Plazhet dhe gjiret në Detin e Zi
- 4 Koha e Leximit
- Publikuar më 20.06.2023
Kur plazhet përmenden në Turqi, brigjet e Egjeut dhe Mesdheut janë gjërat e para që vijnë në mendje. Kur flitet për regjionin e Detit të Zi, luginat dhe kanionet janë ato që na kujtohen. Por, në fakt, regjioni i Detit të Zi ka plazh të gjatë prej 1700 kilometrash dhe ka ujë të pastërt.
Kur plazhet përmenden në Turqi, brigjet e Egjeut dhe Mesdheut janë gjërat e para që vijnë në mendje. Kur flitet për regjionin e Detit të Zi, luginat dhe kanionet janë ato që na kujtohen. Por, në fakt, regjioni i Detit të Zi ka plazh të gjatë prej 1700 kilometrash dhe ka ujë të pastërt.
Këtu janë disa plazhet që i kemi renditur për ju:
Plazhi Beygir Sand – Giresun
Deti këtu është aq i mirë sa në Mesdhe. Për shkak të një burimi nënujor, uji është më i ftohtë se vendet tjera në listën tonë. Pamja është mahnitëse pasi ndodhet nën një shkëmb. Falë vendndodhjes gjeologjike, ka shumë restaurante ku ju mund të hani dhe të cilat ofrojnë pamje të mrekullueshme.
Plazhi Antique – Sinop
Këtu ka shumë vende ku ju mund të notoni dhe ta shijoni detin, por plazhi Antique Sinop është më i preferuari. Atje është edhe hoteli pranë plazhit, ku hyrja është 20 lira turke.
Gjiri i Sardala – Şile
Gjiri ndodhet mes Ağva dhe Kefken dhe është pranë fshatit Bağırganlı. Gjiri ka ishuj të vegjël, shkëmbinjë dhe shpella. Pasi kjo zonë nuk ka komoditete, preferohet nga ata që duan të bëjnë kamping.
Plazhi Kemalpaşa – Hopa
Plazhi Kemalpaşa ka brigje të gjata prej tre kilometrash dhe është ndër zonat e fundit me kulturën e plazhit në lindje të Detit të Zi. Gjithashtu, është pranë plazhit të qytetit të Batum dhe preferohet nga shumë njerëz shkaku i pastërtisë së brigjeve.
Plazhi Çakraz – Amasra
Duke qenë destinacioni më i preferuar në Detin e Zi, ka plazhe të bukura, pamje mahnitëse dhe det të pastër.
Plazhi Payanır Harbour – Kırklareli
Ky plazh, i cili është 20 metra i gjerë dhe 200 metra i gjatë, ndodhet në lindje të İğneada longoz, dhe është një prej plazheve më të qeta në listën tonë. Fatkeqësisht, për të shkuar në këtë plazh, ju duhet të ecni nëpër terrene të vështira, por pasi të arrini atje, ne ju garantojmë se ia ka vlejtur.
A keni nevojë për më shumë informacion?
- Pronë në Turqi
- Pronë në Qipro
- Pronë në Dubai