Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Leja e punës në Turqi

Leja e punës është një leje në Turqi për punonjësit e huaj dhe kompanitë që duan të punësojnë të huajt legalisht.

Leja e punës është një leje në Turqi për punonjësit e huaj dhe kompanitë që duan të punësojnë të huajt legalisht, e lëshuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Republikës e Turqisë. Ka katër lloje të lejeve të punës në Turqi: e përkohshme, e përhershme, e pavarur dhe Turquoise. Të huajt nuk mund të marrin leje pune ndamas, kompanitë duhet të aplikojnë me ata.  

Të huajt që duan të jetojnë dhe punojnë në Turqi duhet të marrin leje pune para se të nisin punën e tyre në Turqi. Është ilegale për punonjësit të punësojnë njerëz pa leje pune në Turqi. Kontrata bëhet me punonjësin turk që garanton pagë mujore, sigurime shëndetësore dhe të gjitha avantazhet që i kanë shtetasit turk. Megjithatë, jo çdo punonjës turk mund të angazhojë një të huaj në punë, ata duhet t'i plotësojnë disa kërkesa specifike. 

Aplikacionet e lejes së punës

Aplikacionet e lejes së punës lëshohen përmes e-Goverment të Turqisë. Aplikantët duhet të mbushin aplikacionin online dhe të paraqesin dokumentet e nevojshme në sistem. Pasi të bëhet aplikimi i lejes së punës, punëtori duhet ta dërgojë aplikacionin me e-mail apo fizikisht. 

Vendimi nga ministria merret brenda 30 ditësh. Ka tre mënyra për të aplikuar për leje pune në Turqi: 

  • të huajt që jetojnë në Turqi (aplikacionet në misionet turke në shtetet e huaja) 
  • të huajt që janë në Turqi (nëse një i huaj ka lejeqëndrim valid për të paktën gjashtë muaj, aplikacioni mund të bëhet direkt në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale) 
  • zgjatjet e lejes së punës. 

Types of work permit

Leje e punës e përkohshme: Leja e punës në Turqi duhet t'u garantohet të huajve që punojnë për një vit. Nuk mund të zgjatet më shumë. Mund të rinovohet për dy vite për të huajt që duan ta zgjasin lejen e punës, me kushtet se ata do të vazhdojnë të punojnë në vendin e njejtë të punës. Aplikacioni i radhës do të garantojë leje pune në Turqi me maksimum prej tre vitesh. 

Leja e punës e përhershme: Të huajt që duan lejeqëndrim afatgjatë në Turqi dhe të punojnë minimum për tetë vite mund të aplikojnë për një periudhë të pacaktuar. 

Leja e punë​​​​​​​s e pavarur: Nëse një i huaj legalisht ndodhet në Turqi për të paktën pesë vjet, mund të marrë një leje të punës të pavarur për një periudhë të caktuar kohore. Të huajt duhet të punojnë në emër të tyre.

Karta Turquoise: Të pasurit e kësaj karte nënkupton se i huaji mund të punojë në Turqi për një periudhë të pacaktuar. Karta mund të lëshohet duke u bazuar në disa faktorë (edukim, përvojë profesionale, kontribut në shkencë dhe teknologji, ndikim në aktivitete dhe investime në Turqi). 

Çfarë punë në Turqi janë në dispozicion për të huajt? 

Ka shumë punë në Turqi për të huajt. Rëndësi kanë kualifikimet e nevojshme dhe aftësia gjuhësore. Leja e punës për të huajt varion nga sektorët: turizmi, shëndetësi, argëtimi, edukimi dhe të tjerat. Punët në Turqi për folësit e gjuhës angleze mund të gjenden në mësimdhënien në gjuhën angleze dhe në industrinë e turizmit. 

Punët në Turqi për të huajt variojnë nga mësimdhënia, shërbimi i kujdesit ndaj klientit, punët në Turqi duke redaktuar dhe përkthyer, mësimi i gjuhëve të huaja, përfaqësues i shitjeve dhe të tjera. 

Shërbimi i kujdesit ndaj klientit është rritur shkaku i numrit të madh të bizneseve ndërkombëtare, pasuri e paluajtshme, agjencione turistike, hotele. 

Sektori i turizmit në Turqi përfshinë punët në hotele, biznese të vogla si aksesorë, tepihë, SPA, dyqane, sallone ondulimi, floktarë, qendra sportive, etj:

 - të paktën një kompani turistike me tre yje, e certifikuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, me një certifikatë për të pasur sallone masazhesh, fshatra të certifikuar pushimesh, shtëpi termale me leje nga autoritetet zyrtare

- Banja turke, sauna, SPA me marrëveshje me licensën e sektorit të turizmit 

- qendra sportive me të paktën 20 punonjës turq

- punë që kërkojnë ekspertizë - masazhist, terapeut SPA.

Sektori i turizmit përfshinë punët në Antalia, Marmara dhe vendet tjera turistike, sidomos në Mesdhe. Nuk ka punë në dispozicion vetëm për folësit e gjuhës angelze, por edhe për ata që flasin gjuhë të huaja. 

Punët e mësimit në Turqi janë në dispozicion për folësit e gjuhës angleze. Derisa Turqia vazhdon zhvillimin e raporteve me ekonomitë anglisht-folëse, mësuesit TEFL janë duke u kërkuar shumë nga vendi. Pjesërisht, ata mund të gjejnë punë në Stamboll, Ankara ose Izmir.

Nëse jeni duke shikuar për punë në Turqi, ka shumë punë që ju mund t'i zgjedhni. Bëhuni gati t'i lexoni të gjitha informatat rreth lejes së punës në Turqi dhe kërkesat për marrjen e lejes së punës. 

30 Korrik 2022
Blini banim në Alania
Blini banim në Alania Blini një shtëpi në Alania, vend i cili është i popullarizuar në Turqi, në uebsajtin tonë. Lexo më shumë
29 Korrik 2022
Bashkëpunimi me Summer Home
Bashkëpunimi me Summer Home Summer Home aktualisht duke kërkuar një Agjencion Profesionale/ Brokerë të Pasurive të Paluajtshme për të bashkëpunuar në shitjet e pasurive të paluajtshme turke. Lexo më shumë
30 Korrik 2022
Blini një apartament të lirë në Side, Turqi
Blini një apartament të lirë në Side, Turqi Investim në një apartament në Side, Turqi, banim luksoz dhe jo i shtrenjtë në këtë regjion është i popullarizuar nga blerësit prej Evropës dhe ish-shtetet e CIS. Lexo më shumë
29 Korrik 2022
Historia e Summer Home
Historia e Summer Home Summer Home Real Estate është një agjencion turk i pasurive të paluajtshme. Është themeluar në vitin 2002 në Antalia. Qytet i madh, me aeroport ndërkombëtar dhe qendër shumë e popullarizuar turistike. Lexo më shumë