Prokura
Derisa blini një pronë në Turqi, dhe në rast se ju nuk mund të jeni personalisht atje me përkthyesin t'ju ndihmojë juve, atëherë ju duhet të lini një prokurë (POA). Ky është një dokument i shkruar që ofron autorizim për të vepruar në emër të tij.
Edhe nëse jeni në Turqi gjatë këtij procesi, janë disa hapa të mëtutjeshëm dhe procedura që duhet të ndërmerren në gjuhën turke dhe në rast se nuk e flisni gjuhën, ju sygjerojmë që të lini një prokurë që ta bëni procesin më të lehtë të mundshëm.
Përfitimet e prokurës
Nëse klienti na siguron autorizimin, Summer Home Real Estate të trajtojë të gjitha dokumentet dhe të marrim certifikatën e pronësisë (TAPU) nga zyra përkatëse në emrin e klientit tonë dhe ta kursejmë klientin nga shpenzimi i kohës dhe parave të panevojshme duke udhëtuar për në Turqi. Prokura është e nevojshme në të gjitha zyrat zyrtare dhe nëse nuk keni ndonjë person të besueshëm në Turqi, agjencia juaj e pasurive të paluajtshme do t'ju ndihmojë gjithashtu në këtë çështje.
Fakte të rëndësishme gjatë sigurimit të prokurës
- Prokura duhet të nënshkruhet në zyrën e noterit në Turqi ose mund të lëshohet në konsullatën turke te shtetet tjera.
- Është e nevojshme nga Zyra e Regjistrit të Tokës për ta marrë Çertifikatën e Pronësisë.
- Noterët turk i kanë të gatshëm përkthyesit në zyren e noterëve brenda 15 minutave pas thirrjes.
- Kur ju lini një POA te dikush, ju jeni efektivisht duke vepruar sipas ligjit.
“Ju mund të veproni në emrin tim për këto çështje,"
- Pra, është e këshillueshme të lini prokurën te agjentët profesional sikur Summer Home ose tek avokatët e licensuar.
- Prokura duhet të jepet vetëm për procedurat e nevojshme dhe për asgjë tjetër. Kjo quhet prokurë e specifikueshme. Kjo përfshinë aftësinë për të blerë pronë në emrin tuaj dhe për të pasur kyçje në rrjetin e rrymës dhe ujit.
- Shmangni dhënien e prokurës së përgjithshme sepse kjo i jep palës tjetër leje që ta shes pronën ose të marrë kredi, dhe në duart e gabuara, mund të ketë pasoja të mëdha.
Sa kohë është e vlefshme prokura?
Prokura mund të jetë e vlefshme për aq sa dëshiron dhënësi, por duhet të deklarohet në dokument. Mund të revokohet në çdo kohë:
- Kontaktoni noterin dhe avokatin tuaj apo agjentin e besuar me një njoftim anulimi.
- Sigurohuni që të gjitha dokumentet origjinale janë kthyer te ju.
- Kontaktoni bankën tuaj për t'u informuar në lidhje me revokimin e POA-s.
Për cilat arsye të tjera mund të jepet prokura?
- Të gjitha çështjet që përfshijnë trashëgiminë e dikujt
- Rastet e divorcit
- Për procesin e blerjes dhe shitjes së një shtëpie ose automjeti
Sa kushton t’i lësh dikujt një prokurë?
Çmimi ndryshon nga niveli i përgjegjësisë. Çmimet variojnë nga 60 deri në tre mijë lira turke (ky çmim nuk mbulon kostot për një përkthyes të çertifikuar).