Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Çmimet e pronave në Izmir, Turqi

Çmimet e pasurive të paluajtshme dhe informacionet në lidhje me Izmirin në

Çmimet për pasuritë e paluajtshme në Izmir nisin nga 800 euro për metër katror. Banimi në zonat elitare bregdetare është më i shtrenjtë. Ky qytet nuk është inferior me Stambollin në aspektin e cilësisë së jetës, por ka më pak turistë. 

properties in Izmir
Të blesh një pronë në Izmir konsiderohet investim i mirë. 

PËRFITIMET E BLERJES SË NJË SHTËPIE NË IZMIR 

Ka një popullësi prej tre milionë banorësh. Izmiri është qyteti i tretë më i madh në Turqi. 

Pasuritë e paluajtshme këtu janë të zgjedhura nga ata që duan një apartament apo shtëpi për vete. 

Përfitimi i dytë i këtyre blerjeve është qiradhënia afatgjate për njerëzit që duan të zhvendosen në Turqi, por edne nuk kanë mundësi të blejnë një pronë. Turistët kërkojnë prona vetëm në disa zona të zgjedhura. 

Avantazhet kryesore të këtij qyteti janë: 

  1. Klima. Rrallëherë ka reshje shiu në muajt e verës dhe temperaturat rriten deri në + 28-30°C gjatë ditës. Në dimër, shirat dhe reshjet e borës janë prezente, por ngricat janë të rralla dhe temperatura mesatare është +5-6°C.
  2. Mundësitë edukative për fëmijët. Qyteti ka pesë universitete, shumë shkolla dhe qerdhe. 
  3. Infrastruktura e mirë e transportit. Përpos autobusave, në Izmir, ka edhe dy linja të tramvajit, një metro dhe trena elektrik. Ka edhe një target që të lidh me aeroportin ndërkombëtar. 
  4. Kosto e ultë e banimit krahasuar me shtetet tjera me qasje në detin Egje. Për shembull, në Spanjë dhe Greqi, apartamentet janë dy-tre herë më shtrenjtë.  
  5. Vetëm 40 kilometra nga qyteti, ka një resort elitar SPA të quajtur Cesme, ku jo vetëm turistët, por edhe shumë njerëz që jetojnë në Turqi, vijnë për t'u relaksuar. 
  6. Kërkesa e vazhdueshme po rritet për pasuri të paluajtshme. Në pesë vitet e fundit, kosto e banimit në Izmir është rritur për 90 përqind, derisa mesatarisht në vend - 50 përqind.
Izmir's Infrastructure
Izmiri është një qytetet më të bukura dhe antike në Turqi. 

Banorët thonë se avantazhi kryesor është atmosfera e qetë në krahasim me kryeqytetin dhe Stambollin. Në kohë të njejtë, niveli i shërbimit dhe infrastruktura është aq e mirë në krahasim me Stambollin. 

Jeta në Izmir është e lirë në krahasim me qytetet e mëdha të huaja. Për shembull, kur përkthehet nga valuta jonë vendore, çmimi i bukës është dy cent dhe litra e qumshtit është 45 cent. Niveli i pagave në qytet është më i ultë se në Stamboll. Varësisht nga profesioni, ju mund të merrni një-dy mijë dollarë për muaj. 

Izmiri ka zhvilluar jo vetëm turizmin, por edhe bujqësinë dhe industritë tjera si: 

  • Tekstili
  • Prodhimin e materialeve ndërtimore
  • Artin kulinar.

Përpos kësaj, Izmiri është porti i dytë më i madh në vend pas Stambollit. Prandaj, aktivitetet këtu kryhen gjatë gjithë vitit. 

Nuk është sezonal, pra nuk është qytet që jeton vetëm nga turizmi. 

ÇFARË PASURI TË PALUAJTSHME MUND TË BLIHEN 

Tregu i pasurive të paluajtshme në Izmir ka zgjedhje të mëdha të apartamenteve. Kompania jonë do t'ju ndihmojë juve t'i gjeni ofertat për shitjen e banimeve në ndërtesa të vjetra dhe të ato që janë nën ndërtim. Të gjitha opsionet janë në dispozicion - nga 1+1 deri në 5+1. Afër komplekseve rezidenciale, ka pishina dhe palestra, që mund të përdoren vetëm nga banorët. Shumë prej kompanive menaxhuese ofrojnë siguri të shtuar: sistem video operativ dhe një roje në hyrje të ndërtesës. 

