Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Maji në Turqi

Turqia në maj - moti është i bukur, ditët janë me diell dhe të nxehta, por ende nuk është ngrohtësi e madhe, nganjëherë ka erëra të lehta që mund t'ju bëjë të ndjeni ftohtë.

Muaji më i mirë i majit në Turqi është koha më e mirë për t'i vizituar bukuritë natyrore dhe trashëgimitë e vendit. Muaji është gjithashtu i përshtatshëm për pushime relaksuese në plazh - temperaturat janë rreth 25 ° C dhe deti është i freskët. Në maj, turistët kombinojnë pushimet e tyre së bashku me vizitat në vendet historike.

Time in Turkey in May
Maji në Turqi është një kohë e favorshme për t'u relaksuar. 

Si ta kaloni majin në Turqi 

Maji karakterizohet me numrin e vogël të turistëve. Kjo i bën të bukura vizitat në vendet historike të vendit dhe të shkoni në udhëtime ekskurisionale. 

Një avantazh shtesë i pushimeve në maj janë hotelet e lira dhe akomodimi privat. Udhëtimet, suveniret dhe të mirat nga pazari janë 20 përqind më lirë.

Temperatura jo-sezonale prej +24 ... + 26°C e bën majin të përshtatshëm për të kombinuar udhëtimin me pushimet në plazh. 

Festivalet dhe festat

Në maj, ju mund të merrni pjesë në festat nacionale.

Festat zyrtare janë të deklaruara si pushime bankare. 

  1. 1 maj - Dita e Lirisë dhe Solidaritetit. Në këtë ditë, mbahen demonstratat masive në vend. Ata marshojnë qetë nën kontrollin e policisë. 

  2. 19 maj - Dita Memoriale e Ataturkut, vendi kryesor në qytet - Ankara. Mustafa Kemal Ataturk është krijuesi dhe presidenti i parë i Republikës së Turqisë. Data lidhet me fillimin e vuajtjeve të Turqisë për pavarësi. Në këtë ditë, në vitin 1919, ai iu adresua të rinjëve dhe shpalli mobilizimin kundër forcave pushtuese dhe qeverisë së Sulltanit, e cila u shpartallua në Luftën e Parë Botërori. 19 maji u deklarua si Dita e Rinisë dhe Sportit. Shumë disiplina të sportit dhe koncerte mbahen gjatë festës.  

Labour and Solidarity Day
Demonstratat mbahen në Ditën e Lirisë dhe Solidaritetit. 

Festat dhe festivalet kryesore: 

  • 5 maj - Festivali ndërkombëtar i teatrit 
  • 29 maj -  Festa e Pushtimit të Kostandinopojës (Osmanët marrin pjesë në koncerte me forca ushtarake, fishekzjarre dhe kostume të ushtarëve)
  • Festivali kulturor Yunus Emre 
  • Vallëzimi folklorik turk 
  • Festivali i muzikës MayFest

Procedurat 

Pjesa e programit të udhëtimit me ekskursion mund të kombinohen me gjithçka. Resortet mjekësore janë të hapura në vend. Ujërat termal, banjot dhe klinikat me ujë natyral ndodhen në male dhe në brigje. Turistët shpesh vizitojnë: 

  • Wellness procedures
    Ka shumë ujëra termal në Turqi.  

    Dalyan - një vend që ndodhet pranë detit Egje, ujërat termal dhe banjot me baltë natyrale, që gjejnë përdorim te pacientët me probleme në sistemin muskulor;

  • Kangal - një resort në lartësi të malit me ujë të nxehtë dhe me baltë, i dedikuar për sëmundjet e lëkurës;  

  • Afyonkarahisar - kapitali termal i vendit, me banjo minarale për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, dhe sistemeve tretëse dhe endokrine;

  • Pamukkale - "Kalaja e Pambukut" ku turistët trajtohen me ujëra me sulfid hidrogjeni dhe kalcium, i dobishëm për aparatin tretës dhe sistemin nervor;

  • Balçova  - një resort afër Izmirit, ku uji dhe banjot me baltë janë prezente, si dhe rehabilitimi i frakturave dhe operacioneve; 

  • Yalova - malet me ajër të freskët, plazhet e detit Maramara dhe një kompleks termal me banjo sulltani, hamame, kënde lojërash dh eujë mineral për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, reumës dhe problemet urologjike. 

