Kryeqyteti i Turqisë, Ankara

  • blogPage.readTime
Postoni imazhin
Shpërndaje:

Ankara është kryeqyteti i Turqisë. Qyteti ka rëndësi historike, gjeografike dhe politike për popullin turk. Këtu mund të gjeni gjithçka rreth këtij qyteti unik.

Ankara është kryeqyteti i Turqisë. Qyteti ka rëndësi historike, gjeografike dhe politike për popullin turk. Që prej fillimit të Luftës së Pavarësisë, Ankara ishte pika komanduese e betejës dhe revolucionit turk. Më pas, nuk ishte befasi se qyteti u bë qendër e republikës së re. 

Më 27 dhjetor, 1919, Ataturku dhe komandantët tjerë të Luftës së Pavarësisë së Turqisë erdhën në Ankara dhe nisën planin e betejës dhe revolucionit. Më parë, Ankaraja ishte një qytet i vogël. Qyteti nuk kishte vlerë bujqësore apo industriale. Megjithatë, kishte rëndësi strategjike pasi ishte në qendër të Anadollit. Më pas, Ankaraja ishte një zgjedhje e shkëlqyer pasi ishte qendër e komandës. 

Pasi Lufta e Pavarësisë mbaroi dhe Republika e Turqisë u themelua, Asambleja Nacionale e Turqisë u vendos në Ankara. Tri vjet më vonë, më 13 tetor, 1923, Ankaraja zyrtarisht u bë kryeqytet. 

Ankaraja u bë simbol i themelimit të Turqisë. Shumë ndërtesa historike nga koha e themelimit të republikës janë prezente në Ankara. Asambleja e parë është muze tani. Mauzoleu i Ataturkut i njohur si Antibakir ndodhet në Ankara. Në distriktin e Ulusit ku ka shumë ndërtesa të vjetra dhe muze, tani mund të shihni historinë e republikës.  

Ankaraja është në një vendndodhje të favorshme. Para Luftës së Pavarësisë, madje edhe para Perandorisë Osmane, ishte vendbanim për shumë qytetërime, përfshirë romakët dhe bizantinët. Kalaja e Ankarasë, e cila njihet dihet se ishte prezente në periudhën e Galatianëve, ishte riparuar nga dy perandoritë. Më pas, arkitektura e kalasë përfaqësoi këto perandori të vjetra. Më pas ishte marrë dhe riparuar nga seljukët, duke i shtuar arkitekturën e tyre. 

Qytetërimi më i popullarizuar që kishte banuar këtu në Ankara ishte Hititët. Atje ishte një simbol në zemvr të Ankarasë që quhej Sihhie. Megjithatë, legjenda thotë se Ankaraja ishte themeluar nga mbreti i famshëm i Midës, Phyrgiani. Ai e emëroi qytetin Ancyra, që nënkupton spirancë. Më pas, hititët, e bën qytetin të famshëm dhe e quajtën atë Ankuwa.

Duke filluar nga distrikti Ulus deri në kalanë e Ankarasë, është e mundur të shihni shumë ndërtesa, hamame, bujtina dhe shtëpi nga shumë qytetërime antike dhe perandori që kanë jetuar në Anadoll. Ankaraja ka vlerë të madhe kulturore duke qenë në historinë e Anadollit. Në muzeun e qytetërimeve të Anadollit, ka shumë artefakte që përfaqësojnë këto qytetërime. Muzeu etnografik ishte muzeu i parë i ndërtuar në Turqi. Artefaktet në muze janë dhuruar nga qytetarët, dhe atje ka artefakte nga periudha e Muslinit të popullit turk. 

Përtej vlerës historike dhe kulturore, Ankaraja është e njohur për kuzhinën e saj të pasur, e cila përbëhet kryesisht nga ushqime me drithëra dhe mish. Kur bëhet fjalë për kafshët, Ankaraja është e famshme për macet dhe dhitë e saj. Ka shumë parqe, zona rekreative, zanate Që mund të gjenden në Kryeqytet.