Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Gjithçka që ju duhet të dini rreth taksive në Alania

Ne kemi kërkuar të mbajmë një takim me Recep Chalish pas disa diskutimeve dhe komenteve në grupin tonë. Disa nga informacionet e postuara nga anëtarët ishin gabim. Taksitë tani janë të gjithë me ngjyrë të verdhë dhe pjesa e sipërme e veturës ka shenjën e taksit me ngjyrë të verdhë. Dyert do të kenë numrat e regjistrimit në dy anët e derës dhe gjithashtu numrin e targës.

Takimi me Recep Chalish, menaxherin e shoqatës së taksive dhe transportit të Alanias 

Ne kemi kërkuar të mbajmë një takim me Recep Chalish pas disa diskutimeve dhe komenteve në grupin tonë. Disa nga informacionet e postuara nga anëtarët ishin gabim. Taksitë tani janë të gjithë me ngjyrë të verdhë dhe pjesa e sipërme e veturës ka shenjën e taksit me ngjyrë të verdhë. Dyert do të kenë numrat e regjistrimit në dy anët e derës dhe gjithashtu numrin e targës. Për shembull, 07H 0760. Shumë vetura të ngjashme mund të gjenden, por ato nuk janë taksi legal. 

Kur hipni në një taksi, shikoni nëse taksimetri ka një çmim bazë prej 5.5 lira turke nga data 23 nëntor 2018. Kjo përfshinë edhe TVSH-në. Metri kontrollohet nga organet kompetente të qeverisë. Ka vetëm një kosto dhe nuk ka dallim nga dita në natë. Ju jeni të këshilluar të pyesni për adresën, por jo edhe për çmimin. Mund të ketë gabime dhe ju shpesh mund të paguani më shumë. Metri në taksi është i besueshëm. 

Taksinë mund ta merrni nga zyra e kompanisë ose të thirrni në një nga numrat e tyre. Shikojini detajet e thirrjeve në targën e thirrjeve dhe shikoni nëse përputhen me taksin që vjen. Kur ju arrini në destinacionin tuaj, kostoja e transportit do t'ju shfaqet juve. Nëse mendoni se jeni duke paguar më shtrenjtë, shkrepni një fotografi të metrit dhe numrit të taksit dhe ju mund të shkoni në polici për të bërë ankesë.  

Taksitë e Alanias nuk i pranojnë kartelat e kreditit si pagesë. Vetëm paratë e gatshme pranohen dhe ju lutem mos jepni kartmonedha të mëdha pasi taksisti me gjasë mund të mos ju kthejë kusurin e duhur. Ata nuk mbajnë sasi të mëdha të parave për arsye sigurie. 

Recep Chalish gjithashtu ka sygjeruar që të kërkoni kartën e biznesit së bashku me numrin e tij nëse ju keni ndonjë dyshim. Kjo është e nevojshme edhe në rast se ju humb ndonjë gjë në taksi. Nuk ka ndonjë zyre qëndrore për gjësendet e humbura. Nuk ka gjithashtu as numër të centralizuar të taksive të Alanias, por secili taksi ka qendrën e vet dhe do të rikthehet aty pas udhëtimit. 

Taksitë do të presin në radhë në qendrën e tyre dhe zakonisht ju do të udhëtoni me të parin në radhë. Nëse ju keni ndonjë arsye për të mos e marrë taksinë e parë, atëherë ju duhet ta shpjegoni arsyen dhe ta merrni taksinë e radhës.  

Nuk ka ndonjë faqe në "Facebook" që rendit zyret e ndryshme të taksive. Nuk ka asnjë metodë standarde për të treguar aftësitë gjuhësore të taksistit, por disa i shfaqin flamujt e vendeve, gjuhën e të cilëve e njohin.

Ju mund të kërkoni faturën që tregon informacion tatimor, detajet e udhëtimit dhe TVSH-në. Ju e kërkoni këtë para udhëtimit dhe nëse ju refuzojnë, atëherë ka arsye të mirë pse ju duhet ta merrni taksinë tjetër.

Rojet e kompleksit dhe mirëmbajtëst shpesh bëhen taksistë. Ata nuk janë të autorizuar për këtë dhe kështu ju më mirë është të përdorni një taksi të licensuar për të qëndruar të sigurtë. 

Nëse ju duhet të transportoni kafshët [qenin apo macen] ju lutem informoni zyrën kur ju rezervoni taksinë. Jo të gjithë taksistët e lejojnë transportimin e kafshëve për shkak të alergjive të njerëzve të tjerë. Ju duhet ta gjeni një kuti të sigurtë të transportit.

Për kohëzgjatjen e udhëtimit, taksimetri duhet të jetë i hapur. Nëse ndalet nga policia në autostradë dhe është i mbyllur, ai mund të gjobitet.

Alania aktualisht nuk ka taksi me pajisje shtesë si dhe ju ende nuk mund të porosisni taksi përmes aplikacioneve telefonike. 

Taksitë përdorin "Google Maps" nëse ata ju të pasigurtë në lidhje me destinacionin. Ata i ndihmon shumë nëse e keni adresën e shkruar në letër apo në kartën e biznesit. Karta e biznesit të hotelit gjithashtu mund t'ju ndihmojë të arrini në destinacionin tuaj. 

Taksitë kanë sigurim të plotë në rast të ndonjë aksidenti. Shumë shërbime transportuese nuk e mbulojnë këtë, dhe nëse nuk e kanë, atëherë mund t'i kushtojë shumë pasagjerëve. =

Taksitë e Alanias duan që ju të jeni të sigurtë në zonën e tyre dhe këto këshilla jepen që ju të jeni sa më të sigurtë që mundeni. 

Nëse keni ndonjë problem, ju mund të thirrni Recep Calish në numrin +90 532 692 91 44.

Kjo informatë mund të shpërndahet dhe të përkthehet nga të gjitha grupet shoqërore të Alanias. 

Mbani njerëzit e Alanias të sigurtë!

25 Shtator 2023
Udhëtim rrugor nëpër vendet kryesore të Turqisë
Udhëtim rrugor nëpër vendet kryesore të Turqisë Stambolli është i bukur, por vend i ngarkuar për t'u vizituar, andaj nëse doni të vizitoni një vend më të qetë, shkoni në lindje. Lexo më shumë
07 Shtator 2023
Mirësevini në Bitlis, Budakli
Mirësevini në Bitlis, Budakli Njerëzit e Budaklit i shijojnë burimin e nxehtë të ujit në minus 20 gradë. Fshati Budakli është shtatë kilometra larg nga distrikti Guroymak i Bitlisit. Lexo më shumë
19 Janar 2024
Jeton ne Antalia
Jeton ne Antalia Antalia, e vendosur në rivierën mahnitëse turke, është një qytet që ofron një përzierje unike të historisë, bukurisë natyrore dhe komoditeteve moderne. Lexo më shumë
08 Qershor 2023
Qyteti i qetë i Akyakas
Qyteti i qetë i Akyakas Njëra nga vendet ku ju mund të jeni vetëm me natyrën, zona e Akyakas në distrktin e Muglas ësht njëra nga destinacionet më të vizituara për pushime në vitet e fundit. Nëse ju doni pushime shumëngjyrëshe me shumë aktivitete, ju duhet ta provoni Akyakan këtë verë.  Lexo më shumë
29 Gusht 2023
Xhamia Sultan Ahmet
Xhamia Sultan Ahmet Xhamia Sultan Ahmet u bë xhamia kryesore e Stambollit kur Hagia Sophia ishte shndërruar nga xhamia në muze në vitin 1935. Lexo më shumë