Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Një oazë e qetë e gatshme për t'u eksploruar

Ka një fshat afër Finike në perëndim të Antalias. Një qosh i ri i parajsës vetëm pesë kilometra nga qendra dhe ka fshati ka emrin Turkuaz.

Ka një fshat afër Finike në perëndim të Antalias. Një qosh i ri i parajsës vetëm pesë kilometra nga qendra dhe ka fshati ka emrin Turkuaz. Është një vend i vetmuar me natyrë, që ndodhet në mesin e disa kopshteve, ku portokajt e famshëm të Finikes rriten afër lumit Limyros. 

Lumi Limyros është shumë i famshëm në histori dhe tani njihet si Gokcay. Ju gjithashtu mund të akomodoheni këtu. Ka shtëpiza prej druri pranë lumit dhe dhomat janë absolutisht të bukura. Ajo që jeni duke shikuar sjell qetësi të pastër: ju keni ardhur në adresën e duhur.  

E vetmja gjë që do të dëgjoni në fshatin Bruz janë tingulli i zogjëve pranë lumit dhe ajo që do të ndjeni është aroma e portokajve. Portokajt fillojnë të lulëzojnë në prill. Ato ofrojnë një mëngjes organik me produkte të freskëta dhe të kultivuara në fshat. Madje edhe nëse nuk qëndroni këtu pas pandemisë, ju duhet të vini për mëngjes dhe ta shijoni atmosferën. 

Herën e fundit një prej kolegëve tanë ishte atje, kushtoi 40 lira turke për një person. Përpos mëngjesit, ju mund të gjeni edhe ushqime tjera vendore dhe ndërkombëtare. Një natë në hotel kushton 350-400 lira turke për dy persona. 

Ka gjithashtu edhe shumë aktivitete që mund t'i bëni në fshatin Turkuaz. Ju mund të shkoni në lumin Gokcay. Gjatë udhëtimit tuaj, ju mund të mahniteni nga pamjet e bukura të breshkave dhe zogjve. Në fshat, ju mund të participoni në vjelje, prodhim reçeli, mirëmbajtje dhe të mësoni ta vozisni traktorin. Ju mund të notoni edhe në pishinat natyrale në vend. Ne mund t'ua rekomandojmë këtë vend si një destinacion pushimesh për fundjavë. 

Qyteti antik i Limyra 

Pasi të kaloni kohë në fshatin Turkuaz, ju duhet të vizitoni edhe qytetin antik të Limyras. Qyteti duket i bukur me pemë të gjelbra dhe ujë të rrjedhshëm. Limyra ka qenë e preferuar nga perandoritë në të kaluarën shkaku i benefiteve. Ka shumë burime ujërash të nxehtë. 

Në verë, njerëzit vijnë këtu për piknik dhe not. Limyra ka hyrje falas. Në qytetin antik të Limyras, ka një teatër antik, mauzoleu Xatabura, shtëpi malore dhe varre prej shkëmbi, kisha Acropolis dhe muret e qytetit. Në muret e qytetit, ju mund ta vizitoni mauzoleun e Cezarit, djalin e perandorit Augustus. Cezari e humbi jetën e tij në Limyra derisa ishte duke shkuar nga Jeruzalemi në Romë dhe varri i tij u ndërtua në shekullin e katërt para Krishtit. 

Ku dhe si të shkoni në Limyra?

Ju mund të shkoni në qytetin antik, që ndodhet shtatë kilometra nga Finike në Limyra kur ju ktheheni në të djathtë nga fshati Yuvalilar pas kilometrit të gjashtë nga ana e Saklisut derisa vozisni në qendrën e Finikes përreth Elmalit. 

29 Shtator 2023
Arkeologët të mahnitur nga gërmimet e teatrit në Savatra, Turqi
Arkeologët të mahnitur nga gërmimet e teatrit në Savatra, Turqi Lajme të mëdha kanë dalur këtë javë për entuziastët e arkeologjisë. Një teatër antik romak pritet të gërmohet në qytetin antik të Savatras. Lexo më shumë
11 Qershor 2023
Vendet më të mira për ta parë perëndimin e diellit në Turqi
Vendet më të mira për ta parë perëndimin e diellit në Turqi Të jetosh në një zonë të gjelbër, në një zonë me pamje nga qyteti apo deti, nuk ka asgjë më relaksuese sesa të shohësh perëndimin e diellit. Bëhuni dëshmitarë të ngjyrave të bukura të kuqe, të portokallit dhe të verdha mbi horizont. Këtu janë disa vendet ku mund ta shijoni muzgun. Disa prej këtyre vendeve janë Gökçeada, Gümüşlük, Bozburun, Ölüdeniz dhe Kaş. Lexo më shumë
01 Qershor 2023
Kanioni në kufirin e tri provincave i mahnit vizitorët
Kanioni në kufirin e tri provincave i mahnit vizitorët Kanioni Arapapıştı ndodhet në kufinjtë e Aydın, Denizli dhe Muğla, dhe mahnit vizitorët e tij me bukurinë natyrore. Udhëtimet me varkë organizohen në fundjava në digën e Kemerit në Bozdoğan, distrikt in Aydinin duke shijuar pamjet mahnitëse të kanionit. Kanioni Arapapıştı i ofron vizitorëve mjedis unik me bukurinë e ujit dhe pemëve. Lexo më shumë
22 Mund 2023
KAMP NË UJË DHE PEMË PRANË LUGINËS SË GJELBËR
KAMP NË UJË DHE PEMË PRANË LUGINËS SË GJELBËR Lugina e Gjelbër në Fethiye u ofron vizitorëve të saj mundësinë për të vendosur kamp në ujë dhe pemë derisa pushojnë në natyrën unike që i rrethon. Lexo më shumë
12 Korrik 2023
Hajmalia
Hajmalia "Nazar" Ju i shihni ato çdokund në Turqi: duke i mbajtur lart në dyer, në vetura, në veshmbathjet e foshnjave, të përfshira në aksesorë, në mure dhe në xhepat e njerëzve. Arsyeja për këtë është sepse turqit besojnë se kjo hajmali e mban larg syrin e djallit nga ata. Lexo më shumë