  • Kemer - është i famshëm jo vetëm për plazhet e Mesdheut, por edhe për qendrat SPA & wellness, për trajtimin e stresit dhe depresionit duke përdorur mbështjellës me baltë dhe talasoterapi;

  • Çeşme -  është resort i popullarizuar familjar në detin Egje afër Izmirit, ku relaksimi mund të kombinohet me një vizitë në banjot termale që ndodhen në plazh si dhe talasoterapi; 

  • Bolu - një zonë e pasur malore në pemë dhe shkurre halore dhe gjetherënëse, ajër të pastër dhe ujëra minerale, i cili ka bërë popullaritet falë hoteleve të rehatshme që ofrojnë trajtime me banja, ujë dhe banja me baltë;

Argëtimi aktiv dhe ekstrem 

Hotelet turke iu ofrojnë mysafirëve një llojëshmëri të argëtimit.

Koha e lirë:

  • shtigje hikingu për një ditë dhe për shumë ditë; 
  • teleferiku Olympos shkon deri në maje të malit Tahtali, ku ju mund të uleni dhe ta shijoni një kafe dhe të mahniteni me perëndimin e diellit; 
  • peshkimi në detërat e thellë dhe në lumin e malit;
  • udhëtim me varkë; 
  • vizitë në parkun ujor (gjysma e muajit maj). 
Teleferiku Olympos shkon në maje të malit Tahtali. 

Argëtimi ekstrem (me stërvitje): 

  • rafting në lumenjtë Dalaman, Kepruchay, Eshen, Kyzylirmak, Manavgat;

  • zhytje në vendet e popullarizuara - Fethiye, Kas, Marmaris, Kemer, ishulli Kalgan;

  • windsurfing dhe kitesurfing;

  • ekskursion në Kapadokia, ku organizohen fluturime me balona me ajër të nxehtë;  

  • paragliding  (me një instruktor);

  • jeep safari në rrugë malore me një ndalesë për drekë në një vend piktoresk; 

  • safari ATV;

Blerjet në dyqanet e famshme 

Qendrat e famshme tregtare në Turqi: 

  • Shopping
    Blerjet në qendrat tregtare në Turqi. 

    Istanbul Cevahir -  është një prej qendrave më të mëdha tregtare në botë me mbi 600 dyqane dhe zona ushqimi, kinema dhe qendra argëtimi; 

  • Marmara Forum në Stamboll - përfshin të paktën 300 butiqe ndërkombëtare dhe vendore, një kinema, një numër të madh të restauranteve që zënë gjithë katin dhe me pamje nga deti Marmara; 

  • Migros - një degë e qendrave tregtare me çmime të volitshme dhe me seli në Stamboll, Antalia, Kemer dhe Manavgat;  

  • TerraCity në Antalia - 160 dyqane, një zonë ushqimi, një kinema, argëtim për fëmijët;  

  • Deepo Outlet Center - vendi më i vizituar me zbritje nga 30 në 70 përqind;

  • Forum Ankara Outlet - një qendër e madhe tregtare ku zbritjet arrijnë deri në 90 përqind; 

  • Olivium Outlet Center në Stamboll - është një qendër e popullarizuar nga vendasit me një vendndodhje të përshtatshme dhe me mall të mirë.

Klubet e natës

Klubet moderne të natës me muzikë të veçantë, DJ-t më të mirë, programet argëtuese, ahengje që krijojnë atmosferë festive. Objektet kanë kapacitet të presin deri në katër mijë vizitorë. 

Klubet ndodhen në bregdet dhe marrin vlerësime pozitive nga vizitorët. 

Më të famshmet ndodhen në Marmara, Alania, Antalia, Bodrum dhe Kemer. 

Jeta e natës në Marmara bëhet në Bar Street, ku mund të shkoni me linjë të rregulltë autobusi. 

Klubet e popullarizuara:

  • Green House Dance Bar;

  • Crazy Daisy Bar & Night Club;

  • Club Areena,

Night clubs
Klubet e natës janë qendrat e argëtimit në jetën moderne urbane. 

Në Bodrum, klubi i natës Hadigari ndodhet në plazh, klubi i natës Halikarnas është i famshëm për ahengjet ditore dhe Marina Yacht në Bodrum fton mysafirët në një tavolinë qelqi që funksionon si dysheme vallëzimi.

Për adhuruesit e rokut në Antalia, Jolly Joker Pub i hap dyert në mbrëmje. Club Soho është një platformë për përformuesit e muzikës turke, ku DJ-t evropian i tregojnë aftësitë e tyre. Club Arma dallon nga atmosfera e tij dhe kodi i veshjes. 

