A kam nevojë për një vizë në Turqi?

  • blogPage.readTime
Postoni imazhin
Shpërndaje:

A kam nevojë për një vizë në Turqi? Qytetarët e federatës ruse nuk kanë nevojë për një vizë në Turqi nëse qëndrimi i tyre në vend nuk zgjat më shumë se 60 ditë.

Turqia është një vend tejet i vizituar dhe një destinacion pushimesh për shumicën e turistëve nga Rusia. Kur planifikoni një udhëtim, udhtarët duhet ta dinë se një vizë në Turqi është e kërkuar. Rusët janë të lejuar të udhëtojnë pa viza, por ka kërkesa të veçanta që duhet konsideruar. 

Turkey
Turqia është një zgjedhje e popullarizuar nga turistët rusë dhe evropianë. 

A është viza e kërkuar për qytetarët rusë të udhëtojnë në Turqi?

Rusët lejohen të qëndrojnë në Turqi për 60 ditë pa pasur nevojë për një vizë. Ata mund ta zgjasin qëndrimin e tyre duke u larguar nga vendi. 

Koha e kaluar në Turqi nuk mund të zgjatet 90 nga 180 ditë në total. 

Kushtet e hyrjes dhe qëndrimit për rusët 

Për të hyrë në Turqi, ju keni nevojë për një pasaportë të huaj që i përshtatet kërkesave të këtij shteti. 

Kërkesat e pasaportës 

Validiteti i pasaportës duhet të jetë katër muaj nga data e fillimit të udhëtimit. Fëmijët nga mosha 14-vjeçare duhet ta kenë pasaportën e tyre. Fëmijët nën 6 vjeç, mund të hyjnë me pasaportën e prindërve (nënës apo babait) duke pasur fotografinë e tyre të vendosur. 

Passport requirements
Ju duhet ta keni një pasaportë ndërkombëtare valide. 

Opsionet e hyrjes 

Ju mund të hyni në Turqi me një vizë, pa të, ose të merrni dokumentin me rastin e ardhjes. Për rusët, ka vetëm dy opsione, hyrje pa vizë ose proces preliminar i vizës.

Regjimi i vizave

Një leje hyrje për qëndrim afatgjatë të rusëve lëshohet në konsulatë ose përmes Qendrës së Aplikimit për Viza e Rusisë. Opsioni i fundit është më i përshtatshëm për aplikuesin sepse dokumentet e tij janë të kontrolluara fillimisht nga specialistët e qendrës. 

Regjimi pa viza 

Kur e kaloni kufirin, udhëtari, me kërkesë të autoriteteve kufitare, duhet të jetë i gatshëm ta prezantojë: 

  • rezervimin e hotelit (ose të ofrojë adresën e vendit nikoqir); 
  • biletën kthyese;
  • sigurimin shëndetësor.

Kërkesa për këto dokumente bëhet rralë, arsyeja mund të jenë sjelljet korrekte ose kontrolli i zakontë. 

Viza me rastin e ardhjes 

Për rusët, është e pamundur të marrin vizë me rastin e ardhjes nëse qëndrimi zgjat 60 ditë (90 - kur e kaloni kufirin), një vizë lëshohet. 

Visa upon arrival
Njv vizë me rastin e ardhjes ju jep të drejtë të shumëfishoni hyrjet brenda dy muajve. 

Llojet e vizave turke

Llojet e vizave:

  • punës;
  • turistike;
  • studentore;
  • biznesi;
  • mysafir;
  • martesë;
  • për transportin e të mirave.

Schengen

Një vizë e tillë lëshohet nga vendet që i përkasin zonës Schengen. Është një dokument i vetëm që lejon hyrjen në shtetet e kësaj marrëveshjeje. 

Schengen
Turqia nuk është shtet i zonës Schengen. 

Turqia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian (ndonëse negociatat kanë nisur nga viti 2005) dhe nuk është shtet i zonës Schengen. Prandaj, ju nuk mund të hyni në Turqi me vizën Schengen. 

Puna

Të punosh në vend, ju keni nevojë për një vizë pune, lëshohet për një vit, përveç nëse kushtet e tjera përcaktohen në kontratë.

Një kompani turke mund të punësojë qytetarë të huaj në rast se përmbushen kushtet si në vijim: 

  • numri i punëtorëve vendor duhet të jetë të paktën pesë (varësisht në llojin e organizatës); 
  • paga e qytetarit të huaj nuk duhet të kalojë atë të qytetarit vendas. 

Viza turistike

Për udhëtimet që zgjasin mbi 60 ditë, një vizë është e kërkuar. Madje, edhe kur blini një biletë përmes operatorëve turistik, udhëtarët menjëherë aplikojnë për një vizë. Operatorët ofrojnë një mori dokumentesh për plotësim. 

Tourist
Nëse jeni në Turqi për më shumë se 60 ditë, kërkohet viza. 

Studentore

Të huajt që studiojnë në Turqi marrin një vizë studentore. Për konsulatën e Turqisë, kërkohet një ftesë nga një instuticion arsimor, një marrëveshje dhe një faturë e tarifës së shkollimit.

Biznesore

Për të marrë një vizë me qëllim për të marrë pjesë në ngjarjet biznesore, një ftesë nga pala tjetër është e kërkuar. 

Nikoqire

Një vizë e tillë kërkohet kur vizitoni të afërmit apo miqtë. Kjo bëhet me ftesë nga pala nikoqire, e konfirmuar nga noteri.

Guest
Një vizë nikoqire kërkohet për t'i vizituar të afërmit.

Vizë martesore

Për të regjistruar një martesë, një vizë martosore është e nevojshme. Kjo është një leje për të hyrë nga personat rusë për ta martuar një grua/burrë turk. Dokumentet përfshijnë një ftesë nga noteri dhe një kopje të dokumentit identifikues. 

