Qyteti i qetë i Akyakas

Qyteti i qetë i Akyakas

  • 4 Koha e Leximit
  • Publikuar më 08.06.2023
Ndaj

Njëra nga vendet ku ju mund të jeni vetëm me natyrën, zona e Akyakas në distrktin e Muglas ësht njëra nga destinacionet më të vizituara për pushime në vitet e fundit. Nëse ju doni pushime shumëngjyrëshe me shumë aktivitete, ju duhet ta provoni Akyakan këtë verë. 

Njëra nga vendet ku ju mund të jeni vetëm me natyrën, zona e Akyakas në distrktin e Muglas ësht njëra nga destinacionet më të vizituara për pushime në vitet e fundit. Nëse ju doni pushime shumëngjyrëshe me shumë aktivitete, ju duhet ta provoni Akyakan këtë verë. 

Akyaka, që është e lidhur me distriktin e Ulas, është deklaruar si qyteti më i qetë në vitin 2010, dhe është ndër vendet më të preferuara për pushime në vitet e fundit. Regjioni është në mes të Muglas dhe Marmarasë. Pavarësisht interesimit të shumtë, ky vazhdon të mbrohet nga struktura e natyrës. Të gjitha shtëpitë dhe hotelet janë të bëra nga druri duke ruajtur arkitekturën. Lumi Aznak në Akykaka ka mjedis sharmant dhe të qetë që do t'ua largojë energjinë negative. Ju mund të bëni fotografi dhe të shikoni lëvizjet e peshqve.

Pas udhëtimit në lum, ju mund të shikoni vozitjen me biçikletë në male dhe ta shijoni zonën e bukur.  

Nëse nuk mjafton udhëtimi me biçikletë dhe në lum, atëherë ka edhe një plazh ku ju mund të relaksoheni. Ju mund të merrni me qira shezllone dhe një çadër. Ky është vend ideal pasi deti nuk është i thellë. Nëse nuk jeni tip që dëshironi relaksin, ju mund të merrni me qira varka.

Me udhëtim në barkë në ishullin Sedir, ju mund të shijoni plazhet e arta dhe brigjet e pastërta. 

Mos harroni të ecni përgjatë qytetit dhe detit për shtëpitë e bukura dhe rrugët e vogla me të gjitha shtëpizat pranë njëra-tjetrës, derisa mund të bëni fotografi gjatë ecjes. 

Kampi malor i Akyakas është i gatshëm për ata që duan kampingun. Ju mund të bëni kamping në një zonë me karvane ose të merrni me qira një tendë. Çdo mëngjes, ju zgjoheni në male dhe shijoni ajrin e pastërt të Akyakas. Për shkak të rritjes së kërkesave, shtëpitë mund të blihen dhe të shndërrohen në hotele, hostele dhe hotele të ndara.   

Fatkeqësisht, nuk ka ndonjë zgjidhje për blerje. Por, mos u shqetësoni, Akyaka është e jashtëzakonshme me ushqimin dhe pijet e saj, sidomos në ushqimet e detit. Për mëngjes, ushqimi është shumë i shijshëm pasi është i bërë nga duart e njeriut.