Flamuri i fuqishëm turk
- blogPage.readTime
Turqia është shumë krenare për flamurin dhe vendin, kështu që mund të shihet duke valuar nga ballkoni i njerëzve, ndërtesat e qytetit dhe parqet publike.
Në Turqi, ju do ta shihni flamurin turk shumë shpesh dhe kudo. Turqia është shumë krenare për flamurin dhe vendin, kështu që mund të shihet duke valuar nga ballkoni i njerëzve, ndërtesat e qytetit dhe parqet publike.
Flamuri i Turqisë
Flamuri i Turqisë (turqisht: Türk Bayrağı) është flamur i kuq me një yll të bardhë dhe një gjysmëhënë. Ylli është pesëkëndësh. Që prej themelimit të Turqisë, flamuri ka qenë flamur nacional i vendit. Flamuri ishte kopjuar nga flamuri i Perandorisë Osmane në vitin 1844. Në vitin 1936, flamuri ishte standardizuar. Flamuri gjithashtu është quajtur "Ay Yildiz" në turqisht. Kjo nënkupton "ylli i hënës". Hëna dhe ylli në flamurin turk janë simbole islame dhe të dyja janë të rëndësishme.
Historia e flamurit
Mes viteve 1780 dhe 1820, ylli dhe gjysmëhëna ishin prezent në flamurin osman, i cili ishte i gjelbër. Në vitin 1844, ngjyra ndryshoi nga e gjelbra në të kuqe, sikur që është tani. Nga themelimi i Turqisë (Republikës së Turqisë) deri në ditët e sotme u vendos që të përdoret flamuri i fundit osman si flamur i Republikës së Turqisë. Ky ishte flamuri i kuq me një yll dhe një gjysmëhënë.
Kuptimi mbrapa flamurit:
Themeluesi dhe presidenti i parë i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk, shpjegoi kuptimin e flamurit. Sipas tij, shumë njerëz kanë vdekur në përpjekjen për pavarësi dhe një pishinë e madhe me gjak ka rrjedhur në rrugë. Ylli dhe gjysmëhëna do ta shkëlqejnë këtë pishinë të mbushur me gjak dhe simbolika natyrore e kësaj nënkupton se flamuri është poashtu i kuq.
Ku mund ta shihni flamurin?
Flamuri turk është gjithmonë i paraqitur në instuticionet qeveritare si shkollat, ndërtesat e parlamentit, sallat e qytetit, qendra tregtare dhe vende tjera. Për ngjarjet e rëndësishme ose pushimet nacionale, flamuri turk valon nëpër rrugë dhe autostrada dhe qytetarët poashtu bartin me vete flamuj të vegjël. Uniforma ushtarake e Turqisë poashtu ka flamurin turk në të.