Izmir apartments
Tregu i pasurive të paluajtshme në Izmir ka zgjedhje të mëdha të apartamenteve.

Për ata që preferojnë privatësinë, agjencioni jonë ofron blerjen e shtëpive të ndara. Madhësia minimale e një objekti të tillë është 100 m2 me dy dhoma gjumi. Opsioni më i gjerë janë vilat deri në tre kat me një hapësirë prej 650 m2. Në tokën e këtyre shtëpive në Izmir, ka kopshte, pishina, zona grilli dhe të tjera.

ZONAT E POPULLARIZUARA TË QYTETIT PËR BLERJEN E PASURIVE TË PALUAJTSHME

Izmiri është një qytet i madh me infrastrukturë mirë të zhvilluar. Në secilën zonë, ka tregje dhe shumë dyqane të vogla.  

Top pesë qendrat tregtare janë:

  • Qendra Arkas Art 
  • Palmiye 
  • Forum Bornova
  • Optimum Outlet 
  • Agora
Optimum
Izmiri është i famshëm për qendrat e shumta tregtare.  

Entuziastët e sportit shumë shpesh i kalojnë pushimet në Olof Palm Park. Këtu ju mund të gjeni salla tenisi, salla basketbolli, shtigje bicikletash, etj. Shumë gara mbahen në Halkapinar Arena. 

Ata që janë të interesuar në jetën kulturore, Izmiri ofron:

  • 20 galeri artesh
  • Gjashtë muze
  • Pamje arkitektonike
  • Tre teatro.

Izmiri ka një popullësi që e flasin mjaft mirë gjuhën angleze sikurse në Alania dhe Antalia. Gjithashtu, Shoqata për Studime të Gjuhës Ruse dhe Kulturës e emëruar sipas A.I. Solzhenitsyn ndodhet këtu. Puna bëhet me fëmijët nga mosha trevjeçare. Stacioni i metrosë që është më i afërti me qendrën është Goztepe.

Kindergarten
Izmiri ka shkolla të gjuhëve të huaaja.

Këto janë:

  • Qerdhet
  • Klubet e teatrit
  • Studio vallëzimi dhe audio.

Klinika më e madhe në qytet është spitali Kent. Ka një hapësirë prej 30 mijë metrash katrorë. Ka gjithashtu edhe spitale tjera private dhe publike. 

Zgjedhja e një pasurie të paluajtshme varet kryesisht nga qëllimi i blerjes. Investimi më atraktiv është Karsiyaka që ndodhet 11 kilometra nga qendra e qytetit. Mënyra më e lehtë për të shkuar atje është me traget. Popullësia e Karsiyakas është rreth 400 mijë banorë, ku shumica janë të huaj dhe vendi është i famshëm për klubin e basketbollin. Infrastruktura mirë e zhvilluar: një zgjedhje e madhe e dyqaneve, kafeneve, aty ka edhe parqe dhe muze.

park
Në zonën e Bayrakli është parku nacional piktoresk. 

Kayrakli ndodhet mbrapa Karsiyakas. Pavarësisht kësaj, infrastruktura është mirë e zhvilluar tashmë dhe ka shumë dyqane dhe zyre.

Vendasit mund të relaksohen në park dhe në muzeun e hapur. Trafiku rrugor është i ngarkuar. 

Bornova është një tjetër zonë e afërt nga deti. 

Këtu, ju mund të gjeni: 

  • Një nga dyqanet më të mëdha në qytet 
  • Stacioni i autobusit Intercity 
  • Një park i madh ku mbahen shpesh koncerte.

Një tjetër objekt i rëndësishëm është qendra ekspozuese. Jeta kulturore në këtë zonë është më e pasura.  

Distrikti qëndror i Izmirit konsiderohet të jetë Konak, pasuritë e paluajtshme këtu janë ndër më të shtrenjtat në qytet. Këtu ju mund të gjeni shumë turistë në rrugë. Për shkak të kësaj, ka shumë kafene, restaurante dhe gjithashtu një rrugë artistësh. 

Cafe
Izmiri ka shumë dyqane të ushqimit të shpejtë (fast food). 

Akomodimi më i lirë në Izmir mund të gjendet në Buca. Nuk njihet mirë nga pushuesit, andaj këtu janë rrugët më të qeta. Ju mund ta quani këtë "zonë gjumi".