Vendet për fëmijët 

Shumë parqe ujore dhe kënde lojërash janë të hapura për të rinjtë. Një vizitë në Antalya Oceanarium ose Bursa Zoo do të jetë argëtuese dhe informuese. Një mundësi e shkëlqyer për të mësuar aftësi të reja do të jetë kurset e zhytjes dhe windsurfimit. Ju mund të informoheni për historinë e Turqisë në muzeun Maritime në Stamboll. 

Muzeu arkeologjik i Alanias gjithashtu është intereant. 

Programet e ekskursionit 

Udhëtimet historike më të popullarizuara në vend:

  • Hot air balloon flight
    Balonat me ajër të nxehtë në Kapadokia. 

    Kapadokia dhe udhëtimet me balon me ajër të nxehtë;

  • Udhëtimet ditore në  Perge, Aspendos dhe Side;

  • Udhëtime një-tre ditore në Stamboll; 

  • Qyteti antik i Ephesus

  • Pamukkale;

Me qëllim që ta përjetoni plotësisht kulturën jugore, shkoni në Pazarin e Madh në Stamboll. 

Moti mesatar në Turqi në maj 

Derisa moti stabilizohet ngadalë në fillim të muajit, temperaturat nisin të ngrohen, ideale për rrezitje dhe në mbrëmje për restaurante. Vetëm netët janë ende të freskëta. 

Weather in Turkey in May
Maji në Turqi ka ditë të nxehta dhe mbrëmje të freskëta.  

Temperatura e ajrit 

Temperatura mesatare ditore: 

  • Në dhjetë ditët e para - +21 ... +23°C;
  • në mes të majit - +26 ... +28°C;
  • në fund të muajit - +30°C.

Në mbrëmje: +18 ... +22°C.

Temperatura ujore e detit 

Temperatura mesatare e detit është +19 ... +23°C.

Si duket Turqia në maj? 

Bimët jugore nisin të dalin në parqe, kopshte dhe sheshe. Zonat e gjelbërta janë vazhdimisht të pastërta dhe të mirëmbajtura. Gjatë ditës, është nxehtë në verë, por jo edhe aq ngrohtë. Netët janë të freskëta. 

Turkey in May
Në Turqi, bimët jugore lulëzojnë në maj.

Jeta në qytete bëhet më e jetueshme. Gjatë kësaj kohe, turistët kanë më shumë mundësi të mësojnë për historinë dhe kulturën e Turqisë.

Në fillim të majit, kafenetë, restaurantet, klubet dhe dyqanet e suvenireve janë tashmë të hapura. Në mes të majit, parqet ujore, akuariumit dhe delfinariumit janë të gatshme t'i mikpresin vizitorët. 

Dyqanet ofrojnë pemë sezonale: banane, portokaj, mjedra, kajsi, dredhëza dhe manaferra. 

Çmimet mesatare në resortet e pushimeve në lira turke: 

Emri

Supermarket

Market

Kajsi

12TL

8TL

Portokajt

7TL

5TL

Bananet

14TL

11TL

Dredhëzat

11TL

10TL

Mjedrat

6TL

3.5TL

Manaferrat

17TL

15TL

Kosto e pushimeve në Turqi 

Çmimet e pushimeve në fillim të sezonit janv më të ulta se në korrik ose gusht. Ka kërkesa të mëdha për ta vizituar Stambollin ose resortet e pushimeve në dhjetë ditët e para të majit (shumica e vendeve kanë pushime në fillim të majit). Aso kohe, kostoja është afër maksimumit. Nga mesi deri në fund të muajit, çmimet bien. 

Trendy Lara
Trendy Lara - është një hotel modern me pesë yje all-inclusive. 

Nga 26 maji, çmimet fillojnë të ngriten.

Rezervimi i hershëm ju jep juve avantazh për të zgjedhur hotel më komod ose akomodim privat për t'i kurseyer paratë. 

Çmimet e hoteleve dhe akomodimeve private:  

Çmimi përcaktohet në disa faktorë që karakterizojnë hotelin ose akomodimin privat. Më të rëndësishmet prej tyre janë: 

  • kushtet dhe pajisjet;
  • klasi i hotelit dhe numri i yjeve;
  • lloji i akomodimit - apartament, vila, shtëpiza, etj; 
  • vendndodhja - vija e parë, e dytë, e tretë apo e katërt nga deti; 
  • disponueshmëria e komoditeteve: plazhi, pishina, parku ujor; 
  • shërbimi;
  • ushqimet (mëngjesi, "all-inclusive", etj.).
Hotels and hostels
Çmimi bazohet në ekskluzivitetin e hoteleve. 

Pozita gjeografike e resortit poashtu ndikon në çmim. Për shembull, banimi në detin e Mesdheut është më e shtrenjtë se në detin e Zi apo Marmara për shkak të klimës më të nxehtë. 

