Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
EUR - €

Qiraja në stil

Ju keni kursyer paratë tuaja, keni vendosur për një vendndodhje, keni vendosur të merrni me qira një pronë në vend të qëndrimit në hotel... çfarë më pas?

Çfarë duhet të merrni parasysh kur merrni me qira një shtëpi vere? 

Ju keni kursyer paratë tuaja, keni vendosur për një vendndodhje, keni vendosur të merrni me qira një pronë në vend të qëndrimit në hotel... çfarë më pas? Mirë, ky artikull do t'ju ndihmojë t'i bëni vendimet e rëndësishme të jenë më të lehta. Vetëm përcilleni udhëzuesin për pushime të rehatshme. 

Një prej llojeve të akomodimeve për ata që duan pushime verore është të marrin me qira një shtëpi apo apartament. Shtëpitë e verës ofrojnë pushime të rehatshme për shkak të disponueshmërisë së kuzhinës, dhomës së ndenjes dhe të gjitha karakteristikave të nevojshme. 

Vlerësoni kërkesat tuaja

Shtëpitë e verës mund të merren me qira për një periudhë të shkurtër, për shembull për një javë, ose në baza sezonale për qëndrime më të gjata. Për qëndrime më të gjata për shembull për një muaj, hulumtoni se cilat prej tyre përfshijnë teknikën e bardhë dhe sa është kuzhina mirë e pajisur. Shikojeni se sa dhoma gjumi dhe banjo ka. Dhe nëse është në një vendndodhje të ngrohtë, shikojeni a ka kondicioner ajri? 

Caktoni buxhetin tuaj 

Ka shumë opsione për detinacionet e pushimeve, por disa kritere mund të mbahen fleksibile për të gjetur një shtëpi verore të përshtatshme për buxhetin tuaj. Mos ngurroni duke zgjedhur prona që janë në distancë, veçanërisht nëse lidhjet e transportit janë të mira. Kjo mund t'ju lejojë të keni një pushim më të qetë dhe më ekonomik. Ju gjithashtu mund të zbuloni se pronat priren të jenë pak më të mëdha nëse zgjidhni vendet më të largta. A keni ndërmend të merrni me qira një makinë ose të udhëtoni me autobusë ose taksi?

Vendndodhja, vendndodhja, vendndodhja! 

Ne të gjithë kemi kërkesa të ndryshme pushimesh, andaj është e rëndësishme ta vlerësojmë vendndodhjen. A dëshironi një vend pranë detit apo natyrës? Ndoshta vendet arkeologjike dhe të trashëgimisë janë prioritet? A jeni person i ahengjeve apo preferoni vetminë? Të gjitha këto duhet të merren parasysh kur zgjedhni banimin tuaj me qira. Me kujdes hulumtoni se çfarë komoditete ka përreth sidomos nëse buxheti juaj nuk ua mundëson të merrni një veturë me qira! Sa larg është aeroporti më i afërt?

Mos prisni shumë gjatë! 

Hulumtimet tregojnë se 24.73 përqind e njerëzve rezervojnë pushimet verore katër deri në gjashtë muaj më herët dhe 28.27 përqind i rezervojnë pushimet verore shtatë deri në 12 muaj më herët. Kështu që, mos u vononi. Rezervimi në minutat e fundit mund të reduktojë zgjedhjet tuaja. 

Lexoni marrëveshjen e qirasë 

Të drejtat dhe përgjegjësitë e personit që merr një shtëpi verore me qira janë të shkruara në kontratën e nënshkruar nga të dyja palët. Është e këshillueshme ta lexoni me kujdes kontratën në mënyrë që të mos ketë ndonjë problem gjatë qëndrimit tuaj në shtëpinë verore. Detajet në kontratë duhet të lexohen edhe për të drejtat për të marrë një kafshë me vete, kur pronari mund ta shkëputë marrëveshjen në rast të zhurmës së madhe ose nëse ekziston e drejta e tërheqjes pas marrjes me qira të shtëpisë.

Nëse ju ndiqni me kujdes këtë udhëzues, atëherë e gjitha që ju mbetet ta bëni është të paketoni valixhet tuaja dhe të kaloni kohë të mrekullueshme.

24 Shtator 2023
Gordion do të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore?
Gordion do të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore? Shpresohet se pas aplikacionit të bërë nga Turqia, do të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Lexo më shumë
16 Shtator 2023
Meze turke
Meze turke Jeta e natës në Turqi me tavolinat e mbushura me pije e bëri Mezen shumë të popullarizuar. Lexo më shumë
10 Gusht 2023
Kryeqyteti i Turqisë, Ankara
Kryeqyteti i Turqisë, Ankara Ankara është kryeqyteti i Turqisë. Qyteti ka rëndësi historike, gjeografike dhe politike për popullin turk. Këtu mund të gjeni gjithçka rreth këtij qyteti unik. Lexo më shumë
12 Tetor 2023
Baleti shtetëror i Antalias
Baleti shtetëror i Antalias Vetë baleti ishte i koregrafuar bukur me një interpretim modern të historisë klasike të dashurisë. Lexo më shumë
20 Korrik 2023
Kafja turke
Kafja turke Kafeja turke përgatitet në një enë prej bakri të quajtur xhezve. Për një filxhan me kafe turke, duhet të shtoni një filxhan ujë dhe një lug kafeje. Sheqeri nuk shtohet pasi kafja të bëhet, andaj duhet ta shtoni sheqerin para se ta bëni kafenë. Lexo më shumë