi në markete dhe pazare.
- Mihaliç peyniri (Bursa) - djath regjional, i bërë nga qumshti i deles. I trashë, i kriposur dhe i rëndë.
Fistikë
Plantacionet e fistikut ndodhen në provincën e Antalias. Ju mund ta blini këtë në pazare dhe në disa dyqane në bazë të peshës. Fistiku gjendet edhe në markete, ku dallohen në pako të gjelbra. Është mjaft i shijshëm dhe një dhuratë e mirë për dikë që i do ushqimet e kriposura.
Kafeja dhe çaji turk
Kafeja turke prezantohen në mënyra të ndryshme në çdo supermarket apo pazar. Brendet më të popullarizuara janë Kurukahveci Mehmet Efendi, Eminonu Mah, Hafız Mustafa, Nuri Toplar dhe të tjera. Kosto e pakos prej 500 gramë kushton 45-55 lira turke.
Çaji turk - shumë shpesh turistët blejnë produkte të kompanisë Çaykur. Çaji më i mirë bëhet në plantacionet e Rize. Ju mund t'i dalloni shenjat e Rize në pako.
Njerëzit turq pijnë çaj në gotat e xhamit. Një set i tillë mund të blihet edhe si dhuratë. Gjenden në supermarkete dhe në pazare.
Vera
Verërat nv Turqi bëhen nga manaferra dhe pemët si shega dhe pjeshka. Shumë lloje janë të ëmbla, me një aromë të fortë dhe shije të tillë.
Brendet e popullarizuara të verërave:
- Kalecik Karas
- Nar
- Kutman
- Emir
Kozmetika
Puna më e zakonshme nga femrat është kozmetika, ku shpesh sjellin kozmetikë natyrale nga Turqia. Vajrat natyralë, uji i trëndafilit, maskat e argjilës dhe sapunët e punuar me dorë janë veçanërisht të njohura. Rekomandimi për turistët me përvojë është të blejnë në barnatore.
Shumë kozmetikë në Turqi prodhohet me vaj ulliri. Shampot dhe balsamet e trupit prodhohen nën markën Dalan D'Olive. Një tipar dallues i produkteve është mungesa e silikoneve dhe parabenit në përbërës.
Rosen prodhon kozmetikë të bazuar në esencën e trëndafilit. Linja e produkteve përfshin kremra për trupin, shampo dhe produkt për larje. Uji i trëndafilit është veçanërisht i popullarizuar te turistët, ai mund të hidratojë në mënyrë efektive lëkurën dhe të normalizojë acidin.
Femrat shpesh blejnë maska për trupin dhe fytyrën bazuar në argjilën vullkanike dhe algat. Produktet kanë veti të forta shëruese dhe kanë një efekt shërues në lëkurë. Zakonisht, ato lloje të kozmetikës janë të kushtueshme.
Kremrat e lira kundër diellit mund të gjenden në barnatoret vendore.
Një blerje e mirë mund të jenë kremërat aloe-vera që shërojnë vendet e djegura nga dielli, dhe hidratojnë në mënyrë efektive lëkurën... zakonisht, ato lloj kozmetike janë të kushtueshme.
Tekstili
Turqia është prodhues i madh i pambukut. Tekstili i Turqisë është i cilësisë së lartë: nuk prishen aspak pas larjes. Brendet më të njohura janë Altınbaşak, Özdilek. Produketet nga prodhuesit vendor më pak të njohur poashtu kanë cilësi të lartë. Dhuratat e mira janë edhe peshqirët apo fustanet. Është më mirë t'i blini ato në dyqanet e veçanta të tekstilit.
Është fitimprurëse të sjellësh batanije dhe mbulesa nga Turqia. Çmimi i tyre këtu është 2.5-3 herë më i ultë se në Evropë. Shitësit i shesin produktet e tyre edhe në dyqanet online.
Mjekësia dhe vitaminat
Ilaçet e falsifikuara në Turqi janë rreptësisht të ndaluara. Nuk ka produkte false në barnatore. Kostoja e ilaçeve është 30-40 përqind më e ulët se në shumicën e vendeve evropiane dhe janë më efektive. Vitaminat dhe ilaçet sillen nga Turqia.
Në barnatore, mund të gjeni ilaçe turke shumë më të lira dhe shpesh më efektive të shumë brendeve të famshme, por me një emër tjetër. Gjeni në internet fotografinë e ilaçit që kërkoni dhe kontrolloni nëse është në dyqan.
Ilaçi shëruese, Mesir është një suvenir origjinal dhe i shijshëm. Ka një qëndrueshmëri të ngjashme me pelte dhe ngjyrë bimore. I bërë nga përbërës natyralë. Pasta përmban më shumë se 40 përbërës, përfshirë xhenxhefil, pelte mbretërore dhe koriandër. Ndonjëherë produkti gjendet në formën e pastlave dhe ëmbëlsirave. Mesir përmirëson imunitetin dhe kuron sëmundjet e frymëmarrjes.
Ilaçi shërues është i përfshirë në listën e mbrojtjes së UNESCO-s. Ju mund ta blini Mesirin origjinal vetëm në Turqi.