Zgjedhja e regjionit për pushim është një preferencë individuale, varësisht nga mundësitë financiare apo faktorët tjerë. 

Resortet më të nxehta 

Zonat rekreative të Turqisë dallohen nga kushtet klimatike, peisazhet natyrore dhe temperatura mesatare e ujit dhe ajrit që ndikon në gjatësinë e sezonit. 

Shumë resorte ndodhen në zona subtropikale, në brigjet e Mesdheut dhe Egjeut. 

Ku janë vendet më të nxehta në Turqi në maj, shikojeni grafikën më poshtë: 

Resort

Ajri (° C)

Uji (°C)

Alania

24

22

Side

24

21

Belek

25

21

Antalia

25

22

Kemer

28

21

Fethiye

26

20

Marmaris

25

19

Bodrum

24

19

Alania konsiderohet të jetë resorti më i nxehtë në Turqi, ku sezoni i plazhit nis në prill. 

Belek karakterizohet nga vranësirat minimale (dhjetë përqind) dhe dielli i ndritshëm.  

Në mes të majit, të gjitha pjesët e vendit janë në një temperaturë të përshtatshme. Moti në Turqi në fund të majit është i ngjashëm me verën e gjitha shteteve evropiane. 

Resortet e lira 

Antalia është një resort relativisht i lirë me avantazhet si në vijim: 

  • afër aeroportit; 
  • plazhet me rërë dhe me guralecë; 
  • hotelet dallohen nga niveli i lartë i shërbimeve dhe komoditetit, varësisht nga numri i yjeve;  
  • qyteti ofron shumë atraksione dhe vende argëtuese. 
The airport
 Aeroporti ndërkombëtar në Antalia.

Alania është një resort i lirë dhe i përshtatshëm për pushimet familjare: 

  • aeroporti është dy orë larg;
  • plazhet e gjata me rërë si dhe me guralecë; 
  • menu e fëmijëve në kafene dhe restaurante, animatorë dhe atraksione; 
  • Hotele relativisht të lira dhe luksoze, ose një zgjedhje e gjerë e akomodimeve private. 

Kemer është një destinacion i mirë i pushimeve me rekreacion aktiv. Këtu, turistët tërhiqen nga:  

  • plazhet me guralecë;
  • natyra jugore piktoreske, ajri i maleve; 
  • shumë restaurante, dyqane dhe klube;
  • zhytje, safari dhe surfim. 
Kemer
Kemer ka plazhe me guralecë dhe natyrë piktoreske. 

Side është një resort për ata që duan ta kombinojnë pushimin e plazhit me ekskursionet historike. Karakterizohet nga: 

  • plazhet e gjata dhe të gjera me rërë me qasje të lehtë; 
  • shumë atraksione: Tempulli Apollo, një numër i madh i rrënojave antike, amfiteatri, ujëvarat; 
  • disavantazhet e resoirtit - nuk ka park ujor.

Marmara është një resort i zgjedhur nga një numër i madh i të rinjëve: 

  • aeroporti është 2.5 orë larg;
  • vijë bregdetare e gjatë me plazhe me rërë; 
  • natyrë e bukur, pyje halore;
  • numër i madh i klubeve dhe restauranteve të popullarizuara;
  • klub jahti, zhytje dhe qendra raftingu. 
Marmaris
Numër i madh i të rinjëve vizitojnë Marmaran. 

Ku është më mirë të shkoni me fëmijë? 

Hotelet në Turqi janë të gjitha all-inclusive dhe të përgatitura për të akomoduar familjet me fëmijë. Plazhet me rërë në Alania, Belek, Bodrum, Kemer, Side dhe Fethiye janë të sigurta për fëmijët.  

Kur planifikoni pushimet për muajin maj, zgjedhni vendet ku deti është afër bregut është i cekët dhe i ngrohtë në këtë periudhë të vitit. Në detin Egje, është gjiri Oludeniz, që ndodhet pranë Fethiye. Në detin Mesdhe - plazhet e fshatit Colakli afër Sides, Laras dhe Avsallarit në regjionin e Antalias.  

Oludeniz bay
Gjiri i Oludenizit është një resort piktoresk në një fshat të vogël. 

Hotelet i kanë pishinat dhe këndet e tyre të lojërave. Animatorët dhe instruktorët e sporteve ujore përgatiten për programet e tyre. 

Pra, çfarë të zgjedhni? 

