Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
EUR - €

Si t'i shmangim çmimet e larta sezonale?

Mikpritja turke është fantastike dhe shpesh juve do t'ju ofrohen fruta ose çaj falas.

Si t'i shmangim çmimet e larta sezonale?

Derisa temperaturat rriten në Turqi, ashtu ndodhë edhe me çmimet. Restaurantet, marketet dhe bizneset tjera i rritin çmimet për shitjet në dollarë dhe euro. Së fundmi, ishte raportuar se Bill Gates kishte shpenzuar dhjetë mijë dollarë në një drekë në Bodrum. Tani, është e pamundur që mezja ose peshku juaj i freskët do të kushtojë kaq shumë, por është e dobishme të kurseni para.

Shmangni përdorimin e valutave të huaja

Tani, mënyra më e lehtë për të shmangur çmimet e larta të mallrave dhe shërbimeve është të përdorni valutën e lirës turke. Nëse shihni një restaurant ku menoja ka çmime në valuta të ndryshme, atëherë ju duhet të ndryshoni vend. Këto "mashtrime" janë me çmime të larta sepse e përdorin dollarin apo euron. Restaurantet tradicionale i kanë çmimet në lira dhe kanë çmime të arsyeshme. 

Shikojeni fillimisht çmimin 

Një mënyrë tjetër e sigurtë është të shikoni fillimisht çmimet. Pavarësisht nëse është bukë në një restaurant apo çantë dore në një market, gjithmonë kontrollojeni çmimin fillimisht. Në përgjithësi, mikkpritja turke është fantastike dhe shpesh juve do t'ju ofrohen fruta ose çaj falas, por gjithmonë duhet të kontrolloni çmimin ose ju do të paguani më shumë në fund!

Gjithmonë kontrolloni faturën tuaj 

Nganjëherë ne faturat i lëmë në pjesën e poshtme të çantës dhe harrojmë t'i kontrollojmë ato kur jemi në shtëpi apo jashtë. Është e dobishme të kontrolloni faturën tuaj para se të largoheni nga vendi ku ndodheni. 

Shezllonet!

Shezllonet kanë krijuar shumë debat këtë verë me normat e inflacionit duke qenë kaq të larta, teksa edhe çmimi i shezlloneve është ngritur. Ishte raportuar se në disa zona, çmimi i shezlloneve ishte 100 dollarë për një ditë. Kjo është e çuditshme. Një shikim përreth dhe ju mund të gjeni çmime edhe më të lira. Kjo nënkupton se ju mund ta kaloni ditën pa u shqetësuar për koston e madhe. 

Turqia është një vend i mrekullueshëm për t'u vizituar në pushime ose të vendosni shtëpinë tuaj të re, andaj merrni këto udhëzime për kursimin e parave dhe shijojeni vendin në maksimum.

27 Qershor 2023
Qyteti i vogël i Finike
Qyteti i vogël i Finike Ky qytet është i njohur si zemra e jugut. Nëse doni të keni pushime të qeta në detin Mesdhe, Finike është ndër vendet që duhet t'i konsideroni për t'i vizituar. Dikur ishte i sunduar nga helenët, romakët, bizantinët, seljukët dhe osmanët shkaku i vendndodhjes së tij. Lexo më shumë
18 Shtator 2023
Alania është e nxehtë! E nxehtë! E nxehtë!
Alania është e nxehtë! E nxehtë! E nxehtë! Alania me të vërtetë ka nxehtësi të madhe nëse ju nuk jeni mësuar me të. Lexo më shumë
22 Korrik 2023
Lugina Handuzu
Lugina Handuzu Rize ndodhet në veri-lindje të Turqisë dhe është në brigjet e Detit të Zi. E vendosur në një nga malet e Rizes, aty mund të gjeni luginën Handuzu e cila ka një popullsi prej 1800 njerëzve. Ky fshat është vetëm 16 kilometra larg nga qendra e qytetit, duke e bërë atë një vend ideal për vizitorët. Lexo më shumë
08 Tetor 2023
Recetat e shijshme turke
Recetat e shijshme turke Ju jeni zhvendosur në Turqi, keni ngrënë në kafene dhe në restaurante, andaj ju e dini se kuzhina turke është më e shijshme se vetëm qebabët. Lexo më shumë
11 Shtator 2023
Një oazë e qetë e gatshme për t'u eksploruar
Një oazë e qetë e gatshme për t'u eksploruar Ka një fshat afër Finike në perëndim të Antalias. Një qosh i ri i parajsës vetëm pesë kilometra nga qendra dhe ka fshati ka emrin Turkuaz. Lexo më shumë