Kërkesat për marrjen e një vize për të shkuar në Turqi
- 4 Koha e Leximit
- Publikuar më 08.04.2023
Për të huajt që duan ta vizitojnë Turqinë dhe të kenë një pushim të mrekullueshëm. Republika e Turqisë ofron sistem bashkëkohor të quajtur "e-visa".
Si ta merrni një vizë për Turqi
Për të huajt që duan ta vizitojnë Turqinë dhe të kenë një pushim të mrekullueshëm. Republika e Turqisë ofron sistem bashkëkohor të quajtur "e-visa". Me fillimin e procesit të "e-visa" në vitin 203, është bërë shumë e lehtë të merrni vizën tuaj që të udhëtoni në Turqi.
Aplikantët duhet të shkojnë në www.evisa.gov.tr dhe të paraqesin informacionet e nevojshme. Më pas ata do të pyesin që ta kompletoni pagesën përmes kartës së kreditit. Pasi procesi i aplikimit të jetë i kompletuar, aplikanti do të marrë vizën e vet përmes adresës elektronike (emailit) të cilën e kanë paraqitur në aplikim. Tani, e gjitha që ju duhet të bëni është ta printoni vizën tuaj dhe ta merrni me vete gjatë udhëtimit dhe ta shfaqni sa herë që ua kërkojnë autoritetet.
Këtu janë disa nga pikat që Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë nuk dëshiron t'i humbasë:
- "E-visa" lëshohet vetëm për qëllime udhëtimi. Për punë apo viza studentore, ju duhet të bëni një lloj tjetër të aplikimit te përfaqësuesit e jashtëm të Turqisë.
- Data e skadimit të pasaportës suaj është valide për më shumë se gjashtë muaj.
- Të gjithë të huajve u kërkohet një "e-visa".
- Viza është e pranueshme për një qëndrim prej 90 ditësh brenda një periudhe prej 180 ditësh.
- Gjuhët e paraqitura në procedurën e "e-visa" janë turke, angleze, franceze, gjermane, polake, spanjolle, norvegjeze dhe sipas zyrtarëve shumë shpejt do të shtohen edhe gjuhët arabe dhe kineze.
- Pagesat për "e-visa" janë të gatshme përmes kartelave Visa dhe MasterCard.
- Kosto e "e-visa" është 353.10 lira turke për një drejtim dhe 1,182.60 lira turke për hyrje të shumta. Gjithashtu, këto kosto mund të ndryshojnë në varësi të shtetësisë suaj. Ju mund të kontrolloni koston e saktë që ju duhet të paguani për të paraqitur informatat e kërkuara në uebsajt.
A keni nevojë për më shumë informacion?
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.
- Pronë në Turqi
- Pronë në Qipro
- Pronë në Dubai