Bartja e të mirave 

Kur bartoni mall përmes rrugëve transportuese, aplikuesi duhet të ofrojë një kopje të shoferit të automjetit dhe marrëveshjen mes kompanive për provizionin e shërbimeve transportuese. 

Udhëzimet e regjistrimit 

Një leje për hyrje lëshohet në akordancë me rregullat në fuqi. 

Procedura e procesimit të vizës 

Procedura për aplikuesin:

  • mbledhja e dokumenteve;
  • regjistrimi për në qendrën e vizave apo konsulatë;
  • paraqitja e një aplikacioni;
  • merrja e pasaportës me një vizë (ose refuzim).
Visa processing procedure
Për të marrë vizën, ju duhet t'i mblidhni dokumentet dhe të aplikoni. 

Lista e dokumentave

Një aplikues për një leje të hyrjes duhet të paraqesë: 

  • një pyetësor;
  • një kopje të pasaportës nacionale;
  • kopje dhe origjinal të pasaportës të huaj të re apo të vjetër; 
  • fotot të bëhen në akordancë me rregulloren e vizave;
  • sigurimi shhëndetësor;
  • konfirmimi i punësimit apo gjendja bankare;
  • fletpagesa;
  • rezervimi i hotelit apo ftesa, kontrata, etj. (varet nga lloji i vizës).

Sigurimi shëndetësor 

Shërbimi mjekësor është një dokument i rëndësishëm kur udhëtoni, sidomos jashtë. Ofron kujdes mjekësor për udhëtarin në rast të sëmundjes apo lëndimit në shtetin tjetër. Shërbimet shëndetësore në Turqi janë të paguara. 

Nëse keni një polisë, udhëtari paguan për ndihmën mjekësore dhe shërbimet e transportit. 

Rekomandohet ta zgjasni sigurimin me një mbulueshmëri maksimale, duke përfshirë edhe sëmundjet kronike, komplikimet e shtatzënisë, alergjitë, stomatologjinë, rrezikun nga dielli, etj. Edhe pse zgjatja e policave kushton më shtrenjtë, ju merrni më shumë ndihmë kur ju nevojitet. Kompanitë e sigurimeve ofrojnë një mundësi për të zgjedhur një program optimal për ju. 

Medical insurance
Sigurimi shëndetësor është një formë e mbrojtjes sociale të interesit. 

Kur rezervoni udhëtimin nga një operator turistik ose nga agjenti i tij, sigurimi mjekësor do të përfshihet në pakon e dokumenteve. Ju mund ta blini një polisë edhe vetëm nga një kompani sigurimesh apo agjencion.

Plotësimi i një aplikacioni 

Aplikacioni paraqitet me termin personalisht nga aplikuesi. Ju duhet ta kompletoni aplikacionin, dokumentet e nevojshme dhe faturën e pagesës së shërbimeve. 

Karakteristikat e procesit të vizave për fëmijët 

Fëmijët nën 14 vjeç, kur ua merrni dokumentet e tyre, duhet të mbani në vend se duhen shtesë certifikatat e tyre.

Dokumentet për fëmijët

Përpos gjithë kësaj, fëmijëveb u kërkohet: 

  • certifikata e lindjes;
  • leja e noterizuar për t'u larguar nga prindërit.  

Lejeqëndrimi pa viza në Turqi 

Ka një regjim të veçantë - lejeqëndrim të veçantë. Nëse turisti e sheh pak periudhën e qëndrimit për 60 ditë, mund të aplikojë dhe ta shtyejë qëndrimin eventualisht për një muaj. Për marrjen e lejeqëndrimit, ju duhet një aplikacion, pasaportë, fotografitë dhe dokumentet tjera. 

Kosto e procesit të vizave dhe kushtet 

Çmimi i vizave turistike, biznesit, vizitave, studimeve dhe martesave është 50 dollarë, për llojet tjera kosto ndryshon. 

The cost
Kosto e një vize është 50 dollarë. 

Aplikuesi ka të drejtën të aplikojë për 90 ditë para se ta nis udhëtimin. 

Koha e procesit zgjat deri në 60 ditë, varësisht nga ngarkesa e Konsulatës së Turqisë. 

Kushtet e afatit

Viza afatgjate është e vlefshme nga gjashtë muaj deri në një vit. 

Gjobat për thyerjen e rregullave të vizave 

Ndëshkime të ndryshme jepen varësisht nga kohëzgjatja e thyerjes së rregullave të qëndrimit në vend: 

  • deri në 15 ditë - 165 lira turke;
  • mbi 15 ditë - nga 285 lira turke dhe mbi 30 ditë me mundësi pezullimi për hyrje. 

Rekomandoheni të mos thyeni rregullat e qëndrimit në Turqi. Pavarësisht arsyen e vonimit të rikthimit në vendin tuaj, ndëshkimet do të jepen në përputhje me ligjet në fuqi. 

Arsyet e refuzimit 

Aplikuesi mund të refuzohet: 

  • Në mungesë të dokumenteve të nevojshme; 
  • Datë e gabuar e skadimit të pasaportës;
  • Nëse ka ndalesë për hyrje në Turqi.

Adresat zyrtare të Konsulatës së Turqisë në Federatën Ruse 

Konsulatat e përgjithshme të Turqisë: 

  • Në Moskë: Rruga 7th Rostovsky, 12;
  • Në Shën Petersburg: Rruga 7th Sovetskaya, 24;
  • Në Kazan: rruga Gorky, d, 23/27;
  • Në Novorossiysk: rruga Svobody, d. 73.

Ju mund t'i kontaktoni konsultatat edhe përmes uebsajteve zyrtare.