Karabaglar është i vjetër aq sa Konak. Megjithatë, infrastruktura është më e keqe dhe shihen ndërtesat e vjetra të ulta.

Balcova është një tjetër zonë që kërkohet nga turistët. Për shkak të kësaj, të ardhurat nga qiratë janë të mëdha pasi turistët pëlqejnë të jetojnë në një apartament me qira. Gjithashtu, ju mund të gjeni banjo termale dhe teleferik. 

KOSTO MESATARE DHE FAKTORËT QË NDIKOJNË NË ÇMIMIN E OBJEKTIT 

Kosto e apartamenteve në tregun e pasurive të paluajtshme në Izmir përbëhet nga disa faktorë: 

  • Afërsia me detin
  • Viti i ndërtimit
  • Infrastruktura në kompleks, ku ndodhet prona 
  • Prezenca e orendive, sistemit të ngrohjes dhe komoditeteve tjera. 

Agjencioni jonë ofron të gjitha opsionet: 

  1. Apartament i vogël 1+1 me një hapësirë prej 60-70 m2. Kosto mesatare është 40-45 mijë euro. 
  2. Apartament 2+1 me hapësirë prej 90 m2 me kosto prej 60 mijë euro. 
  3. Apartamente të mëdha me tre apo katër dhoma gjumi me një hapësirë totale prej 100 m2 mund të blihen për 75-80 mijë euro. 

Pasuritë e paluajtshme në komplekset rezidenciale luksoze kanë SPA dhe salla tenisi, ku kushtojnë nga 120 mijë euro. Kosto e opsionit 3+1 mund të arrijë deri në 300 mijë euro. 

Nëse banimi ndodhet pranë detit, atëherë apartamentet në të janë më të shtrenjta: nga 150 mijë euro për apartamente studio. Banimi i klasit ekonomik është në distancë më të madhe. 

Izmiri ka zgjedhje të shumta të shtëpizave dhe shtëpive të qytetit që ndodhen në komplekse rezidenciale dhe vila të ndara. Kosto mesatare për një metër katrorë për shtëpi të tilla është 1300-1500 euro.  

05 Prill 2023
Teleferiku i Alanias
Teleferiku i Alanias Teleferiku i Alanias ishte ndërtuar në vitin 2016 dhe u hap në vitin 2017. Është 300 metra i lartë dhe 900 metra i gjatë. Ka 16 kabina, të cilët mund të mbajnë mbi një mijë njerëz për një orë. Teleferiku ishte planifikuar me kujdes dhe ishte ndërtuar për t'ju shërbyer njerëzve në kushte të mira klimatike. Lexo më shumë
28 Shtator 2023
Sporti nacional i Turqisë
Sporti nacional i Turqisë Për mbi 630 vjet, qytetet në Turqi kanë mbajtur gara në wrestling me vaj. Lexo më shumë
20 Qershor 2023
Plazhet dhe gjiret në Detin e Zi
Plazhet dhe gjiret në Detin e Zi Kur plazhet përmenden në Turqi, brigjet e Egjeut dhe Mesdheut janë gjërat e para që vijnë në mendje. Kur flitet për regjionin e Detit të Zi, luginat dhe kanionet janë ato që na kujtohen. Por, në fakt, regjioni i Detit të Zi ka plazh të gjatë prej 1700 kilometrash dhe ka ujë të pastërt. Lexo më shumë
04 Prill 2023
Trashëgimia historike e Mersinit
Trashëgimia historike e Mersinit Duke qenë një zonë e trashëgimisë historike të UNESCO-së, ky vend ndodhet në Erdemli, Mersi. Kizkalesi që i kontribuon shumë turizmit të qytetit, i ofron vizitorëve natyrën dhe historinë njëkohësisht. Është i ndërtuar në një ishull të vogël, 200 metra larg nga plazhi me tetë kulla për ta mbështetur kalanë që ju e shihni në filma. Është 192 metra e gjetë dhe më parë emri i tij ishte Korykos. Lexo më shumë
18 Janar 2024
Jeton ne Stamboll
Jeton ne Stamboll A po mendoni të jetoni në Stamboll? Ky metropol i gjallë ofron një përvojë unike që ndërthur historinë e pasur, kulturën e gjallë dhe një mënyrë jetese moderne. Lexo më shumë