Një udhëtim në Turqi në maj nuk është vetëm një udhëtim për plazh, por një mundësi të bëni ekskursione dhe të mësoni më shumë për historinë dhe kulturën e Turqisë. 

Derisa ka këtu monumente arkitekturore dhe peisazhe natyrore në gjitha resortet e Turqisë, zgjedhja do të jetë akomodimi komod dhe afërsia me aeroportin. 

Rezervoni një hotel apo akomodim privat më herët, për të kursyer paratë dhe për ta pasur shansin që të zgjedhni më të përshtaturin për juve. 

Nëse jeni duke planifikuar pushime me fëmijë, është më mirë të rezervoni për dhjetë ditët e fundit të majit. Gjatë kësaj periudhe, deti nis të ngrohet.

Duke marrë parasysh gjasat për reshje dhe stuhi, zgjedhni një hotel me një park ujor të brendshëm ose një pishinë të brendshme.

Turqia është vendi më i përshtatshëm për pushime në maj pasi moti është tashmë i nxehtë dhe biletat e fluturimeve apo fluturimet charter janë në dispozicion. 

Arsyet për të udhëtuar në Turqi në maj 

Arsyet për të zgjedhur resortet turke në:

  • llojëshmëria e ofertave dhe çmimeve për udhëtim 
  • natyra e bukur
  • zbritjet në udhëtime dhe hotele 
  • hotele jo të mbipopulluara, restaurante, pazare, diskoteka, etj.
  • jo numër i madh i turistëve që vizitojnë vendet historike dhe monumentet arkitekturore.  

Opinionet e turistëve

Boris, 35-vjeçar, Shën Petersburg

"Kam pushuar në Turqi disa herë. Fillimisht, e kujtoj udhëtimin në Kemer. Gjithçka ishte kompakte, e pastër dhe e bukur. Dhe ajri gjithashtu është i shkëlqyer. Kam udhëtuar në atraksione vendore si dhe në Stamboll. I kënaqur me motin e nxehtë dhe të bukur. Ua sygjeroj!". 

Alina, 28-vjeçare, Syktyvkar

"Ne erdhëm në Turqi për pushime në maj. Është ende ftohtë këtu dhe deti në Alania është përrallor, gjë që e kam menduar tërë dimrit. Kam nisur sezonin tim të notit. Jam kthyer në shtëpi e lumtur dhe me plotë emocione. Ua sygjeroj Turqinë në maj - ka mundësi jo vetëm për plazh, por edhe për blerje në Stamboll". 

Margarita, 57-vjeçare, Saratov

"Ne erdhëm me burrin tim dhe nipin në Turqi në maj. Pushuam në Antalia. Aso kohe, moti nuk ishte i nxehtë dhe kishte pak njerëz. Nipi ishte i kënaqur. E vërtetë, ne notuam në pishinë. Por, kemi ecur gjatë deri në plazh. Na solli kujtime të bukura për kujtesën tonë". 

22 Shtator 2023
Koha për lëkundje
Koha për lëkundje Zgjedhni lëkundjen e përsosur për situatën tuaj. Lexo më shumë
06 Janar 2024
Vendet më të mira për të qëndruar në Antalia
Vendet më të mira për të qëndruar në Antalia Antalia, e vendosur në rivierën mahnitëse turke, është një destinacion popullor turistik i njohur për plazhet e bukura, rrënojat e lashta dhe jetën e gjallë të natës. Lexo më shumë
01 Prill 2023
Plazhet e Alanias
Plazhet e Alanias Vend i përsosur për ata që e duan ajrin e pastër, duke u rrezitur në rërë të imët dhe duke notuar në detin blu. Plazhi ndodhet në qytetin e Avsallarit dhe ashtu siç parathotë emri Incekum (rërë e imët), rëra është shumë e hollë. Zonat e shëtitores janë plot me ngjyra blu dhe jeshile të cilat përzihen së bashku dhe e bëjnë Alanian të veçantë. Lexo më shumë
26 Prill 2023
Çfarë është S.G.K?
Çfarë është S.G.K? S.G.K ose emërtimi i plotë - Sosyal Güvenlik Kurumu - është programi për kujdesin shëndetësor i qeverisë turke. Kujdesi shëndetësor është i detyrueshëm në Turqi për njerëzit mbi 18 vjeç deri në 65 vjeç që duan lejeqëndrim. Lexo më shumë
28 Gusht 2023
Një ishull turk në Oqeanin Atlantik
Një ishull turk në Oqeanin Atlantik Ishulli i madh turk ndodhet në Cockburn, që njihet të jetë kryeqyteti i 38 ishujve Turks dhe Caicos. Lexo më shumë