Suveniret dhe hajmalitë
Suveniret e vogla, së bashku me fotografitë, mund të mbeten në kujtesën e ndonjë ngjarje interesante apo pushimi për një kohë të gjatë.
Ju mund të sillni shumë gjësende dhe hajmali nga Turqia:
Nazar Bonjuk (Hajmalia Nazar) një sy i kaltër ose i verdhë me një vijë të bardhë në mes. Mund të gjendet në çdo dyqan dhuratash. Është shumë i lirë, dhe suveniri më i njohuri në Turqi. Sipas besimit popullor, hajmalia supozohet të pasqyrojë sytë e këqij dhe të na mbrojë nga Nazar - fati i keq. Hajmalia duhet t'i jepet si dhuratë, ne nuk duhet t'i blejmë ato për veten tonë, përndryshe, fuqia e tij reflektuese nuk do të funksionojë.
Produktet e oniksit. Figurat dhe pjatat e bëra nga gurit të oniksit duken të bukura dhe unike, prandaj ato shpesh blihen si suvenir.
Llamba xhami me ngjyra që mund të vendosen në një tavolinë ose në tavan. Produktet janë individuale, secila ka formën dhe modelin e vet. Ato janë produkte të bëra me dorë nga korniza metalike dhe mozaiku me ngjyra.
Nargjilja është një vegël e sjellë nga vendet lindore. E bërë prej metali dhe qelqi. Është një dhuratë ideale për ata që pushojnë pirjen e duhanit. Ka shumë shije të duhanit, të prodhuara posaçërisht për tubat e ujit. Ne ju rekomandojmë të blini nargjile me duhan për të marrë zbritje.
Produktet qeramike janë kartë vizitore e Turqisë. Vazo, pjata, gota të të gjitha formave dhe ngjyrave gjenden me bollëk në tregje dhe dyqane vendore. Qeramika këtu është e një cilësie të lartë. Shumica e produkteve bëhen me dorë dhe pikturohen me dorë.
Çajniku turk. Në formën e saj i ngjan samovarit. Ato bëhen tradicionalisht prej bakri. Ky produkt do të jetë një dhuratë e madhe për familjen dhe miqtë. Është më mirë të blini një çajnik bakri në një pazar. Këtu mund të gjeni vepra artizanale të bëra nga zejtarët vendas.
Dhe çfarë rreth guaskave?
Nuk ka asnjë ndalesë për eksportin e guaskave të detit. Por, zyrtari doganor mund t'i konsiderojë gjësendet e tilla me vlerë arkeologjike. Kjo mund të çojë në procedura ose gjoba të veçanta.
Për të shmangur këtë, blini guaska nga dyqanet e dhuratave dhe sigurohuni që të mbani faturat. Nuk rekomandohet të merrni ndonjë gjë të gjetur në det ose në plazh nëse nuk doni të keni probleme.
Çfarë mund të blini për një shumë të sigurtë?
Çmimet në Turqi (si kudo) ndryshojnë gjatë gjithë kohës. Çmimet e produkteve, veçanërisht në pazare, ndryshojnë në varësi të kohës kur vini në Turqi. Nëse flasim për dimër, çmimet ulen gjithnjë e më shumë, por në sezonin veror, çmimet rriten gjithnjë e më shumë. Edhe pse, ne duam të paraqesim afërsisht, atë që mund të blihet për një sasi të caktuar në lira turke. p.sh. një palë këpucë sportive ose trenerka nga pazari mund të kushtojnë deri në 100 lira turke. Me çmim të rastit, ju blini një pako me dy ose tre bluza për 20-25 lira turke. Aksesorët si kuletat, rripat, etj, janë zakonisht shumë të lira dhe janë prej lëkure të vërtetë, mund të shpenzoni deri në 50 lira turke për njërën nga këto produkte.
Çfarë nuk mund të eksportohet nga Turqia?
Ka një numër të caktuar të gjërave që ndalohen të eksportohen nga Turqia.
Lista përfshin:
- Tepihët antik të vjetër mbi 100 vjeç;
- gjërat antike;
- produktet mjekësore që përmbajnë substanca narkotike;
- cigaret; (maksimum lejohen dhjetë pako);
- armët: saberë, kamë, pistoleta antike;
- monedhat e vjetra prej çdo metali;
- bizhuteritë në vlerë mbi 15 mijë dollarë;
- alkool me një sasi mbi pesë litra;
- suvenire në vlerë mbi një mijë dollarë.
Udhëzime dhe trika për turistët
Ju mund të blini suvenire të mira dhe të kurseni para nëse i ndiqni disa këshilla:
Valuta më e mirë për të paguar është lira turke. Ndryshoni paratë para dhe kur vini në zyren e këmbimores.
Është mirë të krahasoni koston e suvenireve në vende të ndryshme para blerjes. Nganjëherë është më mirë të prisni disa ditë.
Ju nuk duhet të bëni blerje në dyqanet që ua kanë sygjeruar ciceronët pasi ata zakonisht i dërgojnë turistët në dyqanet më të shtrenjta.
Mos bëni blerje vetën në vendet e popullarizuara. Nganjëherë, mund të kurseni para duke blerë suvenire dhe dhurata larg nga qendra e qytetit dhe rrugët e famshme.
Mos harroni të insistoni për çmimin me shitësin!